Dashi

Dashi

Përgatituni për një ditë të mrekullueshme sot. Do arrini t’i sqaroni edhe situatat e sikletshme dhe optimizmi do ju rikthehet si dikur. Për ju që keni një lidhje do të rindizet fuqishëm pasioni, i cili kohët e fundit ishte ftohur pak. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë çast prej tij. Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do filloni lidhjen e shumë ëndërruar. Në punë duhet t’i shprehni ato që mendoni sepse edhe sikur të gaboni të paktën do fitoni një përvojë të re. Mos u trishtoni as nga kritikat që do ju bëhen sepse ne fund te fundit te gjithë gabojnë. Financat do jenë goxha problematike sepse do shpenzoni pa i bërë aspak llogaritë më parë.

Demi

Plutoni, plani juaj më i favorshëm do ju ndihmojë edhe gjatë kësaj dite dhe do ua zbukurojë çdo moment. Nëse jeni në një lidhje, një projekt i përbashkët me partnerin do ju afrojë edhe më tepër me njëri-tjetrin. Do ndani edhe disa sekrete të së shkuarës me të. Nëse jeni beqarë duhet të bëjnë valixhet gati dhe të niseni diku jashtë qytetit sepse vetëm ashtu do mund ta gjeni personin e duhur. Në punë do jeni ambiciozë dhe kompetentë. Pak nga pak do i arrini që të gjitha objektivat që keni pasur. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mundohuni që çdo shpenzim ta kryeni me shumë maturi dhe përkujdes.

Binjakët

Ka shumë gjasë të jeni tejet të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të  ndiheni në siklet kur t’iu duhet të merrni vendime. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet në asnjë mënyrë të merrni vendime të nxituara sepse mund të fillojnë probleme serioze. Nëse jeni beqarë do filloni një aventurë të shkurtër, por mjaft pasionante dhe elektrizuese. Do ndiheni mjaft mirë. Në punë do dini si të përshtateni me detyrat që do iu jepen, por vështirësitë nuk do mungojnë. Në fakt askush nuk i ka gjërat shumë të lehta, por lum ai që duron dhe nuk dorëzohet. Në planin financiar do jeni me fat dhe do keni mjaftueshëm të ardhura edhe për të shpenzuar edhe për të hequr mënjanë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite gjërat nuk do ndodhin ashtu si ju keni pritur. Mund t’iu dalin goxha të papritura të cilat do ju vënë përballë përgjegjësive. Për ju të dashuruarit Urani do ndikojë negativisht tek jeta juaj në çift dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme mes jush dhe partnerit. Të dy do mendoni se keni të drejtë dhe nuk do e ulni hundën. Ju beqarët do jeni romantikë dhe ka mundësi të bëni për vete disa persona njëherësh. Në punë do jeni më të kujdesshëm megjithatë nuk do jetë një ditë plotësisht e qetë. Bëjini sytë katër dhe mos u nxitoni të hidhni hapa. Financat do jenë të favorizuara gjithashtu dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Luani

Gjatë kësaj dite nuk do kaloni momente shumë të bukura, megjithatë as probleme të ndërlikuara nuk ka për të pasur. Për ju të dashuruarit vetëm Saturni do ketë ndikim të drejtpërdrejtë. Në përgjithësi do mbizotërojë rregulli dhe emocionet e veçanta. Ju beqarët do ndiheni të lirë të bëni atë që do doni dhe fatin keni për ta pasur gjithë kohës në krah. Në punë do merreni me shumë gjëra njëherësh dhe mund të ngatërroheni pak. Mund të keni edhe disa mosmarrëveshje me kolegët. Në planin financiar nuk priten aspak probleme, megjithatë nëse do ju duhet të kryeni shpenzime të mëdha, mirë është të tregoheni vigjilentë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite duhet patjetër të sqaroni njëherë e mirë disa çështje të mbetura pezull. Nëse keni një lidhje dhe tashmë nuk ndieni më të njëjtat gjëra për partnerin tuaj është më mirë që të flisni hapur dhe sinqerisht me të. Gënjeshtrat thjesht do e lëndojnë edhe me tepër. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe nuk do keni njohje të reja që mund të kthehen në histori dashurie. Në punë, bashkëpunimi me disa kolegë të rinj do ju bëjë të arrini edhe më lart. Do ju shtohen shpresat se një ditë mund të bëheni edhe ju më të pavarur dhe të krijoni një kompani tuajën. Buxheti do ketë goxha përmirësime dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni.

Peshorja

Hëna dhe Jupiteri do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite. Do dini si të veproni dhe të gjithë do kërkojnë këshilla prej jush. Nëse keni një lidhje pasioni do rishfaqet fuqishëm dhe do ndiheni shpesh si nëpër ëndrra të bukura. Do e shijoni çdo moment pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do jeni të gatshëm për bëni edhe ndonjë sakrificë vetëm për të ndryshuar statusin e për të pasur dikë pranë. Mundësitë nuk do mungojnë sot. Në punë yjet do ju japin shtysën e duhur për të bërë hapat e mëdha. Do keni tej mase besim tek vetja. Sipas Dritare.net, shpenzimet mos i kryeni pa u menduar sepse gjendja siç është përmirësuar mund të përkeqësohet jashtëzakonisht.

Akrepi

Venusi dhe Urani do ju ndihmojnë të vendosni qetësinë dhe ekuilibrin në jetën tuaj.  Për ju të dashuruarit priten momente të këndshme dhe harmonike. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do dashuroheni pa dorashka me të. Nëse jeni beqarë as që do mendoheni dy herë për t’u hedhur në krahët e dikujt që po iu josh dhe ky do jetë një gabim. Në punë do jetë një ditë ë ngarkuar dhe sapo të mbaroni një gjë do ju dalë diçka tjetër që duhet ta mbyllni sa më parë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj do ju duhet të merrni hua për t’ia dalë.

Shigjetari

Dita e sotme nuk ka për të qenë e keqe sot megjithatë as aq e mirë sa e keni pritur. Ambienti yjor do jete i kontrastuar sot. Nëse keni një lidhje, në disa momente do dashuroheni pa dorashka me partnerin e në disa të tjera do debatoni ashpër. Mirë është që në këto rrethana të mos merrni vendime. Ju beqarët do keni disa takime të bukura të cilat për pak kohë do ua ndryshojnë jetën. Në punë nuk do ju realizohen të gjitha objektivat dhe në shumë momente do ndiheni keq. Pranoni ndihmë sepse të vetëm do ngeleni shumë mbrapa. Me shpenzimet bëni shumë kujdes nëse nuk doni që ato t’iu dalin jashtë kontrollit.

Bricjapi

Mos mendoni aspak negativisht gjatë kësaj dite sepse mund të bëni gabime të pafalshme për të cilat do vuani edhe më vonë. Nëse keni një lidhje merreni çdo gjë me qetësi sepse vetëm në këtë mënyrë nuk keni për të pasur probleme. Komunikimi dhe durimi do ua bëjnë ditën edhe më të bukur. Ju beqarët mund të keni vetëm mundësi për dashuriçka kalimtare, asgjë më tepër sesa kaq. Jetën profesionale do dini shumë mirë si ta organizoni. Do bëni edhe pak pushim dhe do merrni vendime të rëndësishme. Të gjithë do ju mbajnë në gojë për ato që keni arritur. Në planin financiar çdo gjë ka për të ecur më së miri, mos u shqetësoni për këtë gjë.

Ujori

Shumicën e kohës do jeni të pavendosur dhe ne shumë momente nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në disa momente madje nuk do mbani as përgjegjësi për gjërat që do bëni. Ju të dashuruarit do jeni shumë kapricozë dhe partneri do e ketë të vështirë t’ua plotësojë dëshirat. Ndryshoni sa pa qenë vonë sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Ju beqarët do keni plot takime, por nuk duhet të nxitoheni. Ka gjasë që po filluat lidhje, ato të jenë afatshkurtra. Në punë do ju pëlqejnë përballjet me kolegët sepse ato do ju shtyjnë për të guxuar edhe më shumë dhe për të provuar metoda të reja. Për financat ka për të qenë një ditë e favorshme. Do i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet.

Peshqit

Dielli dhe Hëna nuk do ua bëjë gjërat shumë të lehta sot. Ka mundësi që t’ia lini gjërat rastësisë dhe mund të keni rivalitet dhe kundërshtime. Për ju të dashuruarit, pozicionimi i keq i planetëve në qiellin tuaj të dashurisë do sjellë probleme goxha serioze. Mos u nxitoni për asgjë sepse do i vuani gjithë jetën pasojat. Ju beqarët do keni më tepër mundësi se më parë për të krijuar lidhje të qëndrueshme. Në punë ambienti do jetë goxha delikat dhe mund të ketë pak tension. Në inat e sipër mund të merrni edhe vendime të pamenduara ndonjëherë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe situata ka për të ndryshuar menjëherë. Mund të ndihmoni edhe disa të afërm në nevojë.