Dashi

  • Dashi

Gjatë kësaj dite do jeni shpesh me nerva dhe gjërat nuk do iu ecin ashtu si keni dashur. Nëse jeni në një lidhje, mirë është t’i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu jepen sepse do e keni vërtet të nevojshme. Të vetëm nuk do arrini t’i zgjidhni problemet. Nëse jeni beqarë mund të takoheni me persona që sapo janë shkëputur nga një tjetër. Fillimi nuk do jetë shumë i bukur, por më pas gjerët do përmirësohen. Në punë do jeni profesionistë dhe të sigurt për hapat që do hidhni. Askush nuk do arrijë dot t’ua ndërpresë vrullin. Në planin financiar do ndodhin ndryshime interesante dhe gjendja juaj do ketë përmirësime të ndjeshme.

Demi

Gjatë kësaj dite do merren vendime shumë të rëndësishme të cilat do ndryshojnë gjithçka në jetën tuaj. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë fantastike dhe ndryshe nga sa mund ta kishit menduar. Partneri do ju bëjë të ndiheni të lumtur dhe zemra do rrahë më fort se asnjëherë. Mund të merrni edhe vendime të mëdha. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni të gatshëm të bëni edhe sakrifica vetëm për ta ndryshuar sa më parë statusin dhe do ja dilni mbanë. Në punë do merrni vendime të mençura të cilat do iu ndihmojnë mjaft për të ardhmen. Financat do fillojnë të ekuilibrohen dhe do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do keni gjithë kohës nevojë të lëvizni dhe të mos qëndroni në një vend. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e trazuar. Do keni kërkesa të pafundme ndaj partnerit dhe në momentin kur ai të mos ua plotësojë dot do zemëroheni dhe do thoni fjalë të pamenduara. Ju beqarët duhet të ndryshoni mënyrën e te joshurit që të ndryshoni sa më parë statusin. Në punë do iu mblidhen shumë gjëra njëherësh dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Do jeni në dyshim për çdo hap që do iu duhet të hidhni. Në planin financiar duhet të bëni një riorganizim tërësor në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e qëndrueshme.

Gaforrja

Nëse doni që të ndiheni të qetë gjatë kësaj dite, mirë është të mbani pak distancë nga personat që ju shqetësojnë. Ju të dashuruarit do keni më shumë shpresë se gjërat do ndryshojnë dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Partneri do jetë më tolerant e më i kuptueshëm kështu që nuk priten aspak debate e mosmarrëveshje. Ju beqarët nuk duhet t’i humbni shpresat deri në momentin e fundit, pasi gjërat më të bukura ndodhin atëherë kur nuk i pret. Në punë duhet të bëni më shumë lëshime me kolegët dhe të mos tregoheni ziliqarë. Për të mos pasur probleme financiare duhet të reflektoni gjatë para se të hidhni çdo hap.

Luani

Hëna, Urani dhe Mërkuri do bashkëpunojnë fort gjatë kësaj dite për t’iu siguruar qëndrueshmërinë emocionale. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e këndshme. Do jeni tejet bashkëpunues me njëri-tjetrin dhe do buzëqeshni edhe para sfidave të vështira që mund t’iu dalin. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi të afroni me forcë një person pas vetes sepse do lëndoheni dhe do lëndoni. Në punë, më në fund do konkretizoni shumë nga dëshirat që keni pasur dhe do filloni një projekt gjigand. Buxheti herë pas here do jetë shumë delikat kështu që duhet të mendoheni mirë para se të veproni.

Virgjëresha

Plutoni do ju bëjë më të vëmendshëm dhe më të ndërgjegjshëm gjatë kësaj dite. Gjithçka për ju do ecë si duhet. Nëse keni një lidhje., ambienti në jetën tuaj sentimentale do jetë shumë i ngrohtë. Do i shprehni edhe më tepër ndjenjat dhe do bëni gjithçka që të merreni vesh si duhet me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të pamenduara, të cilat do iu sjellin probleme më vonë. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do arrini ta përmirësoni edhe marrëdhënien me kolegët e shefat. Që sot, për ju do fillojë një tjetër etapë. Në planin financiar duhet të ndiqni një strategji strikte menaxhimi që gjendja të mbetet e mirë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni të motivuar dhe nuk do ndiheni më nervozë si më parë. Për ju të dashuruarit, planetët nuk do kenë ndikim shumë të madh, megjithatë nuk do ketë probleme mes jush dhe atij qe keni në krah. Do bëni të pamundurën që ta mbani sa më të fortë komunikimin. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjëri prej tyre nuk do ju sjellë rrahje zemre. Në punë do jeni më të devotshëm dhe do i keni ide të qarta. Do adhuroheni nga kolegët dhe kjo do jetë një shtysë më e madhe për të arritur sa më shumë sukses. Sipas Dritare.net, sektori i financave do jetë goxha i trazuar prandaj duhet bërë kujdes me çdo shpenzim.

Akrepi

Nëse gjatë kësaj dite ju kërkohet të nënshkruani kontrata, më mirë shtyjini për ë vonë. Sot nuk është momenti i duhur. Perspektivat për ju që keni një lidhje duken goxha të mira. Do keni një marrëdhënie pasionante dhe romaneske, e cila do ju bëjë të përjetoni kënaqësi pafund. Ju beqarët nuk duhet të kërkoni me çdo kusht ta ndryshoni statusin sepse mund të lëndoni veten. Në punë duhet ta dëgjoni me kujdes instinktin dhe intuitën. Ka shumë gjasë që ato t’iu çojnë në rrugën e duhur. Në planin financiar do jenë tre planetë që do sjellin fat kështu që gjendja do përmirësohet jashtëzakonisht.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk kanë për t’iu ndodhur gjëra të këqija dhe do jeni më të qetë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft dinamike. Të gjithë do ju kenë zili për mënyrën e komunikimit në çift dhe për harmoninë që do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do kërkoni një lidhje cilësore dhe do preferoni të prisni ende për të hedhur hapa. Në punë do ndiheni shpesh të lodhur dhe pa fuqi, megjithatë nuk do dorëzoheni. Me mundim të madh do arrini të përmbushni të gjitha detyrat që iu janë kërkuar. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të kryeni pa frikë edhe disa shpenzime më tepër se zakonisht.

Bricjapi

Nëse keni durimin e duhur gjatë kësaj dite keni për të marrë atë që keni ëndërruar. Nëse jeni në një lidhje, partneri do jetë gjatë gjithë kohës në anën tuaj dhe do mundohet me sa të mundet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. E rëndësishme është që emocionet do shtohen fuqishëm në mesditë. Ju beqarët do keni një tërheqje të fortë nga dikush dhe nuk do prisni shumë për të filluar edhe një lidhje pasionante. Në punë mundohuni të jeni më të hapur me kolegët sepse ata mund t’iu ndihmojnë me disa gjëra që deri më sot nuk keni mundur dot. Mos u tregoni mendjemëdhenj sepse do dilni të humbur. Sektori i financave do ketë një transformim rrënjësor e pozitiv.

Ujori

Gjatë kësaj dite do jeni në formë të shkëlqyer dhe emocionet kanë për të qenë goxha të forta. Kur do keni më kundërshti të shumta as me ata që keni pranë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e ndryshme nga ato që keni kaluar kohët e fundit. Marrëdhënia me partnerin do jetë e veçantë dhe do zbuloni edhe disa anë të reja të tij që do ju bëjnë ta adhuroni akoma më shumë. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime edhe për pak kohë kështu që do i refuzoni të gjitha ftesat që do iu bëhen. Në punë do e rregulloni marrëdhënien me kolegët dhe do ndiheni më të qetë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse mund të pendoheni.

Peshqit

Në punë do mbizotërojë qetësia sepse përherë do dini si të silleni. Nëse keni një lidhje dhe  doni që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet duhet patjetër të ndryshoni sjelljen. Me kokëfortësi e me inat nuk keni për të arritur asnjëherë asgjë. Ju beqarët do filloni një lidhje në mënyrë pasionante dhe do ndiheni më mirë se asnjëherë më parë. Në punë do jeni shumë më të organizuar nga më parë dhe nuk do iu mungojë as përqendrimi. Edhe pse ndonjëherë do ndiheni të lodhur, nuk do dorëzoheni. Buxheti do ketë goxha vështirësi dhe çfarëdo që të bëni nuk do arrini ta përmirësoni shpejt gjendjen. /dritare.net