Dashi

Dashi

Intuita do ju çojë në rrugën e duhur gjatë kësaj dite dhe gjërat do ju realizohen ashtu si dëshironi. Do ju duhet vetëm pak më shumë durim për të arritur majat. Nëse jeni në një lidhje do influencoheni mjaft nga disa planetë. Do merrni edhe vendime të rëndësishëm për të ardhmen. Nëse ende nuk keni krijuar një lidhje do jeni pak të paduruar për të takuar dashurinë dhe kjo mund t’iu bëjë të gaboni. Mos u nxitoni për asgjë nëse doni që të arrini lumturinë. Në punë nuk do ketë më tension dhe çdo gjë ka për t’iu ecur shumë mirë. Mund t”iu rritet edhe rroga. Një surprize iu pret në planin financiar. Papritur do merrni vesh se do përfitoni një trashëgimi.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do ja lini asgjë rastësisë. Çdo sfidë do e merrni me seriozitet dhe do bëni të pamundurën për t’ia dalë mbanë. Dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme në çift do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Ju beqarët do keni edhe takime, por ju do ëndërroni shumë më shumë. Do jeni përsëri të mërzitur kur të mos iu plotësohen dëshirat. Në punë do jeni të kujdesshëm dhe do siguroheni mirë para se të hidhni hapa. Sipas Dritare.net, financat në përgjithësi do jenë të mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa do prishni.

Binjakët

Komunikimi do ju nxjerrë edhe nga situatat më të vështira gjatë kësaj dite. Nuk do jetë nevoja as të jepni shpjegime te detajuara. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë i favorizuar nga planetët. Marrëdhënia juaj do jetë më e qëndrueshme dhe do ndiheni mirë pranë të dashurit tuaj. Ju beqarët do jeni mahnitës dhe do e bëni për vete atë që doni. Do jetë një ditë shumë e bukur. Në punë merrni kohën e duhur për të bërë zgjedhje dhe flisni me ekspertët. Vetëm ashtu do ecni në rrugën e duhur. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar dhe do keni shumë fat. Përfitoni sa më tepër, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.

Gaforrja

Yjet do e favorizojnë gjithë ditës jetën tuaj dhe do ua rizgjojnë ambicien. Nëse keni një lidhje jeta juaj sentimentale do jetë e qëndrueshme dhe mjaft harmonike. Lëreni veten sa më të lirë dhe bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël me atë që dashuroni. Keni për ta parë sa mirë do ndiheni. Ju beqarët nuk do jeni shumë të arsyeshëm dhe mund të bëni disa gabime të pafalshme. Në punë nuk do dini si t;i menaxhoni disa të papritura që do ju dalin dhe mund të stresoheni akoma më shumë se më parë. Mundohuni të kërkoni mbështetje dhe të jeni më të përgjegjshëm. Në planin financiar do kaloni një ditë jo fort të mire dhe duhet të bëni patjetër disa kufizime me shpenzimet.

Luani

Sot do ju krahasojnë edhe me macen sepse gjithmonë do ngriheni në këmbë pasi të bini. Guximi dhe vendosmëria do merren edhe si shembull. Nëse keni një lidhje së bashku me partnerin do bëni çmos ta forconi lidhjen. Do ndërmerrni aktivitete të përbashkëta dhe do kaloni më tepër kohë me njëri-tjetrin. Nëse jeni vetëm do doni të krijoni një lidhje vetëm për të harruar dashurinë e shkuar. Në fakt, ndryshe nga sa keni menduar, kjo do iu lëndojë edhe më shumë. Në punë, qofshi drejtues apo punonjës i thjeshtë, do keni sukses të garantuar dhe do jeni më të mirën në profilin që keni. Në planin financiar do kaloni një ditë të vështirë, por në fund do iu gjeni zgjidhje problemeve.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do parandieni diçka, por do gjeni një shpjegim për të. Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj dhe mos iu besoni verbërisht të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje do përballeni me një dilemë shumë të madhe. Mendohuni mirë dhe merrni gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar. Marsi do sjellë takime eksplozive për ju beqarët. Edhe pse do ndiheni mjaft mirë duhet te hidhni çdo hap me kujdes e maturi. Në punë fati do jetë pak i ashpër me ju dhe do ju duhet të luftoni akoma më fort për të arritur atje ku doni. Në planin financiar do jetë një ditë me fat. Nëse pëlqeni lojërat e fatit do fitoni goxha. Gjithsesi hiqni ndonjë lek mënjanë.

Peshorja

Do jeni të qetë dhe të ëmbël sot kështu që do i merrni gjërat me optimizëm. Për ju edhe gjërat më delikate e kanë një zgjidhje përherë. Nëse keni një lidhje sa më të mençur të tregoheni aq më e fortë do bëhet marrëdhënia juaj. Më në fund do arrini lumturinë në çift. Edhe nëse keni pasur probleme do zgjidhin çdo gjë. Ju beqarët do ndieni zemrën t’iu rrahë shumë fort. Ky takim do jetë ndër më të bukurit që keni pasur deri më sot. Në punë do jeni më të privilegjuar nëse keni një sipërmarrje tuajën. Sipas Dritare.net, buxheti do jetë mjaft i stabilizuar kështu që mund të bëni edhe transaksione financiare.

Akrepi

Të përballur me situata të ndërlikuara, sot do keni frikë të ecni përpara. Gjërat nuk do jenë aspak të qeta si i kishit menduar. Ju që jeni në një lidhje rrezikoni të keni probleme. Nëse vazhdoni të abuzoni me aftësinë tuaj joshëse me të tjerët shumë shpesh mund të shkoni edhe në ndarje. Ju beqarët më në fund do e stabilizoni jetën tuaj. Pas shumë aventurave më në fund do vendosni të krijoni një lidhje serioze. Në punë mund të keni ndryshime oraresh dhe mundet të çorientoheni paksa. Hëna do iu nxitë të mos shpenzoni shumë gjatë kësaj dite. Nuk do keni probleme dhe nuk do shqetësoheni për asgjë.

Shigjetari

Sot do jeni më të dëgjueshëm dhe do ua vini veshin mirë këshillave të miqve. Kjo do ju ndihmojë të dilni nga situatat e vështira. Për ju që keni një lidhje ambienti do jetë shumë i favorshëm. Marrëdhënia me partnerin do forcohet edhe më tepër dhe do merrni vendime të rëndësishme. Nëse jeni të vetmuar nuk duhet të nxitoheni për të krijuar një lidhje. Vini arsyen para zemrës sepse përndryshe mund të vuani më vonë. Në punë, për shkak të mungesës së disa kolegëve, nuk do arrini dot t’i çoni deri në fund projektet e nisura, por ama do ndiheni të qetë pasi e keni bërë pjesën tuaj. Buxheti nuk do jetë i mirë. Do iu duhen lek për disa shpenzime të paparashikueshme, por financat nuk do ua lejojnë.

Bricjapi

Jeta juaj nuk do jetë e qetë sot dhe disa fusha mund të jenë të rrezikuara vërtet. Tregohuni të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni. Duke qene se Venusi nuk është pozicionuar mirë ju që jeni në një lidhje mund të keni edhe dyshime mbi ato që ndieni për partnerin. Mos u shqetësoni sepse gjërat shumë shpejt do të qartësohen dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët nuk do e gjeni dot shpirtin binjak duke ndenjur para televizorit. Kërkojeni kudo. Në punë do iu jepen një detyre shumë e rëndësishme dhe me impenjim të madh. Do ju duhet pak kohë për t’u mësuar, por keni për të parë që gjithçka do ecë mirë. Tek financat do keni pak fat, por ju mund ta humbni edhe atë nëse nuk tregoheni të matur. Mos bëni asnjë transaksion financiar sepse do keni probleme.

Ujori

Mos e lavdëroni gjithë kohën veten sot sepse do bëheni edhe më mendjemëdhenj dhe do i vuani më pas pasojat. Më mirë bëni përpjekje për t’u treguar realistë. Ju që jeni në një lidhje mos luani shumë me ndjenjat e partnerit sepse mund ta lëndoni thellë atë. As mos provokoni kot së koti ndjenjat e tij të xhelozisë. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një ditë mjaft të favorshme. Jupiteri iu premton një takim mjaft të rëndësishëm. Në punë çdo gjë do ju duket më e lehtë sot sepse deri më sot keni ditur të ndërtoni rrugën e duhur. Financat nuk do jenë shumë të stabilizuara. Vëruni fre shpenzimeve që të mos bini në greminë. Ju mund t’ia dilni.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do keni tendencë të flisni shpejt dhe kjo gjë mund të shkaktojë disa keqkuptime të padëshiruara. Mundohuni të tregoheni të kujdesshëm. Për sa iu përket çështjeve të zemrës për ju të dashuruarit, gjithçka do ndryshojë. Do keni më tepër nevojë për qetësi dhe do bëni më shumë tolerime sesa mendonit. Ju beqarët do keni një mundësi të mirë për të pasur takimin e ëndrrave kështu që mos e humbni rastin. Në punë ambicia nuk do shterojë asnjë moment. Ju do fiksoni disa qëllime dhe nuk do ndaleni së bëri çdo përpjekje. Sado të mundohen t’iu bllokojnë, nuk do ja dalin dot. Në planin financiar do jeni me fat dhe çdo gjë do rrjedhë sipas parashikimeve. Nuk keni për çfarë të shqetësoheni. /dritare.net