Dashi

Dashi

Ditë shumë e kënaqshme ka për të qenë kjo e sotmja. Logjika dhe maturia do ju shoqërojë gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do ja shprehni edhe më shumë dashurinë partnerit dhe ai do gëzohet aq shumë saqë do ua plotësoje disa dëshira të mëdha që i keni shprehur. Lidhja mes jush do bëhet edhe më e fortë. Nëse jeni beqarët do hidhni hapat e para drejt një historie që do iu ndryshojë kuptimin e jetës në tërësi. Nëse në punë keni kohë që keni kërkuar një post të ri apo diçka tjetër, sot do merrni përgjigjet e shumëpritura e madje në mënyra që nuk i prisnit. Me shpenzimet do jeni më të rezervuar dhe situata do mbetet e stabilizuar.

Demi

Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të rëndësishme nëse tregoheni realistë dhe nuk kërkoni gjëra të pamundura. Nëse partneri ju propozon diçka të re për të provuar mos ja prishni qejfin sepse ai do kërkojë dikë tjetër shumë shpejt. Ju beqarët do keni takime, por personat nuk do ju duken aq perfektë sa për të filluar një lidhje. Sipas Dritare.net, në punë sado të vështira t’iu duken gjërat nuk do dorëzoheni asnjë moment. Për fat të keq financat mund të pësojnë tronditje për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni.

Binjakët

Venusi dhe Mërkuri do iu japin shkëlqim syve tuaj gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa shumë persona do duan t’iu kenë pranë. Jeta do ju buzëqeshë gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente vërtet fantastike dhe do ju duket sikur gjithçka do jetë magjike. Zgjohuni sepse në fakt çdo gjë do jetë realitet. Ju beqarët duhet të bëni pak durim deri në mbrëmje sepse atëherë keni për të marrë propozime. Në punë gjerat do ju ecin mirë, por për t’u perfeksionuar do mendoni të bëni një trajnim të ri. Buxheti do jetë në një gjendje të shkëlqyer.

Gaforrja

Përgatituni për surpriza që nuk i kishit menduar ndonjëherë. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar një dite vërtet interesante dhe të mbushur me emocione. Çdo çast ka për të qenë i veçantë dhe i mbushur me shprehje ndjenjash. Ju beqarët gjithashtu do keni një ditë të bukur dhe me fat. Për ju mund të ketë ndryshime rrënjësore. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë.  Për financat duhet të përkujdeseni në çdo moment pasi në të kundërt situata mund të dale jashtë kontrollit dhe nuk do ketë kthim mbrapa.

Luani

Nevoja juaj për liri do jetë gjithnjë e madhe sot kështu që për të arritur atë gjë do jeni të gatshëm të bëni gjithçka. Nëse keni një lidhje do jeni të prerë me partnerin dhe do e largoni nëse nuk do dëshirojë ta ndryshojë rutinën. Për ju logjika dhe qetësia shpirtërore do jetë mbi gjithçka tjetër. Ju beqarët do keni shumë kontakte të reja dhe me disa persona do mendoni të hidhni hapa më tej. Në punë do jeni më kurajozë dhe më të guximshëm. Pavarësisht sfidave që do ju dalin ju nuk do e lëshoni veten. Me shpenzimet mundohuni të mos e teproni sepse e nesërmja do jetë më e vështirë.

Virgjëresha

Duke qenë se Hëna dhe Venusi do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot, priten trazira në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do i vini gjithë kohës në pah defektet partnerit dhe kjo do e acarojë atë pa masë. Në fakt ju duhet të shihni nga vetja fillimisht sepse nuk jeni perfektë. Edhe mbrëmja do jete e nxehtë. Ju beqarët duhet të jeni më të guximshëm dhe t’ia shprehni dikujt ndjenjat. Në punë mund të zhgënjeheni dhe do ju humbasë plotësisht dëshira për të hedhur hapa më tej. Shpenzimeve vendosuni fre sa më parë të jetë ë mundur sepse situata do vijë duke u përkeqësuar.

Peshorja

Sot duhet të mësoni të bëni zgjedhje. Marsi do ju nxitë të jeni më largpamës, por gjithsesi do ndiheni të pasigurt dhe mund të hezitoni. Nëse keni një lidhje mëngjesi dhe mesdita do jenë të mbushura me divergjenca të njëpasnjëshme, pjesa më ë madhe të shkaktuara nga disa të ashtuquajtur ‘’miq’’. Merrni në dorë frenat dhe vendosini pikat mbi ‘’i’’. Sipas Dritare.net, ju beqarët edhe do josheni nga dikush edhe nuk do doni ta humbisni lirinë. Do jeni të pavendosur. Në punë do ju ndihmojë një familjar për të kaluar disa vështirësi. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as katastrofike.

Akrepi

Përfitoni nga talenti që keni në komunikim për t’u afruar me të tjerët sot. Nëse keni një lidhje do merrni një propozim shumë të rëndësishëm nga partneri të cilin do bëni mirë ta pranoni. Vetëm ashtu lidhja juaj do stabilizohet dhe do kaloni në një fazë tjetër. Nëse jeni beqarë shikojeni edhe njëherë personin që keni takuar së fundmi sepse ai ka me të vërtetë vlera të patjetërsueshme. Në punë do i zgjidhni që të gjitha problemet. Urani do ju bëjë edhe më të logjikshëm kështu që do hidhni hapa të rëndësishme. Në planin financiar vështirësitë do shtohen sepse do ju kërkohet të shlyeni të gjitha borxhet.

Shigjetari

Nuk do jeni shumë të qartë për ato që duhet të bëni sot dhe nuk do veproni në momentin e duhur. Jeta juaj në çift do jetë shumë e paqëndrueshme. Herë do dashuroheni me pasion dhe herë do debatoni ashpër me atë që keni në krah prej kohësh. Ju beqarët do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur. Në planin financiar duhet të jeni më të logjikshëm nëse nuk doni që situata të dalë jashtë kontrollit. Investime të mëdha nuk duhet të kryeni për asnjë lloj arsyeje.

Bricjapi

Sado të mundoheni nuk do arrini dot të qetësoheni plotësisht sot dhe herë pas herë do jeni me nerva. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të bashkëpunoni për asgjë me partnerin dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Mërzia dhe meraku do ju pushtojë gjatë gjithë kohës. As ju beqarët nuk do keni fat. Njohje do ndodhin, por askush nuk do ju përshtatet si duhet. Në punë do jeni edhe vetë të ndërgjegjshëm që duhet të ndryshoni strategji ose veprimtari. Reflektoni pak kohë në qetësi e më pas veproni. Në planin financiar do kërkohet shumë maturi, përkujdes dhe largpamësi.

Ujori

Sot do zgjoheni me humor shumë të mirë dhe do doni ta shfrytëzoni ditën sa më mirë. Nëse keni një lidhje problemet do mungojnë dhe gjithë kohës do dashuroheni me shumë pasion dhe emocion me partnerin. Ai do ju adhurojë edhe më shumë sesa më parë. Nëse jeni beqarë do keni disa takime intensive të cilat do ju bëjnë të mendoni seriozisht për ndryshime të statusit. Në punë merrini gjërat më seriozisht dhe bëni përpjekjet e duhura. Gjithçka ka për t’u kthyer mbrapsht dhe do ndiheni shumë më mirë. Sipas Dritare.net, buxheti do normalizohet pas disa tronditjeve të vogla që ka pësuar së fundmi.

Peshqit

Sado që të mundoheni nuk do arrini dot të vendosni qetësi në jetën tuaj. Për ju që jeni në një lidhje kjo do jetë një ditë shumë e vështirë. Nuk do keni aspak durim ta dëgjoni tjetrin dhe për gjënë më të vogël do konfliktohen me të. Ndryshoni sa pa u përkeqësuar akoma më shumë situata. Nëse jeni beqarë gjithashtu do jeni konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në punë do ketë vonesa me përmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni në situata delikate. Në planin financiar vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme. Mundohuni sa të mundeni ta kufizoni veten. /dritare.net