Dashi

Dashi

Nëse e bëni gjithçka me dëshirën e mirë, gjërat do ju ecin siç e kishit ëndërruar sot. Nëse keni një lidhje asgjë nuk do jetë e pamundure për ju. Marrëdhënia me partnerin do jetë emocionuese në çdo moment pasi të dyja palët do mundoheni të shmangni rutinën. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në punë do keni një teknikë shumë të mirë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju dhe do i habisni të gjithë. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe aspak problematik, mos u shqetësoni. Po bëtë një menaxhim të mirë mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Demi

Ka mundësi që sot të gjendeni përballë një dileme të vështirë, megjithatë do e gjeni një zgjidhje. Nëse keni një lidhje  e sotmja do jetë e bukur. Shumë gjëra kanë për të ecur për mrekulli dhe ngjyrat do rikthehen sërish. Ju beqarët do keni plot takime, por do hezitoni të hidhni hapa nga frika e një zhgënjimi të mundshëm. Në fakt edhe nga hapat e gabuara mund të mësosh shumë. Sipas Dritare.net, në punë duhet të ndërmerrni iniciativa në mënyrë që të arrini atje ku doni. Mirë është të mos e lini karrierën tuaj në duart e personave që nuk keni besim të plotë. Sektor i financave do mbetet i njëjtë si më parë. Nuk duhet të shqetësoheni për asgjë.

Binjakët

Vetë do jeni të sinqertë e të ndershëm sot, prandaj nuk do ju pëlqejë që të tjerët të luajnë me ju. Ju të dashuruarit do jeni tej mase të ndjeshëm dhe çdo kritikë e partnerit mund t’iu vrasë pamasë. Duhet të jeni më të mirëkuptueshëm sepse jo çdo gjë ai ua thotë për keq. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar. Në plani profesional gjërat kanë për të ecur më së miri. Nuk do keni aspak ankesa si dikur. Edhe kolegët do ju gjenden pranë sot. Të ardhurat do përmirësohen akoma më tepër pasi do jeni në çdo moment të kujdesshëm dhe të matur.

Gaforrja

Mirë është që gjatë kësaj dite të merrni edhe vendime të rëndësishme sepse është momenti ideal. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë më e ngrohtë. Do jeni më të logjikshëm dhe nuk do flisni me zë të lartë kur të kërkoni diçka. Toleranca do jetë ajo që do ju afrojë me shumë me njëri-tjetrin. Edhe ju beqarët do keni një ditë euforike. Për ju gjërat do ndryshojnë si asnjëherë më parë. Në punë tashmë do keni mundësi të veproni dhe jo të qëndroni në një vend. Do lëvroni edhe disa fusha të reja. Buxhetin do e mbani nën kontroll. Do jeni largpamës dhe do shpenzoni me llogari.

Luani

Edhe pse jeni munduar shumë sërish nuk do ndiheni plotësisht të sigurt për të bërë gjërat që keni menduar. Nëse keni një lidhje, jeta juaj ka për të qenë më e mirë. Nëse para pak kohësh partneri ju ka kritikuar për mungesat e herëpashershme dhe mos shprehjen e ndjenjave, sot çdo gjë do marre një tjetër rrjedhë dhe zemra do ndihet më mirë. Ju beqarët duhet t’i merrni më seriozisht ftesat që do iu bëhen. Në punë mundoihu8ni të mos e ngatërroni detyrën me miqësinë sepse vetëm keni për të humbur. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, prandaj bëni kujdes me çdo hap që do hidhni.

Virgjëresha

Përfitoni nga konfigurimi i yjeve sot për të qetësuar gjërat dhe për të sqaruar situata të ndera. Ju që keni një lidhje do i përkushtoheni kokë e këmbë punës dhe do e lini mënjanë jetën në çift. Kjo do krijojë hendekë të parikuperueshëm. Ju beqarët mirë është të mos e humbisni optimizmin deri në fund të ditës sepse gjërat e bukura do iu ndodhin atëherë kur nuk e presin. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe do e dini mirë çfarë të bëni për të arritur ku doni. Në planin financiar, për fat të madh, fati do jetë me ju dhe situata do jetë shumë më e stabilizuar.

Peshorja

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua përmirësojnë jetën. Nëse keni një lidhje jeta juaj sentimentale do ketë prioritet kështu që para saj nuk do vendosni asgjë tjetër. Do mendoni të bëni edhe surpriza të jashtëzakonshme të cilat do ua bëjnë zemrën mal. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa në mënyrë që të bindeni plotësisht. Sipas Dritare.net, në punë do nënshkruani një kontratë të re shumë më të rëndësishme se ajo që keni pasur. Tashmë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Buxheti do përkujdes të specializuar kështu që kërkoni ndihmën e personave të fushës nëse nuk doni të mbeteni shpejt pa para.

Akrepi

Humori do ju ndryshojë shpesh gjatë kësaj dite dhe mund të bëni edhe gjëra shumë të gabuara. Nëse keni një lidhje yjet nuk do ndikojnë pozitivisht dhe ka rrezik që të prekin edhe lirinë tuaj në çift. Nuk do ndiheni gjithë kohës mirë me partnerin dhe në disa momente mund ta ngrini zërin edhe më shumë? Ju beqarët do keni një ditë shumë pozitive dhe do arrini më në fund të gjeni personin tuaj më të përshtatshëm. Në punë, nëse po merreni përkohësisht me diçka që nuk ka lidhje me fushën tuja, lëreni dhe fokusohuni me gjërat thelbësore. Mos humbni kohë me gjëra pa rëndësi për momentin. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do doni të avanconi dalëngadalë në çdo fushë dhe gjërat nuk do ju duken aspak të ndërlikuara. Nëse keni një lidhje qëndrojini besnikë partnerit tuaj sepse nëse bëni gjestin më të vogël dhe e tradhtoni atë do shkatërroni çdo gjë të bukur që e keni ndërtuar me shumë mund e sakrifica. Ju beqarët nuk do e gjeni terrenin e duhur për të joshur e për të afruar dikë pas vetes. Në punë do jeni goxha të motivuar dhe do ecni para me ritme goxha të shpejta. Mund të pranoni edhe një projekt të ri që do ju propozohet. Me financat duhet të jeni më të përgjegjshëm sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë për të vendosur për diçka dhe Dielli dhe Urani do ua ndryshojë akoma më shumë mendimet. Ju të dashuruarit do jeni më pak ëndërrimtare dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e qetë. Konfliktet nuk do ekzistojnë aspak mes jush dhe po vazhduat kështu vetëm gjëra të mira keni për të përjetuar. Ju beqarët do ndiheni të lumtur edhe ashtu si jeni, prandaj nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë. Në punë ekziston ende rreziku për të gabuar, kështu që bëjini gjërat sa më ngadalë e pa u nxituar për asgjë. Në planin financiar do ju duhet të bëni një menaxhim më të mirë që gjendja të mos ketë probleme.

Ujori

Ditë e mbushur me momente të lumtura ka për të qene kjo e sotmja. Ju të dashuruarit më në fund do e rigjeni ekuilibrin dhe do keni një ditë të begatë. Mendimet negative do i largoni menjëherë nga vetja. Për ju beqarët takimet janë premtuese dhe prej tyre mund të filloni histori të mrekullueshme. Në punë do jeni më të vendosur dhe do ndryshoni pak radhën e gjërave për të arritur më parë atje ku doni. Në çdo moment ju duhet t’i bëni sytë katër. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që shmangni çdo shpenzim të tepruar që mos mbeteni keq.

Peshqit

Si dita e sotme pak keni kaluar në jetë. Do ndiheni gjatë gjithë kohës shumë mirë dhe të mbushur shpirtërisht. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me gëzime të mëdha. Në çdo moment do përjetoni emocione vërtet të veçanta dhe nuk do keni aspak për çfarë të ankoheni. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër pasi atëherë kur nuk do e prisni mund t’iu shfaqen personat më interesantë. Në unë do i përmbushni me përpikmëri të gjitha detyrat që iu janë dhënë dhe shefat nuk do kenë asnjë ankesë për t’iu bërë. Buxheti do jetë goxha i mirë pasi kohët e fundit keni ditur si t’i organizoni të ardhurat tuaja. /dritare.net