Horoskopi i datës 20 qershor 2019

19 Qershor 2019

Dashi

Dashi

Mundohuni të shmangni me çdo kusht konfliktet në çift gjatë kësaj dite sepse përndryshe do përballeni me probleme serioze. Nëse keni një lidhje asgjë nuk ka për t’iu ndodhur dhe do kaloni një ditë plotësisht të qetë. Më mirë kështu sesa të lumturoheni një çast dhe të vuani një çast tjetër. Ju beqarët do realizoni njohje të reja gjatë darkave tek miqtë. Sot vetëm flirtoni dhe joshni, mos hidhni hapa më shumë. Në punë nuk do ngurroni as të sakrifikoni kohën tuaj të lirë për ta përfunduar një detyrë që keni nisur. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat. Gjendja do përmirësohet tej mase.

Demi

Në disa momente do ju ngrihen nervat sot, por menjëherë më pas do qetësoheni dhe do reflektoni. Nëse jeni prej kohesh në një lidhje do keni një ditë të bukur dhe një mbrëmje romantike. Emocionet do jenë më të forta edhe nga sa kishit menduar. Sipas Dritare.net, ju beqarët ka rrezik të jeni impulsivë dhe do bëni disa gabime të pafalshme. Çdo gjë do ketë pasoja tek e ardhmja. Në punë mosmarrëveshjet kanë për të qenë të mëdha me kolegët dhe këto gjëra nuk do ju lënë të qetë të vazhdoni atë që keni nisur. Nëse me financat do tregoheni të kujdesshëm dhe të arsyeshëm nuk do iu ndodhë asgjë e keqe.

Binjakët

Gjatë kësaj dite nuk do keni frikë as të guxoni të hidhni hapa gjigande pa menduar për problemet që mund të lindin.  Ju që jeni në një lidhje ka rrezik të shihni dikë tjetër dhe mund ta tradhtoni atë që keni në krah. Kjo gjë mund të mos dalë në dritë menjëherë, por me siguri që do shkatërrojë gjithçka që keni ndërtuar. Ju beqarët do jeni më me fat se asnjëherë më parë dhe jeta do ju ndryshojë për mirë. Në punë do kërkoni më shumë kohë nga shefat për të përfunduar atë që keni nisur. Ata nuk do jenë të bindur, por gjithsesi do ju tolerojnë. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje kështu që mund të rini të qetë në këtë sektor.

Gaforrja

Dita e sotme do jetë shumë e këndshme dhe nuk do ndiheni aspak të bllokuar si më parë. Klima yjore për ju që keni një lidhje do fillojë të ngrohet disi. Do e kaloni fazën e vështirë në të cilën ndodheshit dhe do merrni frymë më lirisht. Ju beqarët do preferoni aventurat kalimtare në vend të lidhjeve serioze. E rëndësishme është që do ndiheni mirë. Në punë do iu jepet një detyrë shumë e rëndësishme. Nëse tregoheni të matur dhe të kujdesshëm gjërat kanë për t’iu ecur më së miri. Buxheti do fillojë të ketë përmirësime falë gjithë masave që keni marrë kohët e fundit dhe falë ndihmës së të afërmve.

Luani

Ditë shumë e favorshme ka për të qenë kjo e sotmja për çdo fushë të jetës. Nëse keni një lidhje, yjet do iu sjellin paqen dhe qëndrueshmërinë në jetën tuaj. Do ja kaloni më së miri në krahët e atij që dashuroni dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër. Ju beqarët duhet të tregoheni të kujdesshëm me personat që do takoni sepse mund të jenë gënjeshtarë. Në punë jo vetëm që gjithçka do ju realizohet sipas planeve, por mund të nënshkruani edhe kontrata të reja me shumë interes. Financat do jenë të mbrojtura dhe nuk do ju dalë as problemi më i vogël.

Virgjëresha

Dita e sotme nuk ka për të qenë e lehtë për ju. Në shumë momente madje do jeni në dyshim për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit nuk duhet t’i neglizhoni as detajet më të vogla të jetës tuaj në çift sepse ato mund të ndryshojnë gjithçka. Ju beqarët që jeni prej kohës në pritje të ndjesive të forta, sot do keni ditën tuaj më me fat. Çdo gjë ka për të ndryshuar njëherë e mirë. Në punë asgjë nuk do ju trembë megjithatë do preferoni të prisni edhe pak kohë para se të ndërmerrni hapa gjigande. Për financat do përkujdeseni tej mase dhe nga ana tjetër do jeni edhe me shumë fat.

Peshorja

Edhe pse pritet një ditë e privilegjuar nga yjet sot, mirë është të reflektoni dy herë para se të veproni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bekuar dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja. Në çdo moment do ndiheni për mrekulli dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast nga partneri. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë dhe të bëni atë që do ndieni. Në punë do ecni dalëngadalë dhe pa qenë të bindur se ajo që po bëni është e duhura. Kërkoni edhe ndonjë ide nga kolegët sepse mund t’iu ndihmojnë. Sipas Dritare.net, financat për fat të mirë do kenë përmirësime, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni me sy mbyllur.

Akrepi

Ka mundësi që herë pas here të përhumbeni gjatë kësaj dite dhe do jeni të pafuqishëm për të marrë vendime. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me momente të lumtura. Partneri do mendojë gjatë gjithë kohës për ju dhe do mundohet t’ua bëjë çdo çast sa më emocionues. Ju beqarët do realizoni papritur takime të veçanta të cilat mund t’ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Duhet t’i bëni sytë katër. Në punë duhet të ecni dalëngadalë në mënyrë që të mos bëni gabime. Mund të keni edhe kundërshtime nga ata që ju rrethojnë, por nuk duhet të demoralizoheni. Buxheti do jetë i mirë, mos u shqetësoni aspak.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do keni imagjinatë të zhvilluar dhe çdo gjë ka për t’iu ecur në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë fantastike. Në çdo moment keni për t’u ndier mirë me atë që keni në krah dhe nuk do doni të qëndroni shumë kohë larg. Ju beqarët do jeni sensuale pafund dhe do arrini të bëni për vete cilindo që do pëlqeni. Në punë ka mundësi t’iu bëhet një propozim i rëndësishëm. Pranojeni sepse ju mund të arrini gjithçka brenda një periudhe të shkurtër. Financat do jenë të mira, por nëse tregoheni impulsivë situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Bricjapi

Sot do i merrni gjërat shtruar dhe nuk do nguteni të bëni asgjë me nxitim. Për ju të dashuruarit pritet një ditë e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të madh. Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do ketë probleme. Ju beqarët nuk do doni të bëni asnjë ndryshim në jetën tuaj dhe do i shmangin edhe mundësitë për takime. Në punë jo vetëm që nuk do ju realizohen planet, por keni për t’iu prishin planet edhe kolegëve tuaj. Do merrni kritika dhe do mërziteni shumë. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin probleme as më vonë.

Ujori

Sado që Mërkuri dhe Marsi t’iu mbështesin gjatë kësaj dite ju sërish nuk keni për të bërë asnjë lloj lëvizjeje. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë monotone. Në disa momente mundet edhe të mërziteni tej mase. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do e keni shumë të lehtë për të bërë për vete atë që pëlqeni. Deri në mbrëmje jeta juaj do ndryshojë tërësisht. Në punë do favorizohen projektet e reja kështu që mund të shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Po nuk e bëtë sot e nesërmja do ju duket më e vështirë. Me financat duhet pasur kujdes sepse nëse fillojnë problemet zor se do shpëtoni lehtë prej tyre.

Peshqit

Nëse prisnit që gjërat të ndryshonin për mirë gjatë kësaj dite gjithçka do ju realizohet. Për ju që jeni në një lidhje mund të ketë disa probleme. Nuk do merreni dot vesh me njëri-tjetrin dhe nuk do bëni aspak lëshime. Nëse jeni beqarë nuk duhet të ëndërroni shumë gjatë kësaj dite sepse në një moment apo në një tjetër mund të zhgënjeheni pafund. Në punë do gjendeni shpesh para zgjedhjeve të vështira dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Këshillave të familjarëve ua vini veshin me kujdes. Perspektivat financiare do jenë goxha të mira. /dritare.net