Dashi

Dashi

Maturia dhe përkujdesi do ju ndihmojnë mjaft gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë më e bukur. Në çdo moment do ndiheni mirë me partnerin dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur. Ju beqarët do bëni edhe gjëra ekstravagante për ta arritur atë që doni prandaj do ja dilni mbanë. Jeta profesionale nga ana tjetër do ju mbajë paksa në ankth. Do jeni të pasigurt për gjërat që duhet të bëni dhe shpesh do kërkoni ndihmë nga kolegët. Në planin financiar do keni mbështetjen e disa miqve dhe do arrini t’i kryeni të gjitha shpenzimet.

Demi

Mundohuni të mos provokoni gjatë kësaj dite sepse do pendoheni. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që të kaloni momente të vështira dhe në shumë momente do e vini edhe në pikëpyetje vazhdimësinë e lidhjes. Mirë është që para çdo vendimi të flisni hapur me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni të paqëndrueshëm në mendime dhe nuk do dini çfarë të bëni. Në punë do ketë zhvillime goxha pozitive. Dëgjojini me kujdes ato që do ju thonë shefat dhe keni për të dalë të fituar. Sot mund të përfitoni një rast të shkëlqyer. Sipas Dritare.net, buxheti do jetë i mirë dhe do arrini të bëni edhe investimet e nevojshme për shtëpinë.

Binjakët

Edhe pse gjërat pritet t’iu ecin më së miri gjatë kësaj dite, ju duhet të tregoheni përherë të matur. Nëse keni një lidhje, do ndiheni pafund të lumtur që gjërat do marrin drejtimin e duhur. Do ndiheni vërtet të bekuar nga yjet dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni shumë premtimeve që do iu bëhen, por në çdo moment duhet të mendoni më tepër për të ardhmen. Në punë duhet të dini të mbani frenat herë pas here në mënyrë që të mos gaboni. Do jeni produktivë dhe mund të filloni edhe një projekt të ri. Buxheti do mbetet në gjendjen që ka qenë.

Gaforrja

Nuk do keni forcën e duhur për të vepruar e për të duruar sot prandaj do humbni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë ditë e mërzitshme për të gjithë. Mes jush dhe partnerit nuk do ketë asnjë lloj emocioni dhe mund të ndiheni keq. Ju beqarët do jeni në humorin e duhur dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm për ta ndryshuar statusin. Në punë do e keni më të lehtë t’i shprehni idetë, por ama nuk do i vini në zbatim ato. Dita e sotme nuk do jetë e përkryer. Në planin financiar do dini si t’i rregulloni problemet dhe do jeni goxha më të qetë.

Luani

E sotmja do jetë shumë e lumtur për ju dhe do doni që orët të mos kenë një fund. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë sensuale. Do e dëgjoni gjithë kohës zemrën tuaj dhe do bëni atë që ajo do ju thotë. Ju beqarët do jeni më të logjikshëm dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara. Ka mundësi që të mos filloni lidhjet e ëndërruara, por do hidhni themelet e forta për to. Në punë nuk do jetë asnjë lloj vështirësie përkundrazi gjërat do ecin edhe më mirë nga sa i kishit menduar. Në planin financiar vështirësitë do jenë të mëdha dhe do ju duhet të merrni edhe borxhe për t’ia dalë.

Virgjëresha

Ka shumë mundësi që të jeni tej mase të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Nëse jeni në një lidhje duhet të merrni patjetër masa që ta stabilizoni lidhjen e krijuar. Me pak më shumë tolerancë dhe mirëkuptim mund të arrihet çdo gjë. Ju beqarët më mirë t’i merrni gjërat shtruar sepse nxitimi mund t’iu çojë vetëm në rrugë të gabuar. Në punë nuk do ndiheni aspak në ankth sepse e dini mirë radhën e gjërave. Gjithçka do e realizoni sipas planeve. Financat do jenë shumë herë më të mira nga sa i kishit menduar. Nuk do keni asnjë lloj problemi në këtë sektor.

Peshorja

Sado që të mundoheni nuk do arrini dot ta bëni jetën tuaj aq të këndshme sa do donit. Ju të dashuruarit nuk do merreni vesh aspak me partnerin tuaj dhe herë pas here do lindin edhe debate të forta me të. Ju beqarët do i vlerësoni mjaft disa miq dhe me ta do jeni gati të hidhni edhe hapa të rëndësishme. Ka mundësi që në jetën tuaj të këtë ndryshime. Në punë për fat të mirë do jenë disa kolegë të rinj ata që do ju motivojnë dhe do ju nxitin të mos dorëzoheni. Sipas Dritare.net, shpenzimet duhet t’i mbani nën kontroll pasi në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Akrepi

Nëse nuk mundoheni ta ndryshoni rutinën gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme shumë serioze. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë konfuze. Nuk do keni aspak një lidhje ashtu si e kishit ëndërruar, përkundrazi herë pas herë do ju dalin edhe debate. Ju beqarët nuk do doni për asnjë moment ta ndryshoni statusin dhe do i refuzoni edhe ftesat që do iu bëhen. Në punë nuk do  i kuptoni gjërat dhe nuk do dini çfarë të bëni. Në disa momente madje gjithçka do ju duket pa rrugëdalje. Në planin financiar do ju ndihmojnë disa miq të ngushte dhe do i blini edhe disa gjëra qejfi që ju pëlqejnë tej mase.

Shigjetari

Nuk do jeni aktivë gjatë kësaj dite, përkundrazi shpesh do mbylleni në një dhomë dhe nuk do doni të flisni me askënd. Jeni në një lidhje? Ka rrezik që sot klima yjore të jetë e stuhishme për ju. Debatet do jenë goxha të forta dhe asnjeri nuk do ulë hundën. Mund edhe të mësoni disa të vërteta të trishta nga e shkuara e atij që keni në krah. Ju beqarët do jeni tej mase tërheqës dhe do bëni për vete persona të shumtë. Në punë do ju mungojë tërësisht vullneti për të vepruar dhe nuk do bashkëpunoni as me kolegët e vjetër. Me shpenzimet do jeni gjithë kohës të matur e të kujdesshëm.

Bricjapi

Do bëni mirë të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj dite dhe nuk keni për t’u penduar aspak. Herë pas here do jeni edhe pak nostalgjikë. Këse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do thellohet edhe më tepër. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur dikur dhe do e shihni botën me një sy tjetër. Ju beqarët nuk do keni fat në dashuri kështu që do jetë e kotë që të tentoni të joshni. Në punë do keni mbështetjen e Marsit dhe do arrini atë që keni ëndërruar përherë. Nuk do refuzoni asnjë detyrë që do ju propozohet. Saturni do ua qartësojë mendimet në planin financiar dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar në këtë sektor. Gjendja do mbetet e mirë.

Ujori

Mendohuni mirë para se të veproni gjatë kësaj dite sepse cdo hap do ketë ndikim të madh tek e ardhmja. Nëse keni një lidhje, komunikimi, dialogu dhe mirësjellja nga të dy palët do bëjë që jeta juaj sentimentale të ecë më së miri. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje apo debate me partnerin. Ju beqarët sado të mundoheni të bëni ndryshime të statusit nuk do ja dilni dot. Në punë do i keni shumë të qarta gjërat që do bëni kështu që nuk do mundoheni. Në fakt edhe kolegët e të afërmit do ju ndihmojnë. Buxheti nuk do jetë në gjendje shumë të mirë kështu që do ju duhet të merrni edhe borxhe për t’ia dalë mbanë.

Peshqit

Bëni atë që do ndieni sot pa menduar për ato që do thonë të tjerët. Nëse keni një lidhje, monotonia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe në disa momente do mërziteni tej mase pranë atij që keni në krah. Ju beqarët nuk do ndiheni keq edhe ashtu si jeni prandaj nuk do hidhni asnjë lloj hapi për ta ndryshuar statusin. Disave mund t’iu ndodhë diçka e papritur dhe emocionuese. Në punë më mirë bashkëpunoni me kolegët në mënyrë që sido të shkojnë gjërat përgjegjësia mos mbetet e juaja. Financat do jenë të mira, kështu që përfitoni nga rasti për të bërë disa investime afatgjata. /dritare.net