Dashi

Dashi

Emocionet do i mbani gjithë kohës larg vetes sot në mënyrë që ato të mos ndikojnë në marrjen e vendimeve. Nëse jeni në një lidhje kjo gjë do ju krijojë disa probleme me partnerin dhe ai mund të keqkuptohet. Flisni sa më parë dhe sqarohuni pa u ndërlikuar situata. Beqarët do kenë një komunikim shumë të mirë me të gjithë dhe kjo gjë do tërheqë më shumë vëmendjen. Në punë duhet të rishikoni mënyrën e të vepruarit pasi në të kundërt nuk do arrini dot atje ku dëshironi. Në planin financiar do jeni të logjikshëm dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi.

Demi

Do jeni shumë optimistë dhe pozitivë gjatë kësaj dite kështu që në tërësi gjërat do ju ecin më së miri. Nëse jeni në një lidhje do merrni kohën e duhur për të folur e për të diskutuar për disa çështje me rëndësi që deri më sot ju kane turbulluar. Fundi i ditës do jetë shumë më i qetë. Nëse jeni vetëm duhet ta përgatisni veten për disa ndryshime tejet interesante. Zemra do rrahe përherë fort. Sipas Dritare.net, në punë nuk do bëni më gabimet e dikurshme dhe do ecni më të sigurt drejt rrugës së suksesit. Në planin financiar do ndizet drita jeshile dhe gjendja do ketë përmirësimet e para.

Binjakët

Do jeni shumë të duruar dhe dëgjues shumë më të mire. Të gjithë do kërkojnë t’iu qëndrojnë pranë. Nëse jeni në një lidhje do jetë një ditë me shumë fat dhe nuk do mbani më kokën mënjanë me partnerin. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të pranuar propozimet që do ju bëhen. Mund të pëlqejnë disa persona, por nuk do kenë guxim ta pranojnë këtë gjë. Në punë era do fryjë në favorin tuaj dhe çdo gjë do ju shkojë sipas planeve që keni bërë. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe do ju dalin paratë edhe për të kryer shpenzime edhe për të hequr mënjanë.

Gaforrja

Sot do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet që keni bërë dhe do bëni gjithçka që t’i ndreqni ato sa më pare. Nëse jeni në një lidhje yjet do ju sigurojnë të jetoni në një klimë më të ngrohtë se kohët e fundit. Çastet intime do jenë edhe më të shumta. Nëse jeni beqarë do jeni më joshësit dhe më flirtuesit nga të gjithë kështu që askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent. Në punë shpesh nuk do ndiheni në vendin që ju takon, por mirë është të mos e ngrini shumë zërin. Veproni gjithmonë me takt dhe diplomaci. Financat do kenë probleme të vogla, por po nuk i rregulluat situata ka rrezik t’iu përkeqësohet.

Luani

Sot do bëni çdo gjë që të mundeni që të tjerët t’iu dëgjojnë dhe t’iu marrin më seriozisht. Nëse jeni në një lidhje sot do keni edhe debate me partnerin sepse ai ka kohë që nuk ua vë veshin për kërkesat që keni. Gjithsesi mundohuni të mos e ngrini shumë zërin. Nëse jeni beqarë do kaloni një ditë të paharrueshme dhe të mbushur me emocione. Në punë yjet ka mundësi të sjellin ndryshime pozitive. Maturia, durimi dhe këmbëngulja do ju çojnë atje ku dëshironi. Në planin financiar nuk do jeni shumë të frymëzuar për të menaxhuar financat kështu që ato nuk do jene perfekte.

Virgjëresha

Ka mundësi t’i shihni gjërat në mënyrë sipërfaqësore sot dhe nuk do ju shkoni asnjëherë deri në fund gjërave. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë përgjithësisht e ekuilibruar. Nuk do keni probleme të mëdha, por as nuk do përjetoni ndonjë pasion të zjarrtë. Ju beqarët do jeni të shqetësuar për një çështje pune dhe nuk do e kenë në mendje kërkimin e dashurisë. Në punë do kaloni vështirësi njëra pas tjetrës, por për fat të mirë disa miq të vjetër nuk do ju lënë në baltë. Shpenzimet e mëdha lërini për më vonë nëse nuk doni të leni probleme serioze.

Peshorja

Sot yjet do ju mbushin me mendime pozitive dhe ide fantastike për ta bërë jetën më të bukur. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë jashtëzakonisht e favorshme. Do kaloni plot çaste të ngrohta me atë qe keni ne krah, do bashkëpunoni për çdo gjë dhe do gjeni mirëkuptim për gjithçka. Ju beqarët do kenë një takim të papritur, por vendimtar. Në punë do kërkoni ta përmirësoni projektin që keni nisur dhe kolegët do ju mbështesin. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë i keq, por ai mund të përmirësohet tej mase nëse shfrytëzoni mundësitë dhe pranoni propozimet për punë.

Akrepi

Sot do jetë ditë e shkëlqyer për planin profesional. Do arrini mrekulli që do ju habisin edhe ju vetë. Mund të merrni shpërblime të majme dhe oferta të reja. Nëse keni një lidhje, partneri do ju provojë me mënyra të ndryshme se sa shumë ju dashuron. Kjo gjë do ju falë gëzim, por mbi të gjitha qetësi shpirtërore. Ju beqarët do e keni disi të vështirë të harroni të shkuarën dhe kjo do ju ndalojë të realizoni njohje të reja. Me financat do ju duhet thjesht të bëni pak më shume kujdes me menaxhimin dhe do e shihni që situata do fillojë të përmirësohet dalëngadalë.

Shigjetari

Do jeni me humor shumë të mirë sot dhe do mundoheni ta bëni ditën sa më të këndshme. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të dashuruar se kurrë me partnerin dhe do e adhuroni atë për disa gjeste dhe surpriza që do ju bëjë. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më të duruar sepse nxitimi do ju çojë me siguri në rrugë të gabuar. Prisni edhe pak dhe do arrini atë që doni. Në punë do keni arritje të njëpasnjëshme dhe do ju bëhen shumë elozhe. Tregohuni sa më modestë. Buxhetin ka rrezik ta lini disi pas dore. Bëjini me kujdes llogaritë para se të jetë shumë vonë.

Bricjapi

Ka rrezik qe ndikimi i fortë dhe i njëhershëm i Venusit dhe Jupiterit t’iu bëjë të paqëndrueshëm sot. Shpesh do ju mungojë edhe personaliteti. Nëse jeni në një lidhje mundohuni t’i bëni gjërat sa më mirë nëse nuk doni të keni debate të forta. Ata që jetojnë bashkë do mendojnë për një shkëputje të përkohshme. Ju beqarët do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do mund të hidhni dot asnjë hap. Në punë pa e kuptuar do jeni karem i të tjerëve për të arritur atë që ata do duan. As financat nuk kanë për të qenë të mira dhe në shumë momente do ju duket sikur do ju bjerë qielli mbi kokë.

Ujori

Fale planetëve sot do kaloni një ditë shumë të bukur dhe do merrni po aq sa do jepni. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka për partnerin pa e ditur se edhe ai po mendon gjera gjigande për ju. Pasditja dhe mbrëmja do jenë me të vërtetë interesante. Nëse jeni në një lidhje sot do ecni me hapa më të shpejta drejt personin që keni filluar të pëlqeni. Në punë do fillojë të ndihet me shumë era e arritjeve, por ju nuk do doni ta besoni. Suksesi do jetë i garantuar. Buxheti nuk ka për të qenë i keq, megjithatë mirë është të ecni me plane kur të shpenzoni në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e mirë.

Peshqit

Do jeni plot energji, besim, dinamizëm dhe kurajë sot. Çdo qellim qe do i vini vetes keni për ta arritur. Nëse jeni në një lidhje, edhe sikur të keni shumë kohë bashkë, keni për ta kaluar një ditë vërtet të veçantë sot. Ne çdo moment do bëni surpriza dhe do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase sepse nesër kanë për të pasur ditë të ndërlikuara. Nëse në punë kohët e fundit keni pasur ndërlikime, sot gjithçka do jetë më e qartë dhe do hidhni hapa më të sigurta drejt suksesit. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të blini çdo gjë që do dëshironi. /dritare.net