Dashi

Dashi

Jupiteri dhe Venusi do iu ofrojnë mundësi të shkëlqyera sot dhe ju duhet t’i shfrytëzoni sa më shumë që të mundeni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me ndjesi të forta. Si ju ashtu edhe partneri do mendoni për surpriza të njëpasnjëshme. Ju beqarët do jeni shumë të palogjikshëm dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Në punë do ndodhin ndryshime mjaft pozitive që do e përmirësojnë edhe më shumë situatën. Shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për të treguar sa vleni. Në planin financiar do jeni të detyruar ta kufizoni veten sepse përndryshe problemet kanë për të qenë të forta.

Demi

Efektet e Hënës do ju bëjnë paksa nostalgjikë gjatë kësaj dite. Në disa momente do bini edhe në melankoli. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe do e përmirësoni tej mase marrëdhënien në çift. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do keni disa takime, por duhet të analizoni gjithçka me kujdes para se të hidhni hapa. Sipas Dritare.net, në punë mund të merrni edhe kritika, por kjo nuk duhet t’iu pengojë aspak për të hedhur hapa më tej. Në planin financiar keni për të pasur fat me shumicë dhe do arrini ta përmirësoni situatën.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do keni mjaft energji dhe imagjinata do ju ndihmojë pafundësisht. Ju të dashuruarit do jeni tej mase romantikë dhe do e bëni jetën në çift të mrekullueshme. Do përgatisni surpriza në çdo moment të ditës. Ju beqarët do keni një ditë të favorshme, por duhet të jeni më të vëmendshëm që të përfitoni nga të gjitha rastet që do iu jepen. Në punë mos u rebeloni me ata që do iu bëjnë kritika, por dëgjojini me kujdes dhe mundohuni ta ndreqni situatën. Mësoni nga gabimet e bëra dhe ndryshoni strategji veprimi. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë do bëni të kurseheni me shpenzimet në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e mirë.

Gaforrja

Do keni shumë keqkuptime gjatë kësaj dite dhe gjërat nuk do iu ecin aspak si kishit dashur. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të trazuara dhe mosmarrëveshjet kanë për të qenë të njëpasnjëshme. Nuk do toleroni për asnjë moment dhe kjo do jetë gjëja më e keqe që mund të bëni. Ju beqarët do keni takime premtuese dhe mirë është të mos i lini mundësitë t’iu ikin nga duart. Në punë do ju duhet të tregoheni më të organizuar për të përfunduar me sukses projektet e nisura. Po nuk u treguat të humbur mjaft. Në planin financiar duhet të pranoni ndihmën e të afërmve sepse vetë nuk do ja dilni dot mbanë.

Luani

Venusi dhe Jutpiteri do ju qëndrojnë pranë gjatë kësaj dite dhe do ju sjellin lumturinë e shumë kërkuar. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale ka për të qenë e mrekullueshme dhe e mbushur me momente të lumtura. Mes jush dhe partnerit nuk do ketë aspak mosmarrëveshje apo konflikte. Ju beqarët do keni një ditë të ndërlikuar dhe të mbushur me angazhime, prandaj nuk do gjeni as kohë për të kërkuar princin e kaltër. Në punë mundohuni ta shmangni sa të mundeni rutinën dhe provoni të bëni gjëra të reja. Vetëm kështu koha do kalojë më shpejt dhe shefat do ndihen të kënaqur. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe nuk do dini çfarë të bëni.

Virgjëresha

Edhe nëse do ju bëhen kritika gjatë kësaj dite mundohuni t’i pranoni sepse do jenë në të mirën tuaj. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e kënaqshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe nga kokëfortësia nuk do pranoni asnjë lloj gabimi që keni bërë. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë për të takuar shpirtin tuaj binjak dhe do e ndryshoni shpejt statusin tuaj. Në punë mbrohuni nga disa kolegë ziliqarë dhe tregojuni eprorëve sa shumë vlera që keni. Në planin financiar duhet të ndiqni një strategji strikte sepse përndryshe do mbeteni pa para.

Peshorja

Do jeni kritikë edhe ndaj vetes edhe ndaj atyre që iu rrethojnë gjatë kësaj dite. Gjithsesi nuk do e teproni dhe gjithçka do jetë në te mirën tuaj. Nëse keni një lidhje dhe doni që marrëdhënia juaj të jetë më e mirë, duhet të mendoni më tepër për njeri-tjetrin dhe të kaloni çaste romantike. Po e latë shumë pas dore tjetrin keni për të pasur probleme. Ju beqarët do keni sukses pafund dhe do filloni lidhjen që keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do jeni gati edhe për të filluar projekte të reja dhe nuk do trembeni aspak nga sfidat që mund t’iu dalin. Sipas Dritare.net, financat duhen pasur kujdes. Mos shpenzoni shuma të mëdha për gjëra qejfi sepse do pendoheni më vonë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do ndodhin ndryshime të mëdha dhe mund të merren edhe vendime të rëndësishme sidomos në planin profesional. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e jashtëzakonshme. Do i lini pas krahëve të gjitha problemet e së shkuarës dhe do mendoni si ta bëni çdo moment sa më të bukur. Ju beqarëve do ju pëlqejë vetja shumë dhe nuk do ndiheni gati të afroheni me asnjë nga ata që do iu joshin. Në punë do jeni më të ndërgjegjshëm për aftësitë që keni dhe duhet të filloni diçka të madhe. Sa më shumë ta shtyni aq më keq për ju. Financat do vazhdojnë të mbeten të kënaqshme, mos u shqetësoni aspak.

Shigjetari

Ditë mjaft e favorshme ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Shfrytëzojini mundësitë që do iu jepen dhe nuk do dilni të humbur. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë e qetë. Vërtet nuk do përjetoni emocione të jashtëzakonshme pranë partnerit, por të paktën nuk do keni as zënka. Ju beqarët nuk do e keni mendjen për të bërë ndryshime në jetën tuaj sentimentale, por gjërat do ju ndodhin në mënyrë të papritur. Jeta profesionale do ecë mirë dhe nuk do ndeshni vështirësi serioze. Buxheti nuk do ju sjellë ankth dhe merak kështu që mos u shqetësoni aspak.

Bricjapi

Nuk do ketë më probleme në jetën tuaj sot dhe do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë. Do jeni shumë të përkushtuar ndaj atij që keni në krah dhe do bëni gjithçka që marrëdhënia mes jush të mbetet sa më e mirë. Ju beqarët do keni kontradikta të forta me disa kolegë dhe nuk do jeni aspak në humor për të kërkuar dashurinë. Në punë do jeni me humor të mirë dhe të gatshëm për të pranuar çdo lloj sfide të re. Pikat tuaja më të forta janë organizimi dhe këmbëngulja. Buxhetin do e organizoni si duhet dhe nuk keni për të pasur aspak probleme.

Ujori

Do jeni shumë inteligjente gjatë kësaj dite dhe do e dini si të veproni përherë. Ju që jeni në një lidhje do ndiheni më të relaksuar dhe do keni mundësi të dashuroheni pa problem me atë që keni në krah. Ju beqarët nga ana tjetër nuk do ndiheni ende gati për të bërë ndryshime në jetën tuaj dhe do shmangni çdo lloj personi që do iu afrohet. Në punë do kërkoni të impononi mendimet tuaja, por do gjeni një mënyrë shumë të lezetshme për ta bërë këtë.  Do ju hapen dyer të reja. Në planin financiar perspektivat janë goxha të mira. Do jeni të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni dhe nuk do keni vështirësi.

Peshqit

Do i merrni gjërat shumë shtruar gjatë kësaj dite dhe kjo do ju ndihmojë pafundësisht. Duke u këshilluar edhe me ata që doni keni për t’ia dalë me çdo gjë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do thellohet edhe më tepër. Do jeni më të gatshëm të komunikoni e të bashkëpunoni me njëri-tjetrin. Ju beqarët do jeni magnetikë dhe do tërhiqni pas vetes cilindo që do pëlqejnë. Në punë do lidhni kontakte të reja dhe mund të hidhni disa hapa më shumë nga më parë. Ambicia nuk do ju mungojë dhe ajo do ju shtyjë të kërkoni më shumë. Për financat do jetë një dite goxha e paqëndrueshme. Duhet të bëni kujdes me çdo hap që do hidhni sepse problemet që mund të dalin do jenë serioze. /dritare.net