Dashi

Dashi

Ka rrezik që sot të zhyteni në kujtime jo të mira dhe do mërziteni shumë. Nëse keni një lidhje do futeni në kriza të thella. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe do kapeni edhe me gjërat elementare. Po nuk ndryshuar qëndrim dhe sjellje vetëm probleme do keni. Ju beqarët do ndiheni nën presion dhe do keni frikë të hidhni hapa pavarësisht se dikush do ju pëlqejë tej mase. Në punë ka mundësi që talenti juaj për të negociuar të vihet në provë të vështirë. Tregohuni të duruar dhe mos thoni fjalë të pamenduara. Në planin financiar duhet të bëni më shumë përpjekje për ta stabilizuar situatën.

Demi

Sot do bëni të pamundurën të sqaroni situatat e paqarta dhe do zbuloni edhe disa të vërteta. Nëse keni një lidhje do i bëni pyetjet e duhura partnerit dhe do arrini të sqaroheni njëherë e mirë edhe për disa probleme që ju kanë dalë. Sipas Dritare.net, mbrëmja ka për të qenë shumë më e kënaqshme. Ju beqarët mund të merrni mesazhe nga disa persona për të dalë. Pa u nxituar, reflektoni dhe me pas vendosni. Në punë do jeni më të përqendruar dhe askush nuk do ju largojë dot nga objektivat që i kishit vënë vetes. Në planin financiar keni për të pasur më shumë fat dhe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

Binjakët

Pavarësisht pamjes nuk do jeni aq të fortë gjatë kësaj dite. Në shumë momente do ndiheni vërtet delikatë dhe pa fuqi. Nëse keni një lidhje do ju lëndojnë shumë disa fjalë të partnerit, por nuk do e bëni veten. Gjithmonë do keni si synim të ecni përpara dhe të hidhni pas krahëve mërzitjet dhe pengjet. Dijeni se një ditë zemra do ju shpërthejë dhe do jetë më keq. Ju beqarët nuk do ju lejojnë familjarët të afroheni me disa persona dhe ju do gënjeni e do bëni gjithçka për të arritur atë që doni. Në punë nuk do jeni korrektë dhe do kërkoni më shumë merita nga sa do ju takojnë. Në planin financiar gabimet do jenë të njëpasnjëshme dhe gjendja do dobësohet.

Gaforrja

Dielli do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet të pranoni çdo ftesë. Disa mund të jene intrigante dhe me dy fytyra. Në punë ka mundësi të ndryshoni disiplinë dhe do e hidhni çdo hap të mirë llogaritur. Shpenzimet kryejini pasi të keni bërë mire llogaritë. Në këtë mënyrë do shmangni çdo të papritur të pakëndshme.

Luani

Ditë e mbushur me gjallëri, alegri dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja. Do keni dëshirë të lëvizni, të njihni vende të reja dhe të eksperimentoni. Ju të dashuruarve sado që t’iu joshin dhe t’iu bëjnë propozime interesante, nuk do tundoheni aspak dhe as që do ju shkojë ndër mend ta tradhtoni partnerin. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.

Virgjëresha

Sot do i merrni gjërat shtruar dhe do e shihni çdo gjë me pozitivizëm. Nëse keni një lidhje do keni besim tek partneri dhe do ndiheni gati të pranoni propozimin që ju ka bërë. Për ju do fillojë një etapë e re shumë më e bukur nga më parë. Ju beqarëve do ju bëhen oferta mjaft interesante që jo vetëm do ua shtojnë rrahjet e zemrës, por do ju ndryshojnë edhe rrjedhën e jetës. Në punë do ecni me planifikim dhe do dini përherë kur të veproni për të arritur më të mirën. Përfundimisht edhe financat do jenë shumë herë më të mirë nga më parë.

Peshorja

Sot do jeni gjithë kohës në hije dhe do e urreni këtë situatë duke qenë se do ëndërroni përherë të jeni në plan të parë. Nëse keni një lidhje do jeni shumë xhelozë dhe do kërkoni që partneri as të mos i ktheje sytë diku tjetër. Në fakt me këtë sjelle nuk do bëni asgjë më shumë sesa do e përkeqësoni marrëdhënien me dorën tuaj. Sipas Dritare.net, ju beqarët do takoheni me disa persona, por ata do ju duken të këqij dhe të shëmtuar. Do e ekzagjerojnë disi. Në punë do jeni të pandalshëm, por nuk do ua njohin të gjitha meritat. Në planin financiar duhet të bëni parashikime para se të hidheni në detin e shpenzimeve.

Akrepi

Venusi do ju bëjë shumë këmbëngulës sot dhe do arrini çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje zemra do ju ndihet edhe më mirë. Do kuptoheni me shikime me partnerin dhe kur të jeni vetëm do dashuroheni si kurrë më parë. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni me çdo lloj mënyrë kështu që nuk do e keni të vështirë të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do e fitoni më në fund postin që keni ëndërruar kaq kohë. As në planin financiar nuk do ju mungojë asgjë kështu që mund të jeni të qetë.

Shigjetari

Sot keni për të marrë një lajm shumë të mirë që do ua mbushë zemrën me gëzim. Nëse keni një lidhje do kaloni momente të paharrueshme me atë që keni në krah dhe do bindeni plotësisht se ai është i duhuri. Do joshni dhe do ju joshin gjithë kohës. Nëse jeni beqarë nuk do keni aspak dyshim tek aftësia juaj joshëse dhe do guxoni të bëni deklarata. Vërtet do merrni përgjigjet e menduara. Në punë do iu jepen mundësi edhe më të mira për të treguar veten dhe për të arritur sa më lart. Motivimi nuk do ju mungojë asnjëherë. Në planin financiar tregohuni më të përgjegjshëm dhe mos shpenzoni me sa më shumë kujdes.

Bricjapi

Për shkak të ndikimit të keq të hënës sot ka rrezik të influencoheni shumë nga të tjerët. Mësoni ndonjëherë të thoni edhe jo. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që sot të fillojnë debatet e forta për disa çështje shumë delikate. Tregohuni ë diplomatë dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Ju beqarët më mirë t’i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm një person për ta pasur pranë. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të vështira të ditëve më parë. Edhe miqtë do i ndihmoni pa u menduar dy herë. Buxheti ka për të qenë aq i mirë sa do mund të shijon kënaqësi të reja.

Ujori

Plutoni nuk do ju ndihmojë të keni një ditë shumë të mirë. Në tërësi do jeni goxha nervozë. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të mbani një marrëdhënie të kënaqshme me atë që keni në krah dhe debatet do vazhdojnë. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë mund të joshni disa persona, por të afërmit nuk do ua pëlqejnë dhe do bëjnë çmos t’ua ndryshojnë mendjen sa më parë. Në punë do kërkoni shumë më shumë nga vetja dhe nuk do ndaleni të bëni edhe sakrifica. Gjithsesi sot nuk pritet ndonjë sukses vezullues. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe gjendja do vazhdojë të përkeqësohet.

Peshqit

Sot do jeni në humor të shkëlqyer dhe në përgjithësi gjërat në çdo fushë do ju ecin si duhet. Nëse jeni në një lidhje, Mërkuri dhe Marsi, do ju nxitin të jeni më dialogues dhe me pak agresivë. Marrëdhënia do ngrohet goxha dhe emocionet do shumëfishohen. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë për të bërë për vetë atë që do pëlqeni dhe do ndiheni shumë më të qetë. Në punë do iu jepet një mundësi e shkëlqyer për ta treguar veten se kush jeni. Askush nuk do ju sfidojë dot dhe do e ndieni veten shumë më të sigurt. Edhe për financat gjërat kanë për të ecur sa më mirë. /dritare.net