Dashi Falë Saturnit do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe do mateni disa herë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje keni për të pasur një ditë shumë të veçante sot. Partneri do ju çojë në një vend të cilin prej kohesh e keni ëndërruar. Zemra ka për t’iu rrahur fort. Ju beqarët gjithashtu do jeni me shumë fat dhe keni për të përjetuar emocione të forta. Në punë do bëni përpjekje serioze në mënyrë që të arrini kolegët tuaj. Rruga do jetë e vështirë, por nëse nuk ndaleni çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Me financat duhet të jeni më vigjilentë. Ato nuk do jenë të këqija megjithatë më mirë të parandaloni të keqen.

Dashi

Falë Saturnit do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe do mateni disa herë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje keni për të pasur një ditë shumë të veçante sot. Partneri do ju çojë në një vend të cilin prej kohesh e keni ëndërruar. Zemra ka për t’iu rrahur fort. Ju beqarët gjithashtu do jeni me shumë fat dhe keni për të përjetuar emocione të forta. Në punë do bëni përpjekje serioze në mënyrë që të arrini kolegët tuaj. Rruga do jetë e vështirë, por nëse nuk ndaleni çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Me financat duhet të jeni më vigjilentë. Ato nuk do jenë të këqija megjithatë më mirë të parandaloni të keqen.

Demi

Gjatë kësaj dite Dielli dhe Mërkuri do ju bëjnë më të artikuluar dhe do dini si të flisni me të tjerët. Ju të dashuruarit do jeni të vendosur të flisni hapur me atë që keni në krah në mënyrë që t’i zgjidhni njëherë e mirë problemet që keni pasur. Po i shtytë ende gjërat kanë për t’u ndërlikuar më tepër. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq. Në punë të gjithë kolegët e vërtetë do ju bashkohen në nismën që keni marrë dhe do ju ndihmojnë t’i arrini gjërat më shpejt. Do ndiheni edhe më me besim në këtë mënyrë. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm dhe keni për ta parë që gjendja do mbetet e mirë.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni të papërmbajtshëm dhe mund të flisni pa u menduar mirë. Dijeni që kjo mund të sjellë disa pasoja. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që situata në jetën tuaj të ndërlikohet edhe më tepër. Do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do doni të hapni rrugë për asnjë moment. Ju beqarët nuk do arrini dot ta afroni pas vetes atë që pëlqeni dhe kjo do iu mërzitë tej mase. Në punë do mundoheni pak, por deri në fund të ditës do arrini t’i rregulloni problemet që ju kanë dalë. Tregohuni edhe më të hapur për të diskutuar me kolegët. Për fat të mirë financat kanë për të qenë më të qëndrueshme. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni në këtë sektor.

Gaforrja

Nuk do jeni shumë shprehës gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë do qëndroni brenda guaskës tuaj. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë aspak e keqe. Nuk do lejoni që mes jush dhe partnerit të fillojnë konflikte, përkundrazi do i sqaroni edhe disa hatërmbetje të vogla. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në punë do jeni shumë më të përgjegjshëm se më parë megjithatë gjërat nuk do jenë fort të lehta. Ziliqarët në çdo moment do ju vihen pas dhe do mundohen t’iu prishin planet. Në planin financiar gjendja do fillojë pak nga pak të normalizohet pas ndihmës që do iu ofrojnë të afërmit.

Luani

Gjërat nuk do jenë shumë të lehta për ju gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni keq. E ardhmja nuk do ju duket pozitive. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot t’i shprehni ndjenjat aq shumë sa duhet dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdojë ende të jetë delikate. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për ta ndryshuar statusin tuaj dhe do vazhdojnë të mbeteni ashtu si keni qenë. Në punë do ndiheni disi më në formë se disa ditë më parë, por ende jo gati për të filluar një projekt të ri. Po nuk patët besim tek vetja dijeni se nuk do ja dilni dot. Buxheti për fat të mire do ketë disa përmirësime të vogla. Përfitoni fillimisht të kryeni investimet më të domosdoshme.

Virgjëresha

Ndryshimet që aq shumë i keni pritur më në fund do të ndodhin. Sytë do ju ndrijnë nga gëzimi. Ju të dashuruarit do afroheni edhe më tepër me partnerin tuaj dhe do flisni me të edhe për disa tema që dikur ishin tabu. Ju beqarët nuk do i keni idetë shumë të qarta për atë që do doni të bëni dhe kjo do iu pengojë të hidhni hapa. Në punë do ju rikthehet besimi tek vetja dhe arritja e objektivave do ju duket me e lehtë. Me pak më shumë përpjekje do arrini të kaloni çdo lloj vështirësie. Në planin financiar do mundoheni gjithë kohës të gjeni një zgjidhje të mirë, por për fat të keq nuk do ja dilni dot mbanë.

LEXO DHE :  Ligji 8153 “Për Statusin e Jetimit” që mban peng 31.000 fëmijë jetimë prej tre dekadash

Peshorja

Falë ndikimit pozitiv të Venusit sot do i merrni gjërat shtruar dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Po bëtë një punë sistematike do dilni të fituar. Nëse keni një lidhje jeta do jetë e qetë dhe pa probleme. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni, përkundrazi do merreni vesh për mrekulli me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë duhet ende të tregoheni të duruar nëse doni ta ndryshoni statusin tuaj, pasi po nxituat mund të bëni gabime të pafalshme. Në punë do ju marrin në mbrojtje disa kolegë të mirë dhe do ju ndihmojnë të zgjidhni padrejtësitë që iu janë bërë. Sipas Dritare.net, gjendja e financave do vazhdojë të jetë delikate dhe problematike.

Akrepi

Dita e sotme nuk do jetë e duhura për ju. Hëna dhe Plutoni do ju sjellin vështirësi të vazhdueshme. Ju të dashuruarit do ndiheni edhe më të largët me partnerin tuaj dhe hendeku mes jush do thellohet akoma më tepër. Ju beqarët do jeni mjaft konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hedhin pasi te merrni propozime. Më mirë vonohuni në dhënien e përgjigjeve sesa të nxitohen dhe të bëjnë gabime. Në punë do jeni më të organizuar, por sërish nuk keni për të arritur atë që dëshironi.  Çdo gjë për ju do jetë më e vështirë. Buxheti nuk do jetë aspak ashtu si ju do kishit dëshiruar, megjithatë as probleme serioze nuk do ketë.

Shigjetari

Pavarësisht se nuk do keni besim tek të gjithë ata që do ju rrethojnë, do mund të ecni përpara gjatë kësaj dite. Duke qenë të matur nuk do keni probleme serioze. Ju të dashuruarit  do i keni idetë shumë të qarta dhe do dini çfarë të bëni që marrëdhënia me partnerin të mbetet e mirë. Ju beqarët do përkujdeseni në çdo moment për veten tuaj dhe do tërhiqni gjithë kohës vëmendjen e të tjerëve. Në punë mund të merrni edhe kritika nga shefat, por nuk duhet të demoralizoheni bëni më shumë përpjekje që të ndryshoni rrjedhën e gjërave. Buxheti do jetë i shkëlqyer dhe e gjithë kjo falë përmbylljes me sukses të një projekti të rëndësishëm në punë.

Bricjapi

Në përgjithësi gjërat kanë për t’iu ecur mirë sot kështu që duhet të jeni sa më të qetë. Për ju të dashuruarit asgjë planet nuk do ndikojë negativisht kështu që çdo moment do e keni vetë në dorë nëse do e bëni emocionues apo trishtues. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë prej personave nuk do iu bëjë që t’iu rrahë zemra fort. Në punë mos e lëshoni veten që me sfidën e parë. Asgjë nuk është e lehtë për t’u arrirë, por me përpjekje dhe besim gjithçka mund të kalohet. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën dhe do merrni masat e duhura. Në fakt këtë duhet ta kishit bërë me kohë, por më mirë vonë se kurrë.

Ujori

Ka shumë mundësi të mos jeni të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe t’iu pëlqejë vetja më shumë sesa duhet. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do influencohet pozitivisht nga yjet dhe në çdo orë të ditës do përjetoni emocione goxha të forta. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Ju beqarët do keni një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet ende të prisni edhe pak kohë për të pasur ndryshimet gjigande. Në punë do keni kundërshtime nga shefat, por ju duhet të gjeni argumentet që t’ia mbushni atij mendjen. Buxheti do jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë që ju te shpenzoni pa u menduar aspak.

Peshqit

Sado të mundoheni të flisni hapur me të gjithë, sot gjërat do jenë të vështira. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja. Do ketë momente kur do dashuroheni me pasion, por edhe kur do debatoni ashpër dhe me zë të lartë. Ju beqarët nuk duhet të afroheni me persona që sapo janë ndarë nga dikush sepse do lëndoheni pamasë. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe do ju bëni shefave kërkesat që aq shumë i kishit menduar. Për përgjigjet duhet të prisni edhe pak. Financat do jenë disi më të mira se pak ditë më parë kështu që mund ta bëni edhe ndonjë investim më tepër. /dritare.net