Dashi

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk do keni aspak konflikte dhe do i shihni gjërat me një sy optimist. Ju të dashuruarit do kaloni momente vërtet të bukura dhe interesante. Do e shihni me adhurim njëri-tjetrin dhe do mundoheni t’ia plotësoni çdo dëshirë atij që keni në krah. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe do druheni t’i shprehni pëlqimet kështu që keni për të mbetur sërish vetëm. Në punë do e keni paksa të vështirë të përqendroheni dhe të ndiqni me përpikmëri detyrat që iu janë dhënë. Financat do mbrohen gjithë kohës nga Neptuni dhe situata do mbetet goxha e qëndrueshme.

Demi

Gjatë kësaj dite do iu duket sikur keni dhënë shumë dhe nuk merrni aq sa duhet. Kjo gjë do ju mërzitë. Ju të dashuruarit do jeni mjaft kërkues ndaj partnerit tuaj dhe ai në fakt do bëjë të pamundurën për t’ua plotësuar dëshirat. Marrëdhënia me të do bëhet më e këndshme sidomos në mbrëmje. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sot sepse mund të lëndoheni. Në punë duhet të bëni shumë kujdes nga mendjet djallëzorë të disa kolegëve. Ata mund t’iu shkatërrojnë gjithçka që kishit arritur deri më sot. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të këqija, megjithatë mirë është të mendoheni gjatë para së të hidhni hapa të rëndësishme.

Binjakët

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më të revoltuar si më parë dhe do i merrni gjërat më me qetësi. Për ju të dashuruarit sot do fillojë një periudhë goxha e bukur. Shumë mosmarrëveshje do sqarohen njëherë e mirë dhe ndjenjat do shprehen më tepër. Ju beqarët do keni disa konflikte me kolegët dhe nuk do jeni aspak në humor për të kërkuar dashurinë. Në punë do nënshkruani një kontratë vërtet të rëndësishme. Aftësitë tuaja do vlerësohen nga të gjithë pa përjashtim. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi e përkujdes sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do e mbani më kokën pas për të menduar për të shkuarën. Për ju që keni një lidhje, e sotmja do jetë e bukur dhe e qetë. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do ju shkëlqejnë sytë. Nëse jeni beqarë do filloni një lidhje pasionante në momentin që më pak e prisni dhe për ju zemra do rrahë akoma më fort. Në punë do merrni kryesisht me gjërat thelbësore dhe nuk do merakoseni për detajet pa interes. Me shpenzimet tregohuni sa më të kujdesshëm që të mundeni në mënyrë që ta mbani situatën nën kontroll.

Luani

Do mundoheni shumë të ruani ekuilibrin gjatë kësaj dite, por për fat të keq nuk do ja dilni dot mbanë. Ju që jeni në një lidhje, për shumë gjëra nuk do keni mendime të njëjta me partnerin tuaj dhe mund të lindin mosmarrëveshje. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët sa më parë dhe nga ana tjetër mos këmbëngulni për gjëra që as vete nuk jeni të sigurt. Ju beqarët duhet të tregoheni më të duruar sepse sot mundësitë për takime nuk do jenë shumë të mira. Në punë do përtoni shumë dhe disa gjëra do i mbyllni vetëm falë ndihmës së mive tuaj. Po vazhduat kështu keni për të mbetur goxha mbrapa. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm.

Virgjëresha

Shumë persona do mundohen t’iu devijojnë nga trajektorja që keni ndjekur deri më sot dhe do ju prishin punë. Ju të dashuruarit ka rrezik të mos i qëndroni besnikë partnerit tuaj dhe marrëdhënia me të do përkeqësohet aq shumë saqë mund të vijë menjëherë edhe ndarja. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me çaste të lumtura sepse do e gjeni personin e ëndrrave. Në punë nuk do jeni shumë të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe nga ana tjetër do ju mungojë përqendrimi. Buxheti do jetë më i kënaqshëm kështu që përfitoni për të shlyer borxhet dhe për të bërë ndonjë investim.

Peshorja

Gjatë kësaj dite mos u mundoni të tregoni superioritetin tuaj, por lërini të tjerët ta kuptojnë vetë këtë gjë. Nëse keni një lidhje, ambienti në jetën tuaj sentimenlate do jetë shumë i ngrohtë dhe pasionant. Me partnerin do ndiheni gjithë kohës për mrekulli dhe nuk do keni aspak ankesa. Ju beqarët do keni një ditë të gëzueshme edhe pse nuk do arrini dot ta gjeni personin e ëndrrave. Familjarët dhe miqtë do iu mbajnë afër dhe do iu bëjnë të buzëqeshin. Sipas Dritare.net, në punë do i bëni pak gjërat me nxitim, megjithatë gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli. Në planin financiar merrni sa më shumë masa që gjendja të normalizohet.

Akrepi

Gjithçka do ju ndërlikohet gjatë kësaj dite dhe ju nuk do ndiheni aspak mirë si më parë. Për ju që keni një lidhje jeta sentimentale do jete shumë e trazuar. Do keni debate dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme dhe nuk do bini dakord për asgjë. Ju beqarët do ndiheni mjaft mirë ashtu si jeni dhe nuk do keni aspak dëshirë të joshni apo të tentoni të ndryshoni statusin. Në punë do keni shumë ide interesante, po duke mos qenë plotësisht të bindur për mënyrën si duhet të veproni, do stepeni në çdo moment. Ekuilibri financiar do pësojë disa tronditje, por për fat të mirë asgjë alarmuese. Sido që të jetë situata duhet pasur nën kujdes.

Shigjetari

Nëse tregoheni më tolerantë gjatë kësaj dite do dilni më të fituar. Ju që keni një lidhje do jeni shumë bashkëpunues e të dashur me partnerin tuaj prandaj do përjetoni vetëm momente pozitive. Pasditja dhe mbrëmja do jenë edhe më të veçanta. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat dhe do e gjeni personin e ëndrrave. Në punë do jeni edhe më profesionistë se më parë. Nuk do ju mungojë motivimi, ama herë pas here duhet të bëni disa pauza. Sektori i financave do jetë më i privilegjuar nga sa mendonit. Përfitoni për të bërë investime të mëdha pasi më vonë nuk do mundni dot.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite është më mirë të tregoheni të vëmendshëm dhe të kujdeseni për çdo hap që do hidhni. Për ju të dashuruarit e sotmja ka për të qenë mjaft. Do dashuroheni me më tepër pasion se më parë dhe buzëqeshja do mbizotërojë në fytyrë. Ju beqarët do ndiheni gati të filloni edhe aventura të çmendura vetëm që të mos qëndroni më të vetmuar. Në punë keni për të arritur objektivat që i kishit vënë vetes madje pa u munduar shumë. Në planin financiar do arrini të kryeni transaksione të rëndësishme sepse gjendja do jetë e kënaqshme.

Ujori

Dielli ka për t’ua bërë ditën e sotme të jashtëzakonshme. Çdo gjë do ju ecë më së miri. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e favorshme. Do jeni sharmantë, të përkujdesur dhe më shprehës nga më parë. Ju beqarët do jeni sensualë në maksimum dhe do arrini ta joshni personin më të përshtatshëm. Në planin financiar ka rrezik që situata të jetë e ndërlikuar. Në punë do zhvillohet një konferencë dhe ju duhet ta merrni fjalën pa druajtje. Keni ide të mahnitshme dhe nuk duhet t’i mbani vetëm për vete. Matuni mirë para se të bëni çdo lloj shpenzimi në mënyrë që të mos keni pasoja të renda më vonë.

Peshqit

Hëna dhe Plutoni do ju nxitin të silleni më mirë gjatë kësaj dit dhe keni për të [përfituar nga kjo gjë. Nëse keni një lidhje do jeni shumë bujarë dhe paqësorë, prandaj marrëdhënia në çift ka për të qenë shumë më e mirë nga sa e kishit imagjinuar. Pranë partnerit do përjetoni vetëm emocione pozitive. Ju beqarët duhet të jeni më të çliruar dhe duhet të joshni këdo që do pëlqeni. Po pritët në heshtje keni për t’i humbur personat. Në punë do keni reflekse shumë të mira dhe do dini si të veproni në çdo moment. Nëse në planin financiar nuk tregoheni të kujdesshëm gjendja do marre tatëpjetën. /dritare.net