Dashi 

Dashi 

Horoskopi i datës 25 mars 2020

 Gjatë kësaj dite ka mundësi të kaloni kriza paniku për shkak të situatës dhe do keni nevojë urgjentë të flisni me dikë. Telefonin miqtë e ngushtë dhe mundohuni të largoni mendjen. Marsi do iu ndihmojë pafundësisht dhe deri në mbrëmje gjërat do ndryshojnë. Nëse po punoni nga shtëpia, mezi do e shtyni ditën. Financat nga ana tjetër kanë për të qenë të qëndrueshme dhe nuk do iu sjellin stres.

Demi

Horoskopi i datës 25 mars 2020

Gjatë kësaj dite nuk do ankoheni aspak nga shëndeti pasi çdo gjë do shkojë mirë. Nëse zakonisht merreni me ndonjë sport, sot duhet të mjaftoheni me disa ushtrime të vogla brenda shtëpisë. Mundohuni të ndryshoni edhe pak rutinën të të ushqyerit nëse nuk doni të keni probleme më vonë. Sipas Dritare.net, gjendja financiare nuk do jetë shumë e mirë, kështu që mundohuni të kurseni sot për të mos pasur probleme as nesër.

Binjakët

Horoskopi i datës 25 mars 2020

Mëngjesi nuk do jetë shumë i mirë për shëndetin dhe mund të keni shqetësime të vogla fizike, por me pas planetët do marrin situatën në dorë dhe gjendja do përmirësohet. Mund të keni vetëm pak fryrje barku për shkak të ushqimit të tepërt dhe gjërave të thata. Për të larguar mendjen nga situata e zakonshme mundohuni të merreni me pak më shumë punë shtëpie dhe mos u bëni xhelozë për ata që janë të detyruar të dalin. Financat do i menaxhoni më së miri.

Gaforrja

Horoskopi i datës 25 mars 2020

Gjatë kësaj dite shëndeti nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Mund të keni pak dhimbje fyti, hundët do iu rrjedhin dhe do shqetësoheni paksa. Mundohuni të qëndroni sa më ngrohtë , të pini gjëra të nxehta dhe të qetësoheni sa më tepër. Mundohuni që as jetën seksuale të mos e lini mënjanë. Në planin financiar duhet të bëni pak më shumë durim që gjërat të përmirësohen sepse nga vetë situata tani ato do jenë më delikate.

Luani

Horoskopi i datës 25 mars 2020

Gjatë kësaj dite ka rrezik të ndiheni shumë të rënë moralisht dhe do keni një dëshirë të papërmbajtshme për të dalë nga shtëpia. Mbani veten dhe mendoni për pasojat që kjo gjë mund të sjellë. Vërtet jeni mërzitur, por është gjëja më e mirë që mund të bëni për momentin. Shëndeti në tërësi nuk do jetë i keq dhe nuk do keni aspak shqetësime. Buxheti nuk do pësojë asnjë lloj ndryshimi.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 25 mars 2020

Gjatë gjithë kësaj dite do tregoni një kujdes të veçantë për veten. Do flisni sa duhet, do konsumoni ushqime të shëndetshme si: spinaq, xhenxhefil e sallata, dhe nuk do ndërprisni ushtrimet e mëngjesit. Do ndiheni energjikë dhe mbrëmjen do e mbyllni duke lexuar një roman të këndshëm. Financat do dini t’i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe ky sektor nuk do përbëjë asnjë lloj problemi.

Peshorja

Horoskopi i datës 25 mars 2020

Nëse nuk doni të sëmureni, mundohuni që gjatë kësaj dite të visheni mirë dhe të qëndroni në një ambient sa më të ngrohtë. Plutoni do ndikojë negativisht dhe mund të sjellë probleme nëse nuk bëni kujdes. Këtë periudhë duhet të shmangni çdo lloj problemi e sidomos ato që lidhen me rrugët e frymëmarrjes. Nëse punën e keni ndërprerë, sot do keni një komunikim mes kolegësh të mirë. Sipas Dritare.net, shpenzimet mos i kryeni gjatë kësaj dite sepse nuk është momenti i duhur.

Akrepi

Horoskopi i datës 25 mars 2020

Dita e sotme nuk do jetë aspak e mirë për ju. Do jeni të sëmurë dhe në disa momente do e humbni shpresën. Nuk do keni oreks, do keni ndiheni pa fuqi dhe pa asnjë dëshirë për t’u ngritur nga krevati. Nuk duhet asnjë moment të mendoni më të keqen dhe as të drejtoheni tek mjekun. Mbështetuni tek familjarët që keni në shtëpi dhe dëgjojini këshillat e tyre. Situata financiare do jetë pak më delikate se zakonisht.

Shigjetari

Horoskopi i datës 25 mars 2020

Kjo e sotmja do jetë dita e reflektimit të madh për ju. Nuk do mendoni me negativisht si disa ditë më parë, përkundrazi do përçoni optimizëm me këdo që do flisni. Gjendja fizike do jetë e shkëlqyer dhe nuk do keni më ankesa as nga koka. Për të mos u mërzitur në shtëpi gjithë ditën bëni diçka ndryshe dhe shihni gjëra në internet. Situata financiare do jetë e vështirë dhe duhet të bëni kujdes.

Bricjapi

Horoskopi i datës 25 mars 2020

Plutoni do krijojë turbullira të shumta gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të rënë moralisht. Nuk do keni më energjinë e dikurshme dhe mund të keni edhe probleme me gjumin. Shmangni sa të mundeni kohën para ekranit dhe ekuilibroni sa më parë ushqimin. Mund të vendosni edhe disa orare strikte sepse do iu bëjnë mirë. Situata financiare do jetë paksa e ndërlikuar dhe duhen marrë masa sa më parë.

Ujori

Horoskopi i datës 25 mars 2020

Gjatë kësaj dite do ndiheni të lodhur që në mëngjes dhe nuk do keni aspak dëshirë për t’u çuar nga krevati. Humori gjithashtu do jetë i keq. Për çdo shqetësim pini çajra bimore dhe shmangni medikamentet. Meditimi gjithashtu do iu bëjë mirë e do iu sjellë qetësinë e shumëkërkuar. Financat do mbeten njësoj. Për përmirësime duhet të prisni fundin e muajit.

Peshqit

Horoskopi i datës 25 mars 2020

As ju nuk do jeni të pamposhtur gjatë kësaj dite dhe gjërat jo gjithmonë do iu ecin si keni dashur. Mund të ndiheni të lodhur e të keni tension muskulor dhe dhimbje më të mëdha shpine dhe qafe. Kërkojuni familjarëve t’iu bëjnë masazhe sepse vetëm ato do mund t’iu qetësojnë. Për financat  mos u shqetësoni sepse do merrni një transfertë nga një i afërm.