Dashi

Dashi

Sot yjet do ju mbushin me mendime pozitive dhe ide fantastike për ta bërë jetën më të bukur. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë jashtëzakonisht e favorshme. Do kaloni plot çaste të ngrohta me atë qe keni ne krah, do bashkëpunoni për çdo gjë dhe do gjeni mirëkuptim për gjithçka. Ju beqarët do kenë një takim të papritur, por vendimtar. Në punë ka mundësi t’iu kërkoni shefave një specializim më shumë në mënyrë qe të jeni edhe më të aftë. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.

Demi

Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metode lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do i keni idetë shume precize dhe do ecni drejt qëllimit përfundimtar. Për paratë nuk keni për çfarë të qaheni. Vazhdoni të bëni llogari para se të shpenzoni dhe situata do mbetet  e mire.

Binjakët

Sot nuk do i duroni dot kontradiktat me të tjerët dhe mund t’iu mbathni nga ambienti në të cilin ndodheni. Nëse keni një lidhje do kaloni shumë vështirësi. Gënjeshtrat do jenë të njëpasnjëshme nga ana e partnerit dhe do preferoni më shumë të qëndroni disa kohë vetëm e të reflektoni se çfarë do bëni. Nëse jeni beqarë tregohuni më të kujdesshëm me personat që do takoni sepse disa do mundohen t’iu mashtrojnë me fjalë të bukura. Në punë do keni disa pengesa të vogla, por falë mbështetjes së disa të afërmve nuk do mbeteni në baltë. Me shpenzimet do i keni punët keq dhe problemet financiare do shtohen.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do hidhni hapa përpara si në jetën profesionalë ashtu edhe në atë sentimentale. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të dashuri si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Debatet thuajse do mungojnë plotësisht dhe nuk do mungojnë çastet romantike me disa detaje të veçanta. Nëse ende jeni vetëm do jeni më bindës dhe më interesantë për të tjerët kështu që do merrni propozime plot. Në punë duhet të tentoni çdo gjë pa pasur frikë sepse yjet do i keni në krah. Hidheni sot edhe një kandidaturë që keni menduar. Për financat do jeni të frymëzuar dhe do i menaxhoni në perfeksion. Disa madje do ju adhurojnë dhe do ju kërkojnë këshilla.

Luani

Hëna do e ushqejë edhe më shumë shpirtin e aventurës dhe nuk do e privoni veten nga asgjë. Gjithë kohës do ndiheni në formë dhe plot gëzim në shpirt. Nëse keni një lidhje përgatituni për të përjetuar emocione shumë të forta. Gjërat do jenë ndryshe nga zakonisht dhe jeta do ju duket shumë më e bukur. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e yjeve dhe do keni dashuri me shikim të parë në një mënyrë të jashtëzakonshme. Në punë do fitoni më shumë pavarësi dhe autonomi. Nuk do ndiheni aspak as të bllokuar dhe as nën presion. Në planin financiar nuk do keni vështirësi, por po u treguat të kujdesshëm do keni më shumë përfitime.

Virgjëresha

Sektori i dashurisë do jetë më i privilegjuari sot dhe duke u ndier të përmbushur shpirtërisht do e kaloni ditën më mirë. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë pasiononte dhe shumë e veçantë. Nuk do mungojnë surprizat delikate nga të dyja palët. Ju beqarët do takoni persona magjepsës në rrethin profesional. Mund të jetë një koleg, por edhe një klient që do vijë rastësisht. Në punë do jeni më këmbëngulës dhe më luftarakë. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur dhe sa më shumë sfida t’iu dalin aq më shumë do frymëzoheni për t’i kaluar. Për të përmirësuar financat mund të provoni edhe lojërat e fatit sepse ka mundësi të fitoni.

Peshorja

Sot do jeni gjithë kohës në hije dhe do e urreni këtë situatë duke qenë se do ëndërroni përherë të jeni në plan të parë. Nëse keni një lidhje do jeni shumë xhelozë dhe do kërkoni që partneri as të mos i ktheje sytë diku tjetër. Në fakt me këtë sjelle nuk do bëni asgjë më shumë sesa do e përkeqësoni marrëdhënien me dorën tuaj. Sipas Dritare.net, ju beqarët do takoheni me disa persona, por ata do ju duken të këqij dhe të shëmtuar. Do e ekzagjerojnë disi. Në punë do jeni të pandalshëm, por nuk do ua njohin të gjitha meritat. Ne planin financiar duhet të bëni parashikime para se të hidheni në detin e shpenzimeve.

Akrepi

Mos i besoni shumë aparencës gjatë kësaj dite sepse keni për t’u zhgënjyer dhe do vuani. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mendoni për ndonjë surprizë të këndshme që do ua zbukurojë çdo moment. Mbajeni pranë partnerit dhe mos lejoni që t’i afrohen disa të ashtuquajtur ‘’miq’’. Ju beqarët do takoni disa persona, që ndryshe nga sa do duken, nuk do jenë aspak të sinqertë dhe të qeshur. Në punë do kërkoni vetë të bashkëpunoni me një koleg me më shumë përvojë sepse do mësoni mjaft prej tij. Financat do e kuptoni se po pakësohen me shpejtësi dhe do reflektoni për të marrë masa.

Shigjetari

Mërkuri dhe Hëna do ju bëjnë më të ndërgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të mos gaboni. Nëse keni një lidhje mos kërkoni shumë nga ai që keni në krah, por bëni fillimisht durim dhe së dyti hidhini sytë edhe nga vetja. Ju beqarët do ju joshin disa persona njëherësh dhe të gjithë do ju pëlqejnë. Në një moment do gjendeni në vështirësi se çfarë zgjedhjeje të bëni. Në punë vërtet keni humbur dinamizmin dhe ndonjë betejë, por do tregoni sot se luftën ende nuk e keni humbur. Reflektimi dhe këmbëngulja do ju çojë përpara. Sektori i financave do jetë më i mirë se dje.

Bricjapi

Sot do bëni të pamundurën të sqaroni situatat e paqarta dhe do zbuloni edhe disa të vërteta. Nëse keni një lidhje do i bëni pyetjet e duhura partnerit dhe do arrini të sqaroheni njëherë e mirë edhe për disa probleme që ju kanë dalë. Mbrëmja ka për të qenë shumë më e kënaqshme. Ju beqarët mund të merrni mesazhe nga disa persona për të dalë. Pa u nxituar, reflektoni dhe me pas vendosni. Në punë do jeni më të përqendruar dhe askush nuk do ju largojë dot nga objektivat që i kishit vënë vetes. Në planin financiar keni për të pasur më shumë fat dhe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

Ujori

Të kesh një ide për idealen është një gjë dhe të ëndërrosh sikur e jeton atë është një gjë tjetër. Sot duhet të jeni më të qartë me veten pasi kjo do ju mbajë larg lëndimeve. Nëse keni një lidhje do jeni të mbyllur dhe nuk do i thoni partnerit se cilat janë ato gjëra që do pëlqeni dhe ato që nuk do pëlqeni prej tij. Në këtë mënyrë nuk do kuptoheni si duhet dhe nuk do përjetoni kënaqësitë e menduara. Nëse jeni beqarë nuk do hidhni hapat e duhura për të konkretizuar ëndrrat. Në punë do i keni të gjitha kushtet për të ecur përpara, por do druheni e do keni frikë. Në planin financiar duhet të merrni masa sa pa qenë vonë.

Peshqit

Sot nuk do shqetësoheni për asgjë dhe do jeni përherë në mbrojtje. Nëse keni një lidhje nuk do përballeni me pengesa, përkundrazi shumicën e kohës do dashuroheni plot pasion me partnerin. Pasditja dhe mbrëmja  do jenë shumë të ngrohta. Ju beqarët do jeni magnetikë dhe do ja shprehni pëlqimin çdokujt pa u druajtur aspak. Në punë jo çdo gjë do jetë e vështirë, megjithatë për më tepër arritje do ju duhet më tepër përqendrim. Do i përmbyllni pak e nga pak të gjitha detyrat. Financat as nuk do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja do përkeqësohet. /dritare.net