Dashi

Dashi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të logjikshëm dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja shëndetësore do jetë goxha e mirë. Do jeni në formë të shkëlqyer pasi dini të kujdeseni për veten. Do konsumoni sa më shumë fruta dhe perime dhe çajin nuk do e ndani asnjë moment. Gjendja do mbetet e qëndrueshme edhe pse nuk do i bëni me kujdes llogaritë para se të shpenzoni.

Demi

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Sado që të mundoheni të bëni ndryshime sot nuk do ja arrini dot. Shumicën e kohës do ju pushtojë pesimizmi. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. E mira është të mos filloni tani asnjë lloj diete sepse nuk është momenti i përshtatshëm. Tani për tani duhet të forconi sa më tepër imunitetin. Sipas Dritare.net, financat do lenë shumë për të dëshiruar. Shmangni me çdo kusht shpenzimet e pamenduara mirë nëse nuk doni të vuani gjatë.

Binjakët

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Pas gjithë përpjekjeve që keni bërë së fundmi për të kthyer ekuilibrin, më në fund do ja dilni mbanë. Për sektorin shëndetësor do kujdeseni më tepër. Mos qëndroni në ambiente me lagështi dhe ajrosni sa më shumë shtëpinë. Mundohuni të shmangni edhe gjërat e kripura dhe turshitë që do iu sjellin probleme me stomakun. Buxhetin duhet ta keni më tepër kujdes. Kryeni vetëm shpenzimet e nevojshme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Gjatë kësaj dite do merrni vendime shumë të rëndësishme si në planin profesional ashtu edhe në atë personal. Të afërmit do ju ndihmojnë si me këshilla ashtu edhe me mbështetje fizike. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë kështu që kujdesuni më tepër për pjesët tuaja më delikate. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu që nuk do keni për çfarë te ankoheni. Do ju dalin të ardhurat për të kryer të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Luani

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Gjatë ditës së sotme do jeni shumë të ngarkuar moralisht dhe do dorëzoheni lehtësisht. Vështirësitë për ju do jenë të njëpasnjëshme. As gjendja fizike nuk do jetë e mirë. Jo vetëm që do ndiheni të lodhur dhe pa dëshirë për të bërë asgjë, por mund të keni edhe shqetësime nga stomaku dhe barku në tërësi. Mos abuzoni me pijet me gaz. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm për aq kohë sa ju të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Priten dite pozitive edhe në vazhdim.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Çdo gjë do varet nga sjellja juaj sot. Po nuk u treguat të kujdesshëm keni për t’u futur në probleme shumë serioze. Shëndeti nuk do jetë i keq, por duhet të bëni kujdes me teprimin e ushqimit. Stomaku do rëndohet, do shtoni në peshë dhe më pas do vijojnë problemet e tjera. Kujdes edhe me ndonjë ushqim që mund të jetë prishur. Me shpenzimet ka rrezik të jeni impulsivë dhe do bëni gabime të pafalshme.

Peshorja

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Dita e sotme jo vetëm që nuk do jetë negative, por në shumë momente mund të përjetoni edhe emocione të forta. Edhe shëndeti do fillojë të përmirësohet. Nuk do keni më shqetësime nga barku dhe as nga gryka. Kujdesi i treguat ditët e fundit ka dhënë goxha rezultat. Sipas Dritare.net, në planin financiar do ketë goxha tronditje. Kujdes me çdo hap sepse keni për të pasur probleme serioze më vonë.

Akrepi

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Herë pas here do meditoni sot dhe mund të gjeni edhe zgjidhje për disa probleme të vogla që keni pasur. Gjendja shëndetësore do jetë më e qëndrueshme. Nuk do jeni më aq në stres si më parë dhe nuk do keni më kollë të fortë. Mos kini frikë nga virozat e stinës sepse nuk do iu prekin. Në planin financiar tregohuni sa më vigjilentë sepse po filluan problemet nuk do dini nga t’ia mbani më pas.

Shigjetari

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Nuk do ndiheni shumë mirë shpirtërisht gjatë kësaj dite dhe nuk do merrni as guximin t’i ndryshoni gjërat. Motivimi do ju mungojë plotësisht. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Ankthi do iu bëjë të ndiheni pa dëshirë për të bërë asgjë dhe ndonjëherë do iu dridhet gjithë trupi. Edhe nëse keni shtuar në peshë nuk është momenti për dieta. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Bricjapi

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Gjatë kësaj dite do keni më shumë besim se gjërat do jenë më mirë në të ardhmen dhe do përçoni kudo gëzim. Shëndeti do jetë i mirë. Çdo organ do funksionojë si duhet dhe do keni energji të pashtershme. Ka mundësi që sot të kujdeseni edhe më tepër për anën estetike. Buxhetin do dini si ta organizoni në çdo moment dhe gjendja do vazhdojë të jetë e mirë. Mund të ndihmoni pak edhe familjarët.

Ujori

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Falë planetëve Mars dhe Saturn sot do keni një ditë shumë më të qëndrueshme dhe emocionuese. Shëndeti nuk do jetë i keq. Do dini si ta respektoni veten, do ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar dhe nuk do dilni në ballkon ndërkohë që koha është e keqe e me erë. Financat do jenë shumë të mira. Kryejini pa frikë shpenzimet e menduara.

Peshqit

Horoskopi i datës 27 mars 2020

Gjatë ditës së sotme do jeni më të ndjeshëm dhe do i vuani tej mase gjithçka që po ndodh rreth e rrotull. Sektori shëndetësor nuk do jetë i keq, por për çdo shqetësim të vogël do e lëshoi veten. Mundohuni të mos mendoni më të keqen dhe të mos merreni gjithë kohës me punë të rënda. Sektori i financave do jetë disi i mjegullt. Tregohuni të kursyer me shpenzimet.