Dashi

Dashi

Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë të sinqertë në çdo moment dhe kjo do ju favorizojë. Nëse jeni në një lidhje do futeni në një etapë shumë herë më të bukur se më parë. Çastet e lumtura do jenë më të shumta nga sa mund ta kishit menduar. Ju beqarët duhet të bëheni gati për ndryshime të mëdha e rrënjësore. Zemra juaj do rrahë fort. Në punë do jeni më kurajozë dhe nuk do ju trembin aspak sfidat. Gjërat kanë për t’iu ecur edhe më mirë nga sa mund t’i kishit ëndërruar. Me financat tregohuni sa më vigjilentë që të mundeni dhe mos jepni para të shumta hua sepse kur t’iu nevojiten ju askush nuk do ju ndihmojë.

Demi

Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat shumë shtruar dhe nuk do merakoseni për asgjë. Ju të dashuruarit nuk do jeni aspak kërkues, përkundrazi do mjaftoheni edhe me praninë e herëpashershme të partnerit. Ju beqarët do jeni më të disponueshëm për të realizuar takime dhe do kaloni një ditë vërtet të veçantë. Shumë gjera për ju do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Sipas Dritare.net, në punë do filloni projekte premtuese të cilat do ju çojnë në rezultatet që keni ëndërruar. Shumë do ju marrin si shembull. Me shpenzimet duhet të jeni më të kujdesshëm edhe pse gjendja për të thënë të vërtetën nuk do jetë e keqe.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do keni edhe me shume besim tek vetja dhe do dini si te veproni ne çfarëdolloj situate. Ju të dashuruarit do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme dhe marrëdhënia në çift do stabilizohet tej mase. Nëse do ishit treguar më herët kaq mirëkuptues gjërat nuk do kishin arritur këtu ku janë. Ju beqarët do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të bërë çdo gjë për ta ndryshuar statusin. Ka mundësi ta arrini sot atë që doni. Në punë do keni bashkëpunëtorë të shkëlqyer prandaj do i arrini shpejt të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Me shpenzimet mos u tregoni impulsivë nëse nuk doni të mbeteni pa asnjë para.

Gaforrja

Në përgjithësi do jeni me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do e merrni çdo gjë me pozitivizëm. Nëse keni një lidhje, yjet do ju bëjnë më euforikë dhe më shprehës. Emocionet kanë për të qenë edhe më të forta se më pare kështu që nuk do keni për çfarë të ankoheni. Ju beqarët do dashuroheni me personin e papërshtatshëm dhe shumë shpejt për ju do ketë trazira. Në punë disa kolegë mund t’iu bëjnë pak shantazh, por ju nuk duhet të bini pre. Qëndroni më të fortë dhe ruani krenarinë. Në planin financiar vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme, kështu që mos ngurroni të kërkoni ndihmë sa më parë.

Luani

Më në fund do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe do bëni disa zgjedhje të mira. Nëse jeni në një lidhje do ketë një përforcim të marrëdhënies tuaj dhe do ndiheni shumë herë më mirë nga më parë. Do i kuptoni disa gabime të bëra dhe pa u menduar dy herë do kërkoni falje. Nëse jeni vetëm ka rrezik të hezitoni të hidhni hapa dhe do refuzoni çdo ftesë. Në punë do jeni më të motivuar dhe do ju bindeni edhe urdhrave të eprorëve. Në përgjithësi gjërat do ju ecin si duhet. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, megjithatë me pak përkujdes dhe maturi mund t’ia dilni mbanë.

Virgjëresha

Pritet goxha progres gjatë kësaj dite dhe kjo falë mbështetjes së madhe të Hënës dhe Plutonit. Ju të dashuruarve gjërat do ju ecin mirë. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush do jetë e jashtëzakonshme. Disa persona të tretë do mundohen t’ua prishin harmoninë, por nuk do ja dalin dot. Ju beqarët nuk do keni aspak të reja në planin sentimental. Në punë, si kolegët ashtu edhe shefat, do ju dëgjojnë me kujdes dhe do i marrin seriozisht idetë tuaja. Buxhetin do e menaxhoni me vështirësi, por nuk do lejoni të lindin probleme.

Peshorja

Epe pse do zgjoheni duke pasur dyshime dhe frikë për gjërat që do iu ndodhin, sot gjithçka do ecë sipas planeve. Nëse keni një lidhje dhe deri më tani keni thurur ëndrra pafund, tashmë disa prej tyre do realizohen. Do ndieni lumturi pafund dhe shpesh nuk do ju besohet se jeni në realitet. Ju beqarët duhet t’i merrni për bazë këshillat e disa miqve të ngushte sepse ata do ju tregojnë rrugën e duhur. Në punë do e vlerësoni tej mase një koleg të vjetër dhe do pranoni të bashkëpunoni me të. Sipas Dritare.net, sektori i financave do jetë goxha i ndërlikuar dhe me zor do arrini të kryeni edhe shpenzimet më të domosdoshme.

Akrepi

Plutoni do ua qartësojë mendimet gjatë kësaj dite dhe do jeni edhe goxha të kujdesshëm. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e animuar. Do ndieni gjithë kohës emocione pozitive. Ju beqarët do keni vetëm disa flirtime, asgjë më shumë sesa aq. Do ju duhet të prisni ende disa kohë për të pasur ndryshime më të mëdha. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe të arsyeshëm në të njëjtën kohë. Këto cilësi do ju çojnë në majën e suksesit. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm për shkak të disa çështjeve me rëndësi që i keni mbyllur me sukses. Ja ka vlejtur mundimi.

Shigjetari

Në disa momente do ndiheni edhe në ankth sot, por nuk do e lëshoni tërësisht veten. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën që ta qetësoni atmosferën dhe të rivendosni harmoninë mes jush. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por nuk duhet të dorëzoheni për asnjë çast. Ju beqarët do tregoheni të pamatur dhe mund të pranoni disa ftesa nga persona intrigues. Në punë Marsi do ju vërë paksa nën presion, por Dielli nuk do ju lërë në baltë dhe do ua ndryshojë mendimet. Në planin financiar do i bëni me kujdes llogaritë dhe gjendja do mbetet e mirë. Nuk do keni aspak probleme për të kryer shpenzimet e nevojshme

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do doni të përjetoni emocione të veçanta dhe do jeni të bindur për vendimet që do merrni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft romantike dhe e veçantë. Marrëdhënia me partnerin do jetë aq e bukur saqë do ndiheni më të bekuarit nga yjet. Ju beqarët kot sa të mundoheni për ta ndryshuar statusin pasi yjet nuk do i keni në favor. Për punën do jetë një ditë dinamike. Vërtet do lodheni ama do merrni më në fund rezultatet e shumëpritura,. Në planin financiar nuk do keni vështirësi të mëdha, përkundrazi me pak përkujdes e maturi do ja dilni.

Ujori

Venusi do bëjë të pamundurën sot që t’iu ndihmojë të qetësoni situatat e ndera. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e trazuar dhe shpesh e mbushur me debate të. Do ndiheni aq keq ndonjëherë saqë do e mendoni edhe ndarjen. Ju beqarët nuk do keni asnjë ndryshim në statusin tuaj, por kjo nuk do iu mërzitë aspak. Në punë do nënshkruani një kontratë të re shumë më të rëndësishme se ajo që keni pasur më parë. Në planin financiar duhet të bëni çdo gjë për t’i zgjidhur sa më parë problemet sepse po i latë pas dore situata do përkeqësohet.

Peshqit

Nuk do ndiheni asnjë moment keq gjatë kësaj dite përkundrazi frymëzimi nuk do ju mungojë asnjë çast. Nëse keni një lidhje jeta sentimentale do jetë e adhurueshme. Që në mëngjes e deri në mbrëmje kur të flini, do përjetoni vetëm kënaqësi dhe emocione pozitive. Ju beqarët do preferoni ta kaloni kohën e lirë pranë miqve të ngushtë dhe do ndiheni të plotësuar edhe ashtu. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do e bëni çdo gjë me plane. Mundet të fitoni edhe më shumë para se kolegët. Në planin financiar nuk do ju dalin aspak të papritura sepse aftësia juaj menaxhuese dhe largpamësia që keni nuk do e lejojë këtë gjë. /dritare.net