Dashi

Dashi

Shumë gjëra nuk do ju ecin aq mirë sa i kishit menduar sot dhe do ndiheni keq herë pas here. Ju të dashuruarit do jeni tej mase të zënë me punë dhe ka mundësi ta lini pas dore partnerin. Kjo mund ta përkeqësoje marrëdhënien mes jush. Mundohuni t’ia sqaroni situatën sa më shpejt. Ju beqarët do takoni disa persona interesantë me të cilët mund të filloni edhe lidhje emocionuese. Në punë duhet t’i organizoni mire gjërat dhe të fokusoheni tek ato më kryesoret. Lërini për më vonë të tjerat që nuk janë urgjencë. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta për hapat që duhet të hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Demi

Dita nuk do ju duket shumë e mirë që në mëngjes, por me kalimin e orëve Dielli do ua ngrohë zemrën e do ua qartësojë shikimin. Ju të dashuruarit do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe më në fund do bini dakord t’iu vini njëherë e mirë kapak problemeve të së shkuarës. Një fllad i ri do fryjë sot. Ju beqarët do keni vetëm disa takime të cilat mund të sjellin asgjë më shumë sesa ndonjë lidhje kalimtare. Sipas Dritare.net, në punë do ju rikthehet motivimi dhe do jeni shumë më në formë se më parë. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet në mënyrë të habitshme.

Binjakët

Venusi dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të keni një ditë më të bukur sot. Edhe jeta shoqërore do ketë rëndësinë e saj. Nëse keni një lidhje kjo e sotmja ka për të qenë pasionante dhe e mbushur me kënaqësi pafund. Nëse nga ana tjetër keni pasur probleme serioze kohët e fundit, nuk do buzëqeshin aq sa do donit. Ju beqarët duhet thjesht të tregoheni pak më të hapur dhe çdo gjë do ju rrjedhë për mrekulli. Në punë do tërhiqeni nga një aktivitet i ri, por nuk do e lini pas dore detyrën që iu është dhënë më parë. Do arrini rezultate të mira kudo. Buxheti do jetë i mirë, kështu që pa frikë mund të bëni edhe ndonjë investim.

Gaforrja

Do ecni me parime gjate gjithë kësaj dite dhe do mundoheni të vendosni rregull në jetën tuaj. Më në fund ju të dashuruarit nuk do jeni më xhelozë sa më pare dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet nga ora në orë. Mbrëmja do jetë fantastike. Ju beqarët do filloni aventura pasionante dhe nuk do kërkoni asgjë më shumë sesa aq. Në punë mos kërkoni të impononi idetë tuaja dhe mos u bëni ziliqarë për kolegët. Secili ka riskun e tij, por duhet bërë durim. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë duhet të shpenzoni me shumë kujdes që situata mos ju dalë shpejt jashtë kontrollit.

Luani

Hëna do ju bëjë të paqëndrueshëm emocionalisht gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me vështirësi të shumta. Në goxha momente do debatoni edhe ashpër me atë që keni në krah dhe do mbani kokën mënjanë. Ju beqarët do keni sukses në dashuri dhe zemra do ju mbushet plotësisht. Në planin profesional përgatituni për trazira dhe divergjenca me kolegët. Në fakt edhe ju do keni fajin tuaj dhe sa më shpejt ta pranoni aq më mirë do jetë. Buxhetin organizojeni me kujdes sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të mos ëndërroni shumë sepse realiteti mund të mos ju pëlqejë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë gjithë kohës e mbrojtur nga yjet. Do flisni hapur dhe do i zgjidhni më në fund disa pengje të cilat nuk ju kanë lënë të qete deri më tani. Ju beqarët do afroheni me disa persona, por nuk është e thënë që të hidhni menjëherë hapa. Gjithçka do varet prej jush. Në punë do arrini të përfundoni ato që keni menduar. Komunikimi dhe këmbëngulja do jetë pikat kyçe që do ju çojnë atje ku doni. Financat do kenë goxha përmirësime kështu që do ja lejoni vetes shpenzimet e menduara.

Peshorja

Gjatë kësaj dite mund të kaloni edhe disa momente të vështira, por nuk duhet ta lëshoni veten menjëherë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ndjeshëm dhe mund të lëndoheni me gjënë më të vogël që mund t’iu thotë partneri. Sido që të jetë në mbrëmje gjendja do normalizohet. Nëse jeni beqarë do keni nevojë për më shumë kohë para se të hidhni hapa. Në punë keni për të marrë propozimin që keni pritur prej kaq kohësh dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Do ndiheni më mirë në pozicionin e ri. Sipas Dritare.net, në planin financiar mendoni për të ardhmen para se të hidhni çdo lloj hapi. Në një moment mund t’iu nevojiten shuma të majme.

Akrepi

Nëse tregoheni më të matur e më të logjikshëm gjatë kësaj dite, do përfitoni shumë. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos e kritikoni për çdo gjë partnerin tuaj sepse për disa gjëra as ai nuk ka faj. Ju beqarët nuk duhet të abuzoni me joshjen sepse keni për të krijuar një opinion të keq të vetes dhe nuk do mundni dot të filloni lidhje të qëndrueshme më pas. Në punë duhet të tregoheni më të shkathët sepse përndryshe dikush tjetër do përfitojë nga dobësia juaj. Buxhetin do e ekuilibroni shpejt edhe pse për të thënë të vërtetën do jenë disa miq ata që do iu ofrojnë ndihmë pa kushte.

Shigjetari

Ka shumë gjasë që sot të eksperimentoni gjëra të reja dhe ta bëni çdo moment më emocionues. Për ju që jeni në një lidhje, e sotmja do jetë e begatë. Bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe realizmi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do jeni tej mase të ndjeshëm dhe mund të hidheni në krahët e atij që do ju thotë disa fjalë të ëmbla pa menduar gjatë. Në punë, për të arritur rezultatet që doni duhet të ndiqni një disiplinë shumë strikte. Hiqni dorë edhe nga disa zakone që ju shpërqendrojnë. Në planin financiar do merrni këshilla të vyera nga disa specialistë të fushës dhe do ndiheni më të qetë.

Bricjapi

Mundohuni të mbani gojën gjatë kësaj dite dhe të mos tregoni gjërat që keni programuar të bëni. Zemra juaj është tashme e zënë? Jupiteri do përkujdeset që të kaloni një ditë fantastike pranë atij që dashuroni dhe nuk do i prekni fare temat delikate. Ju beqarët do jeni në humor të keq dhe ka rrezik t’iu përgjigjeni keq disa personave që do tentojnë t’iu joshin. Në punë do jeni shumë luftarakë dhe me besim tek vetja. Nuk do ndaleni për asnjë moment dhe do arrini ku doni. Në planin financiar kryejini me maturi dhe kujdes shpenzimet në mënyrë që gjendja të mbetet ende e qëndrueshme.

Ujori

Çdo gjë ka për t’iu ecur mirë gjatë kësaj dite. Do keni ide të shkëlqyera, do jeni kreativë dhe do vini në zbatim gjithçka që do mendoni. Ju të dashuruarit duhet të bëheni gati për diçka shumë ndryshe nga zakonisht. Partneri do iu surprizojë në një mënyrë që as nuk do e prisni. Ju beqarët do dashuroheni si adoleshentë pas dikujt dhe do ju duket vetja të plotësuar. Në punë gjithçka do ndryshojë për mirë dhe ju do merrni frymë më lirisht se zakonisht. Kolegët le të pëlcasin nga inati. Në planin financiar nuk do keni shumë vështirësi, megjithatë e mira është që para se të kryeni shpenzime t’i bëni me kujdes llogaritë.

Peshqit

Merrini gjërat sa më shtruar sot dhe nuk kanë për t’iu dalë aspak probleme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë më e qetë se më parë. Do jeni optimistë dhe largpamës në çdo moment. Ju beqarët nuk duhet të hidhni hapa menjëherë sapo të njiheni me disa persona sepse do pendoheni rëndë. Në punë, nëse kolegët nuk iu japin mbështetje, mendoni të gjeni vetë një zgjidhje. Ju jeni të mençur dhe me siguri do gjeni zgjidhjen më të mirë të mundshme. Do ju duhet vetëm pak më shumë durim. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani të stabilizuar sepse përveç dëshirës së madhe për shpenzime do ju duhet të ndihmoni edhe disa të afërm. /dritare.net