Dashi

Dashi

Neptuni dhe Plutoni do ndikojnë njëkohësisht gjatë kësaj dite duke vënë në pikëpyetje shumë gjëra. Nuk do jeni të bindur për asgjë dhe do bëni gabime. Nëse keni një lidhje bëni shumë kujdes të mos tundoheni nga një aventurë kalimtare sepse ajo do e dëmtojë së tepërmi lidhjen tuaj aktuale. Ju beqarët do realizoni një takim mjaft interesant, por që do jetë më shumë një tërheqje fizike sesa ndjenja të vërteta. Gjithsesi ju do ndiheni mirë. Në punë do tërhiqni simpatinë e kolegëve, megjithatë ju nuk do ndiheni shumë të kënaqur me ato që do arrini. Tek financat nuk do ketë ndikim të madh planetar. Ekuilibri do jetë i qëndrueshëm dhe kjo falë Plutonit dhe Saturnit.

Demi

Gjatë kësaj dite do keni shumë imagjinatë dhe do e ndryshoni atmosferën që ka mbizotëruar. Asgjë nuk do arrihet pa pengesa, por rëndësi ka që do ja dilni. Për ju të dashuruarit do ketë kënaqësi pafund. Do jeni sensualë dhe në disa momente do ngjiteni edhe në qiellin e shtatë së bashku me atë që keni në krah. Më në fund edhe për  ju beqarët do ketë një takim vendimtar çka do i japë një tjetër drejtim jetës suaj. Personi do jetë ose i shenjës së dashit ose i luanit. Sipas Dritare.net. në punë do jeni shumë të devotshëm dhe nuk do e keni aspak problem të qëndroni edhe më gjatë për të përfunduar atë që keni nisur.  Plutoni do kujdeset për financat kështu që juve do iu duhet vetëm t’i organizoni më mirë.

Binjakët

Dita e sotme do jetë e qetë dhe pa ndonjë emocion të madh. Do jeni shumicën e kohës pasivë dhe pa dëshirë për të ecur përpara. Jetës tuaj në çift do i mungojë paksa alegria. Ose do ndiheni pa dëshirë për të bërë diçka ose do zgjoheni me nerva dhe do debatoni për çdo gjë me partnerin. Ju beqarët nuk do doni të filloni lidhje serioze pasi do josheni vetëm nga aventurat momentale. Në punë duhet të përvishni mëngët dhe të përmbushni çdo detyrë që ju kërkohet. Mos thoni asnjëherë jo pa e provuar fillimisht. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por goxha inkurajues. Gjendja e financave ka për të shumë herë më e mirë nga më parë.

Gaforrja

Do jeni shumë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do arrini të zgjidhni edhe vështirësitë që ju kanë dalë së fundmi. Ju që keni një lidhje do bëni përpjekje të mëdha për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Do jeni të gatshëm edhe të hiqni dore nga disa gjëra të shtrenjta që më parë nuk keni mundur kurrë. Nëse jeni beqarë do hallakateni kot së koti me disa persona pa vlerë dhe do humbisni disa mundësi të vyera. Në punë do doni ta bëni çdo gjë me korrektësi dhe do shqetësoheni në momentet kur gjërat të mos ju ecin si duhet. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme kështu që mundohuni t’i frenoni sa më shumë shpenzimet.

Luani

Ka mundësi që Hëna t’iu nxitë të izoloheni gjatë kësaj dite. Do keni më shumë nevojë për qetësi për të reflektuar mbi të ardhmen. Për ju që keni një lidhje nuk do ndodhë asgjë e rëndësishme. Vetëm Marsi do ketë një ndikim indirekt dhe mund të provokojë disa keqkuptime fatmirësisht pa pasoja të rënda. Ju beqarët do filloni kërkimin e zemrave. Gjithë mundi juaj do të shpërblehet dhe do keni sukses. Në punë Dielli do favorizojë një projekt që e keni shumë për zemër, por që deri më sot nuk keni mundur ta realizoni dot. Për sa iu përket financave nuk do ketë përmirësime të ndjeshme megjithatë mundohuni të mos shpenzoni shumë që situata mos përkeqësohet.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak imagjinata dhe do buzëqeshni përherë. Në këtë mënyrë gjërat kanë për t’iu ecur edhe më mirë. Jeta juaj në çift do jetë më e animuar dhe më e këndshme se kohët e fundit. Nëse keni pasur debate do gjeni mënyrën e duhur për të ndrequr situatën. Ju beqarët që shkoni “lule me lule” duhet të merrni masa dhe nuk duhet të pranoni çdo lloj ftesë që do iu bëhet. Në punë mund të keni disa dyshime për veten sidomos nëse do iu duhet të punoni në ekip, por në fakt do ja dilni mbanë me sukses. Financat do pakësohen. Duke dashur të ndryshoni gjithë pamjen e jashtme do shpenzoni pa u menduar derisa t’i boshatisni xhepat.

Peshorja

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të keni probleme, megjithatë sensi juaj i humorit do ju bëjë ta kaloni gjithçka më me lehtësi. Askush nuk do e kuptojë se çfarë do ndieni në brendësi. Ju të dashuruarit, nuk do i shihni gjërat shumë qartë dhe mund të hidhni disa hapa të gabuara. Nëse keni për të marrë vendime, shtyjini për më vonë. Ju beqarët do filloni dashuriçka afatshkurtra, por tejet emocionuese. Çdo gjë do jetë ashtu si e keni ëndërruar. Sipas Dritare.net, në punë do lodheni shumë dhe do e ulni rimin. Nuk do jeni më aq produktivë sa më parë. Në planin financiar mundohuni të gjeni zgjidhje sa më të shpejta për problemet nëse nuk doni që situata të rëndohet.

LEXO DHE :  Ngrihen 70 çardra për familjet e prekura nga tërmeti në Fushë Krujë

Akrepi

Për shkak të ndikimit të njëhershëm të Mërkurit dhe Uranit humori juaj do ndryshojë shpesh sot. Nëse jeni në një lidhje, do keni frikë të flisni hapur për çdo gjë dhe në disa momente do ju duket sikur marrëdhënia me partnerin nuk ka për të qenë asnjëherë ashtu si e keni menduar. Ju beqarët nuk do jeni në humor shumë të mirë për të joshur e për të filluar lidhje. Në punë do keni shpirtin e revoltës dhe do i kërkoni me ngulm të drejtat tuaja. Deri në fund të ditës gjithçka do jetë zgjidhur. Gjendja financiare do mbrohet nga Venusi dhe për asnjë nuk do gjendeni në vështirësi. Vazhdoni me të njëjtën mënyrë menaxhimi.

Shigjetari

Mos bëni gjëra të pamenduara gjatë kësaj dite sepse keni për t’u penduar. Me shumë mundësi do përballeni me sfida shumë të vështira dhe nuk do jeni në gjendje të bëni zgjedhjen e duhur. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të keni konflikte të njëpasnjëshme, por si për çudi në një moment gjithçka do të shuhet dhe do iu duket sikur nuk ka ndodhur asgjë. Falë mbështetjes së Diellit, ju beqarët do kaloni një dite të bukur dhe të mbushur me dashuri. Perspektivat edhe për të ardhmen do jenë të mira. Në punë, formimi i mirë që keni dhe eksperienca do ju çojnë atje ku doni. Bëni vetëm pak durim. Tregohuni të matur me shpenzimet që do bëni dhe do i rregulloni problemet financiare.

Bricjapi

Me Uranin pranë sot do përballeni edhe me momente të vështira, por do i kaloni. Do jeni kritikë ndaj çdokujt që do iu kundërshtojë pa fakte dhe vetëm sa për t’iu bërë të ndiheni keq. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj në çift nuk iu jep kënaqësitë që dëshironi, duhet të bëni hapin e parë dhe të flisni me atë që keni në krah. Përpjekja juaj do të kompensohet nga yjet. Ju beqarët do keni takime, por nuk do vendosni menjëherë duke qenë se po kërkoni një dashuri të forte jo një aventurë. Në punë ka mundësi që situata të jetë e ndërlikuar kështu që mund të bëni edhe gabime të njëpasnjëshme. Buxheti nuk do të rritet. Mënyra e vetme për t’i përmirësuar financat është të punoni me vendosmëri.

Ujori

Do jeni shumë të pamatur gjatë kësaj dite dhe herë pas here do bëni gabime të pafalshme. Do pendoheni shpejt ama hapat e gabuara do i keni hedhur tashmë. Nëse jeni në një lidhje rrezikoni të keni zënka të rënda të cilat mund të shkojnë edhe deri në ndarje. Nga ana tjetër nëse lidhja juaj është shumë e fortë do keni vetëm tronditje të vogla. Ju beqarët më në fund do jeni të vendosur të krijoni një lidhje të qëndrueshme pasi do gjeni dikë interesant. Në punë do e mundoheni ta bëni çdo gjë me kujdes të madh, por do ju mungojë saktësia. Fati do jetë në anën tuaj në planin financiar. Saturni do jetë planeti që do iu mbështesë fort.

Peshqit

  • Nuk pritet një ditë e begatë për ju dhe shpesh madje do gjendeni në vështirësi goxha të mëdha. Nëse jeni në një lidhje debatet dhe konfliktet do të shtohen. Ju keni shumë dëshirë të dominoni mbi tjetrin dhe atij që keni në krah i ka ardhur në majë të hundës. Pasojat në fakt do bien të gjitha tek ju pavarësisht se tani nuk e kuptoni. Ju beqarët do përjetoni çaste të nxehta dhe pasiononte edhe pse do jenë të shkurtra. Përfitoni sa më shumë nga jeta. Në punë era do fryjë në drejtimin tuaj. Falë një bashkëpunëtori të vjetër mund të arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Me menaxhimin e financave do merreni më shumë sepse do mendoni edhe për të ardhmen tuaj. /dritare.net