Dashi

Dashi

Nuk do jetë nevoja të jepni shpjegime për çdo gjë gjatë kësaj dite, por bëni atë që mendoni dhe mendoni me pozitivizëm. Ju që jeni në një lidhje do kaloni një ditë më të bukur se më parë. Do jeni me humor të mirë dhe do e toleroni më tepër atë që keni në krah. Ju beqarët që kërkoni të krijoni familje, merrini gjërat shtruar. Gjatë kësaj dite do i keni mundësitë për të gjetur një person vërtet të këndshëm. Në punë kolegët do ju kenë gjithmonë frymëzim dhe pikë mbështetjeje. Do keni me të vërtetë aftësi për t’u adhuruar dhe nuk do lodheni asnjë moment. Po vazhduat kështu keni për të arritur shpejt shumë lart. Jupiteri do ua mbrojë financat dhe do tregoheni të kursyer me shpenzimet.

Demi

Humori juaj do jetë i zi gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot ta përmbani veten sado të mundoheni. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni shumë mirë dhe atmosfera në çift nuk do jetë mjaftueshëm e ngrohtë. Në çdo moment bëni kujdes me ato që do i thoni partnerit. Ju beqarët do kaloni një ditë harmonike e plot ngjyra. Ka mundësi që të takoni edhe dikë të veçantë, kjo do varet nga ju. Në punë dielli do ju bëjë më kokëfortë dhe nuk do pranoni të toleroni asnjë moment. Në fakt ky do jetë një gabim me goxha pasoja për të ardhmen tuaj. Sipas Dritare.net, në planin financiar mendohuni mirë para se të bëni çfarëdo lloj veprimi sepse secili prej tyre do ndikoje tek e ardhmja.

Binjakët

Marsi nuk do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë do ndiheni të shpërqendruar pa situr në cilin drejtim të ikni. Për ju që jeni në një lidhje më në fund do të mbarojë edhe rutina e jetës suaj. Do hyni në veprim dhe ambienti do ngrohet akoma më tepër. Ju beqarët do pëlqeni jashtë mase dikë. Bëni atë që iu thotë zemra pa menduar për të tjerët. Në fund të fundit është jeta juaj. Në punë nuk do ndaleni për asnjë çast dhe do doni t’iu tregoni të gjithëve sesa të aftë jeni. Askush nuk do mundet t’iu konkurrojë dhe do jeni të pazëvendësueshëm ne sektorin tuaj. Edhe pse e dini që nuk është mirë të shpenzoni pa masë nuk do i vini dot fre vetes suaj. Ka mundësi të përballeni me vështirësi.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite duhet të bëni një bilanc për gjithçka që keni kaluar dhe për probleme që keni pasur. Në këtë mënyrë do e keni edhe më të lehtë të zgjidhni çdo gjë. Në jetën tuaj në çift do ketë përmirësime të ndjeshme. Klima do fillojë të ngrohet dalëngadalë dhe do ia kaloni më së miri me partnerin tuaj. Ju beqarët më në fund do ndiheni të plotësuar. Gjithsesi mos u ndikoni nga emocionet dhe mos bëni gjëra të pamenduara mirë. Në punë shefat do ju përgëzojnë për gjithçka keni arritur dhe do ju rritet pak mendja. Kujdes mos dilni nga realiteti sepse do keni probleme më vonë. Konfigurimi yjor tregon se edhe financat do shkojnë mirë. Kryeni transaksionet e duhura dhe menaxhojeni mirë buxhetin.

Luani

Edhe pse në përgjithësi keni tendencë të kundërshtoni këdo dhe t’iu dalë e juaja, sot gjërat kanë për të qenë ndryshe. Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm e më të duruar. Jeta juaj në çift do jetë e mbrojtur gjithë kohës. Do ia kaloni mirë dhe do përjetoni emocione të këndshme. Jeta sentimentale për ju beqarët do të influencohet nga Venusi. Do keni takime të papritura me persona që ia vlen t’i kesh pranë. Mos e humbni mundësinë për asnjë lloj arsyeje. Në punë nuk do ju pëlqejë të zbatoni plane, por do i bëni gjërat ashtu si do mendoni për momentin. Kjo gjë nuk do ju pëlqejë shefave sepse ata do kenë frike se ju mund të prishni gjithçka. Tregojini atyre të kundërtën. Financat do jenë delikate. Mos shpenzoni asnjë lek më tepër sesa ua mban xhepi në mënyrë që mos bini në humnerë.

Virgjëresha

Shumicën e kohës kjo ditë do jetë disi konfuze dhe nuk do arrini dot të realizoni çdo gjë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje filloni të diskutoni më shumë me partnerin tuaj dhe merrni vendime që janë në të mirën e të dyve. Mos u nxitoni për asgjë dhe mos kërkoni të impononi mendimet që keni. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim të çuditshëm, por që shumë shpejt do japë fryte mjaft të ëmbla. Në punë nuk do dini si të veproni në shumë situata dhe mund të rrëzoheni. Kolegëve ziliqarë do i bëhet shumë qejfi për këtë gjë. Mos merrni rreziqe të kota me financat sepse më shumë sesa të fitoni do humbni. Përmirësimi do ndodhë edhe pse ngadalë. Bëni durim.

Peshorja

Do jeni më kreativë gjatë kësaj dite dhe keni për të kaluar një ditë shumë më pozitive nga sa keni menduar. Për ju që keni një lidhje do jetë një nga më të mira që keni kaluar kohët e fundit. Planetët premtojnë momente të lumtura dhe pasion me shumicë kështu që shijojeni sa të mundni. Nëse jeni beqarë mos kërkoni shumë lart dhe mos e mbani hundën përpjetë sepse askush nuk do i kthejë sytë nga ju. Tregohuni më të thjeshtë dhe do dilni të fituar. Sipas Dritare.net, në punë do dini mirë si t’i formuloni idetë dhe do jeni më të besueshëm. Përgatituni të merrni edhe propozime që do ju lenë me gojë hapur. Duhet të mendoheni mirë në planin financiar para se të veproni sepse situata do jetë pështjelluese.

Akrepi

Për të ruajtur një atmosferë sa më të ngrohtë sot e mira është të bëni pak më shumë lëshime dhe të jeni më të kujdesshëm. Nëse keni një lidhje herë pas here do jeni nën presion për hapat që duhet të hidhni sepse partneri do ju bëjë propozime dhe do presë përgjigje. Këshillohuni njëherë me miqtë. Nëse jeni beqarë do e hapni zemrën dhe do pranoni të shoqëroheni me personat që ju kanë simpatizuar prej kohësh. Në planin profesional do merrni vendime sot. Ambicia në fakt nuk do ju lërë që të dorëzoheni përballë pengesave që do ju dalin. Sektori i financave do pësoje disa tronditje të vogla për shkak të investimeve të nevojshme që duhet të kryeni.

Shigjetari

Do jeni shumë më të organizuar se zakonisht gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do ju ece më lehtësisht. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë prioritet. Do hiqni mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do bashkëpunoni më tepër me atë që keni në krah. Ju beqarët nuk do filloni ndonjë histori sepse nuk do ndesheni me ndonjë person interesant. Është më mirë të mos nxitoheni. Në punë do angazhoheni me mish e me shpirt për të bërë më të mirën dhe për të nderuar shefat që ju kanë besuar pafundësisht. Do jeni shume profesionistë. Me financat do tregoheni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Shlyeni edhe borxhet po të keni mundësi.

Bricjapi

Ka mundësi të tregoheni të pamatur gjatë kësaj dite dhe të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse jeni në një lidhje dhe ajo deri tani ka qenë e qetë e pa probleme, sot do kaloni një ditë të dyzuar. Nga njëra anë do keni momente të ngrohta dhe nga ana tjetër do bëni debate që do iu mërzitin. Tregohuni të matur me gjithçka. Nëse jeni ende beqarë, planetët do bëhen bashkë dhe do provokojnë dashuri me shikim të pare. Në punë mos i besoni askujt tjetër përveç vetes sepse do ju nxitin të futeni në rrugë të gabuara e pa dalje. Të ardhurat do të rriten mjaft vetëm se ju nuk duhet të shpenzoni shumë.

Ujori

Do përshtateni me çdo situatë sot dhe do kërkoni gjithë kohës vetëm qetësinë. Bëni vetëm kujdes nga disa persona të shenjës së Binjakëve që do duan t’ua prishin planet. Marrëdhënia në çift do jetë e mirë dhe secili prej jush do respektojë të drejtat e tjetrit. Mundohuni të tregoheni edhe pak më të arsyeshëm nëse doni të arrini harmoninë absolute. Ju beqarët do keni takime, por lidhjet që do kenë fillesat sot nuk do shkojnë gjatë. Bëni kujdes. Sipas Dritare.net, në punë do jeni paksa nervozë nëse keni për të filluar një detyrë të re. Disa fjalë të shefave do jenë ato që do ju qetësojnë. Mos u ndikoni nga askush për të bërë shpenzime marramendëse sepse gjithçka do jetë në disafavorin tuaj dhe buxheti do ketë probleme.

Peshqit

Do keni intuitë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do ndjeni paraprakisht disa gjëra. Nëse keni një lidhje herë pas here do gjendeni në situata të tensionuara. Në vend që të ulërini dhe të merrni vendime përfundimtare, më mirë mbani pak distancë dhe reflektoni me kujdes. Ju beqarët ka mundësi ta lëshoni tërësisht veten para një personi që nuk keni shumë që e keni njohur. Në punë duhet të bëni akoma më shumë përpjekje dhe të tregoheni profesionalë për të arritur atje ku keni menduar. Mbani mend që shkallët ngjiten një e nga një. Në planin financiar do ju mbështesë fort Urani dhe gjendja do mbetet e mirë. /dritare.net