Dashi

Dashi

Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni më të kujdesshëm pasi mund të përballeni me probleme të mëdha. Jo çdo gjë do jetë ashtu siç duket. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë shumë e turbullt. Do fryjnë stuhi të fuqishme dhe të rrallë do jenë ata që do dalin prej tyre pa u dëmtuar. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur për të ndryshuar statusin tuaj, kështu që do refuzoni edhe ftesat që do iu bëhen. Në punë do gjendeni në situata të vështira dhe vetëm falë ndihmës së kolegëve mund të dilni. Detyrave që do iu jepen nuk do ua gjeni dot fillin. Në planin financiar duhet të zgjidhni sa më shpejt problemet që ju kanë dalë.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni tejet kapricozë dhe do doni të provoni gjëra të reja në çdo moment. Ju që jeni në një lidhje do keni një dëshirë të papërmbajtur për t’i bërë gjërat sa më serioze. Do flisni hapur me njëri-tjetrin dhe do gjeni gjuhën e përbashkët. Ju beqarët do e keni goxha të vështirë ta joshni atë që pëlqeni kështu që duhet të bëni durim edhe për pak ditë. Sipas Dritare.net, në punë duhet fillimisht t’i siguroni gjërat para se të veproni sepse me pas gjithçka ka për të qenë më e lehtë. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi apo tronditjeje. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli.

Binjakët

Gjatë kësaj dite shpesh nuk do i përmbani dot emocionet dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Nëse keni një lidhje, mos kërkoni të jeni dominues ndaj partnerit sepse do përballeni me probleme e debate të forta. Mundohuni të bashkëpunoni sa më tepër dhe t’i merrni gjërat qetësisht. Ju beqarët ka mundësi të realizoni takimet e ëndërruara, por nuk duhet të nxitoni për asgjë. Në punë duhet të sakrifikoni edhe oraret e pushimit për të arritur atje ku doni. Vërtet mund të lodheni, por rezultatet që do arrini do jenë të jashtëzakonshme. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe edhe sikur gjendja të jetë e shkëlqyer.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do jeni shpesh në ankth dhe nuk do dini çfarë të bëni. Nëse jeni në një lidhje, mos kërkoni gjëra jashtë logjikes sepse do mërziteni pamasë kur partneri të mos ua plotësojë dot. Më e mira është të qëndroni gjithë kohës me këmbë në toke. Ju beqarët do ëndërroni gjithë kohës dhe do ndiheni mirë me ëndrrat tuaja. Në realitet nuk do ketë asgjë te re. Në punë çdo gjë do ju duket e vështirë fillimisht, por duke u përpjekur dhe duke qenë të motivuar keni për t’ia dalë mbanë. Do kënaqeni dhe do e kuptoni se në fakt jeni të zotët. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse gjendja nuk do jetë aspak e kënaqshme.

Luani

Mundohuni të ruani vetëkontrollin gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë që do iu ecin gjërat. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë ndryshe nga të tjerat. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi pranë të dashurit të zemrës dhe mund të merrni edhe vendime të mëdha. Ju beqarët do e mbani kokën pas dhe nuk do ua vini veshin ftesave që do iu bëhen. Në punë do iu ofrohen mundësi të shkëlqyera të cilat do ju ndihmojnë të shtoni edhe të ardhurat. Me financat tregohuni sa më vigjilentë që të mundeni nëse nuk doni tronditje.

Virgjëresha

Planetët nuk do i keni në favor gjatë kësaj dite dhe në disa momente mund të gjendeni edhe në situata delikate. Nëse keni një lidhje ka rrezik të mos i qëndroni besnikë partnerit tuaj sepse një person shumë joshës do flirtojë me ju dhe nuk do ju shqitet. Në fakt ky do jetë një gabim me pasoja të renda për të ardhmen. Ju beqarët nuk duhet të jepni përgjigje të menjëhershme pas propozimeve që do merrni sepse mund të gaboni. Në punë nuk do ju mungojë aspak energjia dhe do jeni të pandalshëm. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe gjendja do mbetet e mirë.

Peshorja

Çdo gjë do zbukurohet sot dhe Dielli do ua ndriçojë mendjen. Për ju të dashuruarit vështirësitë do zhduken si me magji dhe optimizmi do mbizotërojë në çdo moment. Do jeni gjithë kohës të buzëqeshur dhe plot alegri. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe nuk do guxoni as të dilni për takime. Ky do jetë një gabim, por nuk do e keni vetë në dorë. Sipas Dritare.net, në punë intuita do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për çdo gjë. Do ecni me rritmë të shpejta dhe nuk do lodheni shumë. Në planin financiar vështirësitë do jenë ende të mëdha. Kujdes me çdo hap që do hidhni.

Akrepi

Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për t’u përmirësuar tej mase. Për gabimet e bëra nuk do keni druajtje të kërkoni edhe falje. Ju beqarët hapeni sa më parë zemrën tuaj sepse vetëm ashtu do e ndryshoni statusin. Në punë kushtet janë goxha të mira kështu që gjithçka do e bëni në qetësi të plotë. Po u bashkuat edhe me disa kolegë do arrini edhe më tepër. Buxheti do ketë ende nevojë për përkujdes. Mos kryeni shpenzime për gjëra qejfi sepse nuk është momenti.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do keni shumë nevojë që t’iu përgëzojnë për ato që do arrini dhe kjo gjë do ju shtyjë të ecni edhe më përpara. Për ju që keni një lidhje, kjo e sotmja do jetë një nga ditët më të entuziazmuara të muajit. Do dashuroheni ashtu si do e ndieni dhe do përgatisni edhe surpriza emocionuese për njëri-tjetrin. Ju beqarët gjithashtu do filloni histori dashurie pasionante që do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në punë do jeni goxha pozitivë dhe do e merrni me optimizëm edhe detyrën më të vështirë. Buxheti do mbetet njësoj kështu që për të mos pasur tronditje të forta shmangni çdo investim.

Bricjapi

Do jeni shumë tekanjozë gjatë kësaj dite. Gjërat për fat të keq nuk do ju ecin si i kishit menduar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha e trazuar dhe e mbushur me debate të forta. As ju dhe as partneri nuk do tregoheni të logjikshëm. Ju beqarëve do iu ndodhin gjërat si me magji dhe në fund të ditës do filloni lidhjen e ëndërruar. Në punë sado të ndiqni strategji të mira nuk keni për ta përfunduar në kohë detyrën e dhënë. E gjithë kjo nga gabimet që keni bërë më parë. Me financat rekomandohet shumë përkujdes sepse po filluan vështirësitë nuk do jetë e lehtë të kalohen pa u lënduar.

Ujori

Gjatë kësaj dite nuk do keni as kohë të mërziteni pasi gjërat kanë për t’iu ecur për së mbari. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj ka qenë delikate kohët e fundit, edhe sot gjendja do mbetet e njëjtë. Partneri do ndikohet shumë nga personat që e rrethojnë dhe mund t’iu thotë gjëra të gabuara. Ju beqarët do filloni një romancë të bukur dhe të veçante. Në punë do ju propozohet diçka e rëndësishme që do ju mbushë me frymë. Mezi e keni pritur atë moment. Në planin financiar yjet do ju bëjnë të pamatur dhe mund të kryeni shpenzime të tepruara. Po nuk morët masa keni për të pasur probleme akoma më serioze.

Peshqit

Do jeni shumë pozitivë gjatë kësaj dite dhe do shihni vetëm anët pozitive të gjërave. Për ju të dashuruarit do jenë disa planetë që do ndikojnë tek jeta sentimentale kështu që përgatituni për të përjetuar emocione të veçanta. Problemeve të së shkuarës do iu vini kapak njëherë e mirë. Nëse jeni beqarë, edhe pse do keni takime interesante, nuk duhet kurrsesi të nxitoheni e të hidhni hapa. Në punë më mirë merrini gjërat shtruar dhe pa u nxituar sepse ashtu do dilni më të fituar. Disa miq do ju gjenden pranë për çdo nevojë që do keni. Buxheti do mbetet ende delikat prandaj kujdes me çdo lloj shpenzimi. /dritare.net