Dashi

Dashi

Sot do jeni më të pavarur dhe do keni shumë ide në kokë. Kreativiteti do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Paqja dhe harmonia do mbizotërojë në çdo moment në jetën tuaj në çift. Me partnerin do merreni vesh edhe me shikime dhe do ja plotësoni qejfet njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë nuk do arrini ta gjeni princin e kaltër, por miqtë nuk do iu lënë për asnjë moment ta ndieni vetminë. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, sot do merrni disa lajme pozitive. Asgjë nuk ka për të qenë më si më parë. Po vazhduat të jeni të logjikshëm gjithçka do ju ecë mirë. Financat do përmirësohen në mënyrë të menjëhershme falë një shpërblimi të majmë që do merrni.

Demi

Sot do keni tendencë ta nënvlerësoni veten dhe nuk do keni më besim se mund të ecni përpara. Në jetën tuaj në çift nuk do reshtin konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Gjithë kohës do jeni të mërzitur dhe pa asnjë dëshirë për të bërë diçka ndryshe. Ju beqarët do jeni gati të bëni çdo lloj sakrifice vetëm që të mos qëndroni më të vetmuar. Disa miq do iu ndihmojnë jashtë mase. Në punë do keni ide goxha të mira, por duhet t’i vendosni sa më parë në praktikë. Po u hallakatët do humbisni gjithçka. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë i keq kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht sigurisht që për gjëra që ju duhen.

Binjakët

Planetët do ju ndihmojnë sot të dilni nga një situatë delikate ku ishit futur dhe do ndiheni goxha më të qetë. Tek ju çiftet do të mbizotërojë një klimë kryesisht e mirë dhe e qetë. Do merrni mbështetjen maksimale nga partneri për punën apo projektet e tjera që keni nisur. Për ju beqaret parashikohen mjaft takime, por që nuk do shkojnë më tej. Bëni kujdes mos ndesheni me persona të dhunshëm ose mjaft xhelozë. Në punë do merrni një lajm të rëndësishëm. Mund t’iu propozohet një pozicion shumë më i rëndësishëm, por që do kërkojë më shumë përgjegjësi. Mos u frikësoni sepse çdo gjë mund të arrihet me pak përpjekje. Për financat do merrni vendime serioze sepse situata nuk është shumë e kënaqshme.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite është më mirë të merrni masa në çdo fushë në mënyrë që të mos zhgënjeheni më vonë. Ju që keni një lidhje e keni idealizuar aq shumë partneri tuaj saqë sot do zhgënjeheni me debatin më të vogël që do kaloni. Nuk do jetë ditë e mire për ju dhe shumicën e kohës do jeni të mërzitur. Edhe për ju beqarët ka pak mundësi që të shfaqet shpirti binjak. Mundohuni të dilni me miqtë dhe të mos mendoni shumë për dashurinë. Në punë ka mundësi të merrni një përgjigje pozitive nëse keni hedhur një kandidaturë. Në planin financiar do keni dëshirë të shpenzoni, por do tregoheni edhe të matur.

Luani

Jeta do iu japë mundësinë të realizoni një ëndërr sot. Do ndiheni me fat dhe zemra do ju ndihet përherë e gëzuar. Venusi do sjellë një dhurate mjaft të bukur për gjithë çiftet kështu që mundohuni ta shfrytëzoni ditën deri në maksimum. Ju beqarët do filloni një histori të re dashurie, po më mirë mos flisni me asnjë madje as me miqtë më të ngushtë sepse ky sekret do iu shijojë edhe më tepër. Në punë shumë do stresoheni pak, por keni për të arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Saturni do iu ndihmojë me financat. Gjithsesi mos mendoni se ai do shtojë të ardhurat pasi do iu mbështesë vetëm për menaxhimin.

Virgjëresha

Sot do bëni çdo gjë për të rënë në sy dhe ndonjëherë do i kaloni limitet. Jo të gjithë janë të gatshëm t’iu durojnë. Marsi ka rrezik te nxisë debatet ne jetën tuaj ne çift. Ju që jeni në një lidhje për shumë gjëra nuk do bini dakord me partnerin dhe secili do kërkojë të dalë e vetja. Ju beqarët nuk do e mendoni të ardhmen e largët dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në punë harrojini arritjes sepse gjatë kësaj dite gjërat do jenë pafundësisht të ndërlikuara. Edhe projektet e nisura do mbeten pezull. Në planin financiar duhet të jeni të arsyeshëm dhe të mos hidhni hapa të gabuara. Kryeni vetëm shpenzime për gjërat më të domosdoshme.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do zgjidheni me humor të mirë dhe do kujdeseni më shumë për veten. Të tjerët nuk do i lini të përzihen me punët tuaja dhe do shmangni kështu problemet. Ju të dashuruarit do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do e surprizoni në çdo moment atë që keni në krah. Atmosfera do jetë fantastike. Nëse jeni beqarë do pëlqeni shumë dikë që sapo është ndarë nga një lidhje e gjatë. Kujdes sepse plagët e mëdha nuk mbyllen dot shpejt dhe mund të lëndoheni edhe vetë. Në punë do jeni edhe më të vendosur për të arritur atje ku dëshironi dhe nuk do ju trembë asgjë. Ndihma e disa familjarëve ka për të qenë e pazëvendësueshme. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk do i bëni mirë llogaritë dhe ka rrezik të keni probleme.

Akrepi

Do keni luhatje humori gjatë kësaj dite dhe do jeni më të ndjeshëm sesa duhet. Shpesh gjërat mund t’iu ecin vërtet keq. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me atë që keni në krah nuk do jetë dhe shumë e qetë. Ai do e ketë të vështirë t’iu kuptojë dhe për më tepër kur ju të tregoni anën më të keqe të karakterit tuaj. Ju beqarët nuk do mund t’i rezistoni dot më thirrjes së dashurisë. Do keni të gjitha mundësitë që të bini në sy kundrejt seksit tjetër dhe mund të afroheni me dikë. Në punë do iu jepen më shumë kompetenca dhe kjo do iu bëjë të tregoheni shumë më të kujdesshëm. Dielli do ndikojë tek buxheti dhe do iu sjellë fat. Do keni surpriza të bukura.

Shigjetari

Marsi do iu shtojë edhe më shumë dëshirën për të përfituar nga jeta sot dhe në çdo sektor do ju ecin gjërat mirë. Për ju që keni një lidhje do jetë dite me fat kjo e sotmja. Yjet do ju ndihmojnë t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do ndiheni plotësisht te qete. Beqaret duhet ta mendojnë seriozisht një ftese qe do iu behet pasi me vone do pendohen. Në punë do keni ide shumë të mira dhe nuk do ju mungojë asnjë moment kreativiteti. Mos hezitoni t’i shprehni mendimet tuaja në çdo rast pasi do vlerësoheni. Financat do dini si t’i keni nen kujdes gjithë kohës kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme. Nuk priten probleme ne këtë sektor.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur dhe do keni sukses pafund. Do përjetoni më shumë momente të lumtura. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë fantastike kjo e sotmja sidomos nëse sapo keni filluar një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Nëse jeni beqarë do realizoni takime mjaft interesante, por do prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa. Në punë do jeni të gatshëm të nxirrni edhe thonjtë për të mbrojtur veten dhe për të mos lejuar askënd t’ua prishë planet. Në planin financiar keni për të pasur probleme serioze nëse nuk e kufizoni veten dhe nëse shmangni huat.

Ujori

Hëna do ju bëjë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe më realistë. Mos merrni më shumë përgjegjësi sesa mund të mbani mbi supe. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer dhe do bëni edhe gjëra të çmendura vetëm që rutina të mos mbizotërojë asnjë çast. Partneri do mahnitet dhe do iu dashurojë me më shumë pasion. Nëse jeni beqarë do preferoni aventurat kalimtare pa menduar për të ardhmen. Në punë herë pas here mund të ndiheni edhe nervozë dhe do e keni të vështirë të merrni vendime. Pranojeni ndihmën e kolegëve pa u druajtur. Në planin financiar do jeni shumë më të logjikshëm dhe do dini si të veproni që të mos keni probleme.

Peshqit

Sot do jeni të paqëndrueshëm dhe në disa momente nuk do dini si të veproni. Juve që jeni në një lidhje do ju duhet të luftoni shumë me veten për te mos e tradhtuar atë që keni në krah. Persona interesante dhe mjaft joshës do ju qëndrojnë afër. Ju beqarët do e kërkoni në çdo kënd dashurinë e madhe, por ndërkohë ajo ka qenë gjithë këto kohë shumë pranë jush.  Ja që ndonjëherë gjërat janë ndryshe nga sa i keni menduar. Në punë mos u fiksoni pas perfeksionizmit, por mundohuni vetën t’i përmbushni detyrat. Askush nuk do ju kërkojë gjëra ekstreme. Në planin financiar nuk duhet të luani shumë me zjarrin sepse keni për t’u djegur keq. /dritare.net