Dashi

Dashi

Falë ndikimit mjaft pozitiv të Hënës dhe Venusit sot do merrni çdo gjë që aq shumë keni ëndërruar. Nëse keni një lidhje do merrni propozimin më të bukur nga partneri dhe zemra juaj do fillojë të rrahë akoma më fort. Nëse jeni ënde beqarë, sot do ju ndodhë një takim i papritur, por tejet interesant. Shfrytëzojeni mundësinë sepse do dilni të fituar. Në punë, nga njëra anë do iu duket sikur gjërat po iu ecin mirë, e nga ana tjetër do keni dyshime mos po bëni gjërat e gabuara. Reflektoni dhe do e kuptoni të vërtetën. Financat nuk do mund të përkeqësohen sepse ju do jeni të logjikshëm me çdo hap që do hidhni.

Demi

Gjatë kësaj dite do dini si të veproni në çdo moment dhe gjithçka do ju ecë më së miri. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë edhe më e bukur. Për çdo gjë do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni aspak. Ju beqarët nuk do josheni aspak nga aventurat dhe do preferoni të prisni ende pak kohë derisa t’iu jepen mundësi për lidhje serioze. Në punë do bëni të pamundurën për t’u bërë grup me disa kolegë të suksesshëm, por vështirë se mund t’ia dilni. Gjithsesi mos u dorëzoni asnjë çast. Sipas Dritare.net, me shpenzimet do jeni më të matur se më parë dhe do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll.

Binjakët

Shtojini dozat e imagjinatës gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Për ju të dashuruarit jeta sentimentale do jetë tej mase e privilegjuar kështu që çdo çast do jetë i mrekullueshëm. Do buzëqeshni, do lumturoheni dhe do ndiheni gati për të bërë çdo gjë me atë që keni në krah. Ju beqarët do hallakateni me gjëra të kota dhe nuk do arrini dot të filloni një lidhje siç e kishit ëndërruar. Në punë, disa kolegë të vjetër do ju mbështesin edhe në hapat që do hidhni edhe moralisht. Gjërat për ju do fillojnë të ecin në rrugën e duhur. Me financat mos luani sepse po u përkeqësua situata nuk do e rimerrni veten për një kohë të gjatë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite duhet t’i analizoni gjërat me shumë kujdes dhe të mendoni pak edhe për pasojat që do kenë nesër veprimet tuaja.  Nëse keni një lidhje, jeta juaj do kalojë edhe momente delikate. Do debatoni ashpër me partnerin sidomos për krijimin e një marrëdhënieje më serioze apo sjelljen në jetë të një fëmije. Ju beqarët nuk do pëlqeni të filloni angazhime serioze dhe madje do refuzoni edhe disa ftesa që do ju bëhen. Në punë mirë është të bëni një bilanc të mirë të gjërave para se të hidhni hapa. Në planin financiar Venusi do ndikojë pozitivisht dhe do ju ndihmojë ta mbani gjendjen të stabilizuar.

Luani

As vetë nuk e kishit imagjinuar se sa shumë gjëra të mira do ju sillte sjellja e kohëve të fundit. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë spektakulare. Do i harroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do e shihni me më shumë optimizëm të ardhmen. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në punë duhet të tregoheni më të vëmendshëm dhe duhet të mateni para se të hidhni çdo hap. Besim mos iu jepni të gjithë atyre që do iu afrohen. Me shpenzimet bëni shume kujdes të paktën sa të kaloje kjo ditë sepse përndryshe situata mund të bëhet edhe më delikate.

Virgjëresha

Shpresa është ajo që do ju mbajë gjallë sot dhe do ju bëjë t’i mënoni gjërat më ndryshe. Ju të dashuruarve, edhe pse kohët e fundit keni bërë gabime në jetën tuaj sentimentale, partneri nuk do iu mbajë mëri. Përkundrazi ai do ju dashurojë ashtu si gjithmonë dhe mund t’iu bëjë edhe një propozim interesant. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat sa më shtruar nëse nuk doni të vuani. Në punë do i bëni gjërat në mënyrë sistematike dhe çdo gjë do iu ecë si duhet. Çdo hap do e hidhni pasi të jeni plotësisht të bindur. Financat nuk do jenë të këqija, por pas shpenzimeve të palogjikshme gjendja do dobësohet ndjeshëm.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do i realizoni një e nga një të gjitha ato që keni pasur në mendje dhe do ndiheni më të plotësuar. Ju të dashuruarit do ndiheni edhe më të sigurt për vazhdimësinë e lidhjes dhe marrëdhënia me partnerin do lulëzojë. Në çdo moment emocionet do jenë të veçanta. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri dhe ka rrezik të mbeteni sërish të vetmuar. Sipas Dritare.ne, në punë do i keni të gjitha kushtet për të arritur atje ku keni dashur, mjafton të mos ndaleni. Nëse jeni në fushën e marketingut do keni më tepër fat. Buxhetin mbajeni sa më tepër nën kontroll dhe keni për ta parë që gjendja do mbetet e kënaqshme.

Akrepi

Edhe pse në mëngjes do zgjidheni paksa të zymtë, Dielli do iu ndryshojë humorin dhe do i shihni gjërat ndryshe pas dreke. Ju të dashuruarve, asnjë planet nuk do mund t’ua prishë dot harmoninë që mbizotëron prej kohësh. Të dy jeni si një trup i vetëm dhe do keni ndjenja vërtet të forta për njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë nuk do mund të realizoni dot njohje të reja, megjithatë nuk do kaloni një ditë të keqe për shkak të pranisë së miqve. Në punë nuk do ndaleni asnjë moment dhe do arrini shumë lart. Asnjë sfidë nuk do iu duket e pamundur. Në planin financiar gjendja do jetë aq e mirë sa për t’i lejuar vetes edhe disa shpenzime më shumë.

Shigjetari

Plutoni do ju stimulojë edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe mund të ndërmerrni edhe sfida të reja. Ju të dashuruarit do përjetoni ndjesi shumë të forta dhe shpesh do ju duket sikur jeni vërtet nëpër ëndrra e jo në realitet. Ju beqarët do jeni në humor të keq dhe nuk do keni as ndonjë dëshirë të madhe për të dale nëpër takime. Për ju beqarët do jetë një ditë rutinë dhe e mërzitshme. Në punë do iu përkushtoheni shumë detyrave që iu janë dhënë e madje mundet të qëndroni me orar të zgjatur për t’i realizuar të gjitha. Me financat do keni më shumë fat nga sa mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë kështu që përfitoni për të bërë edhe investime.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak socialë dhe herë pas here mund të konfliktoheni me ata që ju rrethojnë. Ju të dashuruarit do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe gjerat nuk do ecin aspak ashtu si i kishit ëndërruar. Ju beqarët nuk do i keni mendimet e qarta dhe nuk do hidhni asnjë hap. Më mirë prisni edhe disa kohë në mënyrë që të mos bëni gabime. Në punë gjërat do bëhen edhe më të vështira nëse nuk pranoni gabimet dhe nëse nuk i lini kolegët t’iu ndihmojnë, Të vetëm do bini në humnerë. Në planin financiar gjendja ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe nuk do keni aspak probleme.

Ujori

Gjërat jo vetëm që nuk do zgjidhen gjatë kësaj dite, por ata mundet të ndërlikohen edhe më shumë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me tension dhe probleme të vazhdueshme. Do jeni të dy palët të palogjikshëm dhe në disa momente nuk do i mbani dot as nervat. Ju beqarët nuk do ngurroni t’i shprehin ndjenjat dhe me shumë gjasë mund të merrni edhe pranime sot. Në punë do merrni rezultatet konkrete nga gjithë mundi që keni bërë, por kjo nuk duhet t’iu bëjë mendjemëdhenj. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shumë përkujdes dhe largpamësi në mënyrë që situata të mbetet gjithë kohës e mirë.

Peshqit

Mos u tregoni agresivë gjatë kësaj dite, por më të butë. Vetëm kështu ata që doni do ju qëndrojnë pranë. Për ju të dashuruarit, jeta sentimentale do jetë përgjithësisht e ngrohtë. Nuk do keni aspak debate apo probleme me partnerin sepse përherë do logjikoni dhe do hapni rrugë. Ju beqarët mund të realizoni edhe disa takime, por ende nuk do jetë momenti për të hedhur hapa të mëdha. Në punë do e shihni çdo gjë si detyrë që duhet bërë dhe do ecni para pa pasur ndonjë dëshirë apo kënaqësi të madhe. Në planin financiar do i konkretizoni të gjitha planet dhe do bëni investime të mëdha që do japin fryte gjigande nesër. /dritare.net