Dashi

Dashi

Debatet e kohëve të fundit sot do shterojnë plotësisht dhe dita do jetë e mbushur me harmoni dhe gëzim. Një atmosfere e mrekullueshme bashkëpunimi do mbizotërojë në jetën tuaj në çift. Çdo gjë do ecë ashtu si keni dëshiruar gjithmonë, kështu që shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Nëse jeni beqarë nuk duhet të kërkoni gjëra të pamundura dhe persona pa të meta sepse ata nuk ekzistojnë. Mundohuni të jeni sa më realistë. Në punë ka ardhur koha të hidhni hapin e madh që e keni menduar prej kohësh. Në planin financiar duhet t’i merrni gjërat më seriozisht dhe duhet të kufizoni shpenzimet.

Demi

Neptuni nuk do jetë planet shumë i favorshëm sot prandaj mirë është të jeni sa më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje do keni nevojë të papërmbajtshme për të bërë ndryshime, por për të mos gabuar më mirë të flisni me partnerin. Po ratë në të njëjtat mendime bëni atë që dëshironi në të kundërt prisni edhe pak kohë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do filloni disa aventura shumë të bukura dhe do ndiheni mirë. Në punë nuk do i keni gjërat e lehta. Nuk do arrini dot t’i qartësoni mendimet dhe për pasojë nuk do veproni dot. Paratë do jenë në një gjendje shumë më të mirë se më parë.

Binjakët

Sot Hëna do ju nxitë të jeni më të hapur dhe do i zgjidhni edhe disa çështje delikate që ju kanë munduar pafund. Priten ndryshime shumë të mëdha që do ju qetësojnë shpirtin dhe mendjen. Nëse keni një lidhje do mbani përgjegjësi për gjithçka që keni bërë dhe do i pranoni gabimet. Marsi do ju nxitë të shprehni më tepër ndjenjat dhe do bëni edhe disa gjeste romantike. Ju beqarët do e keni të nevojshme të qëndroni në qetësi sot dhe të mos hidhni asnjë hap. Në punë ambicia do shtohet edhe më shumë ashtu si sensi i organizimit. Do dini si të reagoni shpejt edhe në rastet e vështira. Sektori i financave do jetë i privilegjuar dhe gjendja do jetë shumë e mirë.

Gaforrja

Me ndihmën e Mërkurit dhe Jupiterit sot do jeni shumë më të logjikshëm dhe më impresionues. Do dini si t’i kaloni edhe situatat më delikate. Atmosfera në çift do fillojë të ngrohet dhe komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit do jetë më i mirë. Harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Për ju beqaret nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Bëni akoma më tepër durim nëse doni të gjeni personin e përshtatshëm. Në punë mirë është t’i bëni llogaritë mirë sepse ndonjëherë dy herë dy nuk bëjnë katër. Mos kini as besim absolut tek kolegët. Për të përmirësuar financat nuk duhet absolutisht t’iu besoni lojërave të fatit.

Luani

Sot do jeni të gatshëm të bëni lëshime në çdo fushë dhe vullneti nuk do ju mungojë asnjë moment. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni këtë ditë për të qëndruar pak larg partnerit dhe për të reflektuar mbi atë që doni të bëni në të ardhmen. Më mirë të merrni vendime tani sesa kur të jetë shumë vonë. Ju beqarët pa shumë mundim do arrini të bëjnë për vete një person mjaft tërheqës dhe të mençur. Në planin profesional asgjë nuk do ju trembë madje do ndërmerrni edhe iniciativa të reja mjaft të suksesshme. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi. Nuk pritet asnjë problem në këtë fushë.

Virgjëresha

Shpeshherë do ju mungojë delikatesa sot dhe mund t’i mërzitni ata që keni pranë, por do reflektoni shpejt. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e bukur dhe me diell. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe sensualiteti do rizgjohet. Nëse jeni beqarë duhet të bëni kujdes me disa zgjedhje. Jo të gjithë personat që do takoni mund t’iu përshtaten apo mund t’iu bëjnë të lumtur ashtu si doni ju. Në punë do bëni mirë të ndiqni instinktin sepse ai nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Sido që t’iu vijnë gjërat jini krenarë për veten dhe mos u ndalni. Financat në përgjithësi do jenë të ekuilibruara dhe aspak problematike.

Peshorja

Gjatë kësaj dite Marsi do ju nxitë të jeni energjikë dhe ju këtë energji do e vini në shërbim të disa projekteve të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet në asnjë mënyrë të mundoheni ta bëni xheloz partnerin tuaj sepse pasojat mund të jenë të shumta e të papëlqyeshme. Mundohuni vetëm të dashuroheni si ta ndjeni dhe largoni dyshimet. Nëse jeni beqarë duhet të bëni ende durim për të gjetur personin më të përshtatshëm. Sipas Dritare.net, në punë do jeni autoritare dhe kur të shihni se diçka nuk do shkon mirë do merrni menjëherë masat e duhura. Financat do dini si t’i organizoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme në çdo moment. Vazhdoni me këtë sjellje.

Akrepi

Sot do keni tendencë të analizoni me shumë kujdes gjithçka dhe më pas do veproni.  Kjo gjë do shmangë të papriturat. Jeta juaj në çift do konsolidohet mjaft. Do jeni më të logjikshëm dhe nga ana tjetër do i pranoni gabimet që ju vete keni bere. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë nuk do tregoheni të vëmendshëm dhe do humbisni mundësi të shkëlqyera për të filluar lidhje serioze. Në punë mund të ndiheni paksa të turbullt për shkak të një projekti të ri që do iu jepet dhe nuk do dini nga t’ia filloni. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do e keni të vështirë të kryeni shpenzimet e nevojshme.

Shigjetari

Sot do ndiqni rrugën që keni ndërmarrë dhe nuk do hasni asnjë lloj pengese. Nëse keni një lidhje do merrni shume dashuri dhe ngrohtësi nga partneri. Ai do lërë edhe veten dhe çdo gjë tjetër pas dore vetëm për t’iu përkushtuar dhe për t’iu bërë të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët nuk do mërziteni asnjë moment sepse do realizoni njohje të reja mjaft interesante. Për të marrë vendime nuk duhet të nxitoheni. Në punë do gjendeni edhe ne pozita të vështira, por me pak mundim dhe përkrahje do i realizoni objektivat. Në planin financiar Hëna do sjellë përmirësime të pabesueshme.

Bricjapi

Jo çdo gjë do jetë e bukur gjatë kësaj dite, por ju do dini si të kaloni pa shumë mund çdo pengesë e të papritur. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që mëngjesi të ketë disa debate të vogla, por që do ju ndihmojnë të qartësoheni më tepër. Partneri do e kuptojë më mirë situatën dhe nuk do ju bëjë më vetëm ju përgjegjës të problemeve. Ju beqarët do keni frikë të pranojnë ftesat dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Në punë, nëse keni në dorë një projekt që ju pëlqen vërtet, mos u ndalni së bëri atë që mendoni. Nëse jeni në kërkim të një punë të re do ju shfaqen mundësi interesante. Buxheti do fillojë të kenë tronditje për shkak të shpenzimeve të festave.

Ujori

Gjatë kësaj dite nuk do shmangni asnjë përgjegjësi dhe do ndiheni më të gatshëm t’iu përgjigjeni pyetjeve të personave me të cilët ndani interesa të përbashkëta. Ju të dashuruarit do jeni në formë të shkëlqyer dhe të gatshëm të bëni çmenduri me partnerin tuaj. Emocionet do shumëfishohen dhe do ndiheni më mirë se asnjëherë. Ju beqarët do ndikoheni mjaft nga Urani dhe do e gjeni një person që do iu përshtatet më tepër. Në punë do kaloni edhe momente të mërzitshme, por në tërësi gjërat do ju ecin mirë. Në planin financiar do kryeni investime të rëndësishme të cilat do e përmirësojnë ndjeshëm buxhetin tuaj.

Peshqit

  • Edhe pse ambienti do jetë i ngrohtë, mundohuni të mos e teproni me asgjë gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me surpriza dhe kënaqësi pa fund. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do e rregulloni situatën dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët nuk duhet të ngurroni ta hedhin hapin e pare nëse me te vërtetë iu pëlqen shume dikush. Në punë ambienti do jetë herë pas here i ngarkuar, por nuk duhet të qëndroni gjithë kohës në mbrojtje. Vazhdoni detyrën e nisur sepse do mbeteni mbrapa. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të bëni çfarëdo lloj investimi. /dritare.net