Dashi Shfrytëzojeni sa më shumë çdo moment gjatë kësaj dite sepse si kjo e sotmja nuk vijnë shpesh. Nëse keni një lidhje mos ndaloni së i shprehuri ndjenjat sepse vetëm kështu marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Edhe ata që kanë pasur probleme do ndihen më të qetë dhe rrezet e diellit do bëhen pjesë e jetës së tyre. Ju beqarët do vazhdoni të ëndërroni ende për një dashuri si nëpër filma dhe realiteti do ju duket akoma më i trishtë. Në punë do mbizotërojë qëndrueshmëria dhe të gjitha planet do ju realizohen. Edhe përfitimet financiare do jene goxha të mira sot kështu që gjendja do jete e jashtëzakonshme.

Dashi

Shfrytëzojeni sa më shumë çdo moment gjatë kësaj dite sepse si kjo e sotmja nuk vijnë shpesh. Nëse keni një lidhje mos ndaloni së i shprehuri ndjenjat sepse vetëm kështu marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Edhe ata që kanë pasur probleme do ndihen më të qetë dhe rrezet e diellit do bëhen pjesë e jetës së tyre. Ju beqarët do vazhdoni të ëndërroni ende për një dashuri si nëpër filma dhe realiteti do ju duket akoma më i trishtë. Në punë do mbizotërojë qëndrueshmëria dhe të gjitha planet do ju realizohen. Edhe përfitimet financiare do jene goxha të mira sot kështu që gjendja do jete e jashtëzakonshme.

Demi

Ditë e suksesshme ka për të qenë kjo e sotmja. Do arrini të bëni të gjitha ndryshimet e  nevojshme e më pas do merrni frymë lirisht. Yjet do ju mbështesin gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin për të shkuarën e për të ardhmen. Do i pranoni edhe gabimet dhe do ndiheni gati të bëni ndryshimet e nevojshme. Ju beqarët do takoni persona të sinqertë me të cilët do afroheni goxha. Sipas Dritare.net, në punë do filloni projekte edhe më gjigande. Nuk do keni aspak frikë sot të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik të vogël për të hedhur hapa të mëdha. Financat do jetë të mira dhe do jeni të qetë edhe në këtë plan.

Binjakët

Sot do jeni dëgjues shumë të mirë dhe do i vini në zbatim disa këshilla të vyera që do iu japin ata që ju duan të mirën. Mërkuri dhe Dielli do jenë planetët që do ua zbukurojnë edhe më shumë ditën. Nëse e keni tashmë një lidhje do shkëmbeni mendime dhe ide me partnerin dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Çdo çast do jetë i bukur. Edhe ju beqarëve më në fund do ju rikthehen ngjyrat në jetën tuaj. Do mund të afroheni me atë që keni kohë që e simpatizoni. Në punë, projektet e nisura mund të kenë edhe disa vonesa të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Financat do jenë të mjaftueshme sa për të bërë shpenzimet e nevojshme.

Gaforrja

Sot do i kushtoni më shumë rëndësi shoqërisë dhe ka mundësi të mos keni kohë për gjërat e tjera. Ju të dashuruarit nuk do keni një ditë perfekte dhe të mbushur me emocione, megjithatë gjërat do ecin në rregull dhe nuk do hasni probleme serioze. Dëgjojini me kujdes këshillat e më të mëdhenjve. Ju beqarët do keni nevojë të josheni nga të tjerët edhe pse në fakt nuk do ndiheni gati të pranoni ftesa. Kujdes sepse disa mund të mërziten dhe nuk do keni më mundësi t’i afroni. Në punë jo se nuk do jeni të zotët, por zënkat me kolegët do ua prishin humorin dhe dëshirën për të ecur përpara. Në planin financiar do ketë disa përmirësime të vogla.

Luani

Neptuni do nxitë debatet dhe problemet gjatë kësaj dite prandaj ju do kërkoni gjithë kohës t’ia mbathni. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin, por nuk do e gjeni dot gjuhën e përbashkët. Për ju asgjë nuk ka për të qenë më si më parë. Ju beqarët do vazhdoni të ëndërroni pafundësisht, por as ju nuk do keni fat të bëni ndryshimet e menduara. Bëni durim sepse do edhe pak kohë të ndodhin ndryshimet e mëdha. Në punë nuk do ndiheni plotësisht të kënaqur. Motivimi do fillojë të bjerë dhe mezi do i shtyni orët. Financat nuk do jenë të mira dhe ju ende do vazhdoni të shpenzoni pa kufi.

Virgjëresha

Sektori i financave do ju sjellë kënaqësi pafund gjatë kësaj dite dhe do ua largojë edhe trishtimin nga disa probleme dashurie. Mund të shpenzoni edhe më shumë vetëm për qejfin tuaj. Nëse jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë ashtu si ju keni dashur, përkundrazi në shumë momente do keni debate të forta dhe do thoni gjëra që nuk duhet t’i thoshit kurrë. Nëse jeni beqarë do jeni të paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do vendosni dot të hidhni hapa. Në punë do jeni të përqendruar dhe gati të bëni edhe sakrifica për të arritur më të mirën e mundshme. Për ju nuk do ketë gjëra të pamundura dhe do iu tregoni të gjithëve sa shumë vleni.

Peshorja

Edhe pse atmosfera do jetë goxha e turbullt sot ju do mundoheni të mos e lëshoni veten dhe ta merrni çdo gjë me optimizëm. Nëse jeni në një lidhje do mendoni të bëni gjëra interesante që të shtohen disi emocionet. Edhe për ata që kanë pasur shumë probleme do rivijë qetësia. Ju beqarët, por nuk  treguat të hapur, nuk keni për ta ndryshuar as sot statusin. Mos prisni që dikush t’ua servirë princin e kaltër në pjatë të argjendte. Në punë asgjë nuk ka për të qenë e lehtë, por gjithsesi duhet të bëni njëherë përpjekje. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të këqija, por nga frika mos abuzoni, do mundoheni ta kufizoni sa  më shumë veten.

Akrepi

Duke qenë se Hëna do ketë ndikim të njëhershëm me Mërkurin gjatë kësaj dite, ju do e keni më të lehtë të shprehni ndjenjat dhe të hidhni hapat e duhura. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të dashur dhe lozonjarë me atë që keni në krah. Tashmë nuk do keni më frikë të bëni çdo gjë me të, madje as të merrni vendime të mëdha për të ardhmen. Ju beqarët merrni edhe mendimin e miqve ose të afërmve para se të pranoni një propozim që do iu bëhet sot. Në punë ka për të qenë një ditë dinamike. Do jeni të gatshëm për çdo lloj sfide dhe nuk do ju trembet syri aspak. Shpenzimet do dini t’i kontrolloni dhe nuk do ju ndodhin të papritura të pakëndshme.

Shigjetari

Dita e sotme nuk do ketë ndonjë shkëlqim të madh. Dielli do favorizojë mjaft nënshkrimet e kontratave dhe firmosjet e disa dokumenteve. Nëse jeni në një lidhje do mendoni shpesh se nuk merrni aq sa jepni dhe kjo do ju mërzitë. Mos i mbani gjërat përbrenda, por flisni hapur me partnerin në mënyrë që të sqaroheni. Nëse jeni ende vetëm, sipas Dritarë.net, do joshni gjithë kohës, por Hëna do ju nxitë të jeni edhe pak të tërhequr. Në pune intuita jo vetëm që nuk do ju çojë drejt gabimeve, por edhe do ju ndihmojë të bëni zgjedhjet më të mira. Do analizoni gjithçka para se të veproni. Me financat duhet të bëni pak më shumë kujdes.

Bricjapi

Ka shumë mundësi që sot të keni arritje në jetën tuaj në tërësi, përveç dashurisë që herë pas here mund të përballen me disa vështirësi. Nëse keni një lidhje nuk i i kushtoni rëndësinë ë duhur partnerit dhe do e lini vetëm atë në momentet që ka më shumë nevojë për ju. Kjo do e ftohë marrëdhënien mes jush dhe gjithçka për fajin tuaj. Ju beqarët mund të rivendosni kontakte me një ish-in tuaj dhe do mendoni të riktheheni me të. Në planin financiar, Jupiteri do jetë planeti me më shumë fat. Ai do ju bëjë më të logjikshëm dhe më këmbëngulës. Për ju nuk do jetë asgjë të pamundur sot. Edhe financat do kenë përmirësime të njëpasnjëshme.

Ujori

Dita e sotme nuk do jetë e shkëlqyer për ju. Herë pas here do keni edhe konflikte dhe do ndiheni të mërzitur. Ju të dashuruarit nuk do ju pëlqejë aspak monotonia e marrëdhënies që keni ndërtuar dhe ka rrezik të vendosni t’i riktheheni lirisë së dikurshme. Kujdes! Gjërat nuk kanë për të qenë aq të lehta sepse partneri nuk do e pranojë këtë. Ju beqarët do merrni vetëm disa premtime dhe asgjë më shumë sesa aq. Në punë jo se do keni shumë vështirësi, por posti që iu është dhënë nuk do ju pëlqejë dhe nuk do ju bëjë të ndiheni mirë. Për financat do jetë një ditë shume e zakonshme.

Peshqit

Inteligjenca dhe aftësia juaj për të komunikuar do jenë aleatët më të mirë për të kaluar një dite të mirë. Saturnin do e keni gjithë kohës në krah dhe nuk do ju ndodhin aspak probleme. Ju të dashuruarit në mëngjes do jeni pesimistë, por pas disa fjalëve të ëmbla që do iu thotë partneri zemra do fillojë t’iu ngrohet pamasë. Orët e pasdites do jenë të veçanta e të mbushura me surpriza. Ju beqarët duhet të tregoheni të sinqertë dhe të vërtetë me ata që do iu joshin pasi vetëm kështu mund të hidhni më pas hapa të sigurta. Në punë nuk do keni vështirësi, por as arritje të mëdha. Tregohuni sa më të duruar. Financat do kërkojnë etëm pak më shumë objektivitet që të jenë të qëndrueshme. /dritare.net