Dashi

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi, përkundrazi do ndiheni edhe më entuziastë. Ju të dashuruarit do keni më tepër besim tek partneri juaj dhe do ndiheni gati për të hedhur edhe disa hapa më tej. Çdo gjë ka për t’iu ecur si keni dashur. Ju beqarët do hallakateni kot së koti dhe do humbisni disa mundësi të mira që do iu jepen. Në punë jepuni prioritet detyrave të reja që iu janë dhënë dhe mundohuni të improvizoni edhe në momente delikate. Shefat do e vlerësojnë tek mase këtë gjë. Sektori i financave do jetë edhe më i mirë nga disa ditë me parë, megjithatë sërish me shpenzimet duhet bërë kujdes.

Demi

Edhe pse në disa momente do rebeloheni gjatë kësaj dite, sërish duhet thënë që gjërat në tërësi do iu ecin mirë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do privilegjohet tej mase dhe keni për të përjetuar vetëm çaste të lumtura së bashku me partnerin. Do i sqaroni edhe disa mosmarrëveshje të vogla që keni pasur dikur. Ju beqarët do jeni më tërheqës dhe do arrini të bëni për vete shumë persona. Edhe sikur të doni nuk do i shpëtoni dot krijimit të një lidhjeje. Sipas Dritare.net, në punë do gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që ju kishit dalë dhe do mbusheni me frymë lirisht. Të ardhurat do përmirësohen shumë më tepër dhe do ndiheni më të çliruar për të bërë investime më tepër.

Binjakët

Nuk do e duroni dot aspak autoritetin gjatë kësaj dite dhe kjo mund të nxitë debate të vazhdueshme. Ju të dashuruarit ka rrezik të keni probleme serioze me partnerin tuaj dhe do ndiheni shpeshherë keq. Debatet mund të lindin edhe për gjëra elementare. Ju beqarët që deri më sot nuk keni mundur ta gjeni princin e kaltër, sot do realizoni takimet që keni ëndërruar gjithë kohës. Në punë keni për të pasur ndryshime shumë të mëdha si pasojë e sjelljes së kohëve të fundit. Ju e dini më mirë nëse ato do jenë pozitive apo negative. Në planin financiar fati do jetë me ju gjithë kohës dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

Gaforrja

Saturni do e zbukurojë ditën tuaj dhe do arrin i të shpreheni shumë më lirisht nga më parë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft e privilegjuar. Do ndiheni gjithë kohës entuziastë, të kënaqur dhe të plotësuar. Ju beqarët nga ana tjetër do keni veçse njohje gjate kësaj dite dhe nuk do hidhni asnjë hap më tej. Për ju nuk ka ardhur ende koha e ndryshimeve të mëdha. Në punë do iu propozohet një pozicion më i mirë, të cilin nuk duhet ta refuzoni për asnjë arsye. Në planin financiar do keni fat me shumicë kështu që do arrini t’i kryeni pa probleme të gjitha shpenzimet e dëshiruara.

Luani

Dite e mbushur me të papritura të këndshme ka për të qenë kjo e sotmja. Përgatituni emocionalisht. Ju të dashuruarit do e keni më të lehtë për të ruajtur një klimë të ngrohtë. Bashkëpunimi me partnerin do jetë gjithë kohës i jashtëzakonshëm. Ju beqarët duhet të qartësoheni njëherë vetë për hapat që doni të hidhni para se të tentoni të joshni dikë. Në punë duhet të bëni patjetër një bilanc të gjithçkaje para se të hidhni hapa më tej. Në këtë mënyrë do shmangi edhe zhgënjimet. Me financat duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm që të mundeni pasi po filluan problemet do e keni të vështirë që t’i zgjidhni.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite nuk do tregoheni shumë të matur dhe herë pas here mund të futeni në probleme serioze. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë shumë problematike. Nuk do ndiheni mirë asnjë moment dhe në disa çaste madje do qani e do mbylleni në vetvete. Ju beqarët duhet t’i shmangni në maksimum personat që keni pasur lidhje shumë të gjata sepse dashuri të tilla nuk harrohen lehtësisht. Në punë, nëse doni të merrni një promocion, duhet patjetër të dini ta kërkoni dhe të bëni përpjekje për të arritur rezultate sa më të mira. Financat do jenë mjaftueshëm të mira sa për të bërë edhe investime të mëdha.

Peshorja

Si dita e sotme pak keni kaluar kohët e fundit, kështu që mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me momente të lumtura. Partneri do ua plotësojë të gjitha dëshirat  dhe do mundohet t’iu bëjë të ndiheni si mbi re. Ju beqarët do keni një takim pune, i cili do ju krijojë mundësinë të realizoni njohjen e jetës. Në punë do jeni më kompetentë dhe do keni guximin të merrni përsipër detyra të rëndësishme. Shefat do ju mbajnë nëpër gojë gjithë kohës dhe do ju mburrin para të gjithëve. Sipas Dritare.net, në planin financiar duhet të bëni pak më tepër përpjekje për ta ekuilibruar buxhetin. Nëse i lini gjërat zvarrë keni për të pasur probleme nesër.

Akrepi

Do keni një karakter shumë të fortë gjatë kësaj dite dhe mund të thoni gjëra vërtet të gabuara. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë shumë e mirë. Do keni herë pas here debate me partnerin dhe nuk do ndiheni të qetë. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar si deri më tani. Në punë do jeni shumë të irrituar dhe do ndiheni paksa të shpërqendruar orët e para. Gjithçka do ndryshojë pas mesdite kur do e keni çdo gjë më të qartë. Financat nuk do jenë të këqija, por për shkak të prishjes së një aparati elektrik mund t’iu duhet të shpenzoni më tepër.

Shigjetari

Sado që të mundohet Saturni t’iu mbështetë, ju sërish nuk keni për t’ia dalë mbanë. Gjërat do jenë goxha të vështira. Ju të dashuruarit ka mundësi të jeni shumë impulsivë dhe kjo mund t’iu shtyjë drejt gabimeve të mëdha. Asgjë nuk do ju ecë ashtu si e kishit parashikuar. Ju beqarët do filloni të bëni plane afatgjata menjëherë pasi të takoni disa persona. Në punë duhet të bëni ndryshime rrënjësore në mënyrë që të arrini atje ku dëshironi. Gjërat vërtet nuk do jenë të lehta, por nuk duhet që të nxitoheni. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

Bricjapi

Gjatë ditës së sotme do ju rrethojë pesimizmi dhe mezi do t’i shtyni orët. Ju të dashuruarit nuk do keni një ditë shumë të qëndrueshme dhe ka rrezik të lëndoheni nga ato që do ju thotë partneri. Nëse jeni beqarë do kërkoni me ngulm ta ndryshoni statusin dhe me pak mundim do ja dalin të krijoni një afrimitet me dikë. Në punë do ju mungojë motivimi dhe nuk keni për të arritur dot objektivat që i kishit vënë vetes. Kjo do iu brengosë pamasë. Mundohuni të ndryshoni sa pa qenë vonë.  Në planin financiar nuk do keni surpriza të mëdha sepse situata do varet nga mënyra sesi jeni sjellë gjithë këto kohë.

Ujori

Ditë goxha e vështirë ka për të qenë kjo për ju. Do jeni shpesh me humor të keq dhe pa dëshirë për të bërë diçka. Nëse keni një lidhje dhe partneri nuk ju ka trajtuar shumë mirë kohët e fundit, ka mundësi që të shihni diku tjetër. Dëshirat do jenë të mëdha dhe nuk do mund të përmbaheni dot. Ju beqarët do keni takime shumë interesante të cilat mund të nxisin dëshirën për të filluar një lidhje të menjëhershmen. Në punë, ambicia juaj nuk do jetë aq e madhe sa për të kaluar edhe sfidat e vështira. Do vazhdoni të gjendeni në momente delikate. Gjendja e financave nuk ka për të qenë shumë e keqe kështu që mos u shqetësoni.

Peshqit

Do jeni shumë realistë gjatë gjithë kësaj dite dhe në përgjithësi do ja kaloni mirë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft premtuese. Marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë e begatë dhe do merrni disa vendime të rëndësishme. Ju beqarët do afroheni shumë me një koleg pune ose me një person që keni njohur në palestër. Në punë do adhuroni të punoni në grup dhe bashkëpunimi mes jush do forcohet akoma më shumë. Do ju vlerësojnë edhe për durimin e madh që do keni. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar vetëm se duhet të bëni pak më tepër durim. /dritare.net