Dashi

Dashi

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të sigurt për gjërat që duhet të bëni dhe do dini si të veproni. Ju që keni një lidhje do dashuroheni qetësisht me partnerin tuaj gjate gjithë kohës dhe kënaqësitë do jenë më të forta se kurrë më parë. Do qeshni e madje do diskutoni shtruar edhe për disa mosmarrëveshje të së shkuarës ardhur nga kokëfortësia e të dyve. Ju beqarët nuk do arrini ta tërhiqni pas vetes atë që pëlqeni edhe sikur të bëni sakrifica. Në punë mirë është të reflektoni me kujdes para se të veproni në mënyrë që as nesër të mos ju lindin probleme. Duhet të jeni më largpamës. Me shpenzimet, po u treguat të pamatur, keni për të pasur probleme serioze.

Demi

Mos u alarmoni për gjërat më të vogla sot sepse keni për të vuajtur vetë më shumë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do vazhdojë të jetë e fortë dhe askush nuk do mundet dot t’ua prishë harmoninë apo qetësinë. Ju beqarët do ndiheni më të lirë të bëni atë që doni dhe gjithë kohës do joshni persona të ndryshëm. Do ndihen mirë, por ende nuk do arrini ta gjeni princin e kaltër. Në punë reflektoni gjerë e gjatë para se të vazhdoni me detyrën që iu është dhënë, Po bëtë fillimisht plane, do e keni më të lehtë më pas. Sipas Dritare.net, për financat ka për të qenë ditë goxha delikate dhe e trazuar. Kujdesuni sa më shumë sepse përndryshe do vuani.

Binjakët

Disa planetë do mundohen t’ua trazojnë jetën gjatë kësaj dite kështu që duhet të tregoheni më të vëmendshëm. Nëse keni një lidhje mos prisni që vetëm partneri t’iu përkushtohet dhe ju të prisni vetëm prej tij. Po nuk dhatë mos mendoni se do merrni. Ju beqarët do jeni si në ajër dhe aspak gati për të bërë përpjekje e për ta ndryshuar statusin tuaj. Në punë do iu jepet një detyrë e re që do kërkojë shumë energji dhe vendosmëri. Tregojuni të gjithëve se kur i vini vetes qëllim arrini përherë ku doni. Në planin financiar për fat të mire nuk do keni asnjë lloj problemi. Miqtë e ngushtë do ju ndihmojnë t’i menaxhoni me kujdes paratë që keni.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do i bëni gjërat me plan dhe do kujdeseni mjaft për gjithçka. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse nuk do keni shumë kohë të lirë, do e gjeni mundësinë për të kaluar disa momente me partnerin dhe për t’ia shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk duhet ta kërkoni larg dashurinë pasi ajo gjendet shumë më pranë jush. Në punë do përdorni gjithë kohës diplomacinë për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Për ju asgjë nuk është e paarritshme. Saturni do iu bëjë të kthjellet dhe do dini si ta menaxhoni më së miri buxhetin. Në këtë sektor nuk do ketë aspak tronditje.

Luani

Ditë shumë e bukur do jetë kjo e sotmja. Do jeni të logjikshëm dhe gjithçka do ju ecë për mrekulli. Ju të dashuruarit do argëtoheni pafund së bashku me partnerin tuaj dhe në asnjë moment nuk do ndiheni të mërzitur. Ndërmjet jush dhe atij nuk do lindin aspak mosmarrëveshje pasi sinqeriteti do mbizotërojë. Ju beqarët do merrni plot ftesa, por do i refuzoni ato me arsyen që jeni në pritje të dikujt më interesant. Në punë do keni shumë guxim dhe forcë. Do merrni përsipër edhe disa detyra të kolegëve dhe do i përfundoni ato në kohën e caktuar. Në planin financiar mendohuni gjatë para se të bëni çdo investim në mënyrë që të mos lëndoheni.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do ju duhet shumë këmbëngulje dhe besim për t’i ndryshuar gjërat për mirë. Ju të dashuruarit, të nxitur edhe nga Venusi, do bëni të pamundurën për ta përforcuar marrëdhënien me partnerin. Do flisni më hapur me partnerin dhe nuk do mbani më mëri për ato që keni kaluar. Ju beqarët vështirë se mund ta joshni atë që pëlqeni edhe sikur të bëni gjëra interesante. Në punë do i realizoni një e nga një të gjitha objektivat e dhëna dhe mund të merrni disa vendime të rëndësishme. Për financat do jetë ditë pozitive kështu që mos u shqetësoni aspak për shpenzimet që do kryeni.

Peshorja

Bëni kujdes mos imagjinoni probleme sot sepse keni për ta ndërlikuar jetën tuaj. Nëse keni një lidhje dhe doni që jeta në çift të ecë më mirë, duhet patjetër të lëvizni nga qyteti ku jeni dhe të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër. Do argëtoheni dhe do e hiqni mendjen nga problemet e përditshme. Për ju beqarët do jetë ditë e zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në punë mos kërkoni më shumë sesa ju takon sepse shefat do ju marrin me sy të keq. Duhet të dini si t’i bëni ata për vete sepse do dilni të fituar më pas. Sipas Dritare.net, buxheti do jetë goxha delikat, prandaj çdo shpenzim që do e kryeni bëjeni me kujdes dhe pasi të keni kryer mirë llogaritë.

Akrepi

Sa më shtruar t’i merrni gjërat gjatë kësaj dite aq më të fituar do jeni. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do influencohet më së miri. Do keni një komunikim të adhurueshëm me partnerin dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Edhe sytë do kenë shkëlqim magjepsës. Ju beqarët më mirë të bëni edhe pak durim në mënyrë që të gjeni personin më të përshtatshëm. Nëse në punë ka kohë që ju kanë dalë disa pengesa, mundohuni të flisni me kolegët e besuar dhe së bashku do gjeni zgjidhjet më të mira. Në planin financiar përgatituni për një surprizë gjigande.

Shigjetari

Gjërat kanë për t’iu ecur keq gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni keq. Për ju që keni një lidhje, jeta ka për të pasur goxha tronditje. Nuk do doni të toleroni aspak dhe gjatë gjithë kohës do mundoheni të dalë e juaja. Ju beqarët do interesoheni mjaft për një person, por kur ta keni me pranë do zhgënjeheni. Ende nuk do ketë ndryshime në status dhe më mirë tani për tani. Në punë, për të përmbushur të gjitha ambiciet, duhet të luftoni shumë dhe të krijoni miqësi me të gjithë. Aleancat do ju ndihmojnë mjaft. Sektori i financave ka për të qenë shumë herë më i mirë dhe më i qëndrueshëm.

Bricjapi

Dielli dhe Mërkuri do ua bëjnë ditën shumë të bukur. Do dini gjithë kohës si të silleni dhe do hidhni hapat e duhura. Ju të dashuruarit do i qëndroni shumë besnike partnerit tuaj dhe mund të mendoni t’i përgatisni edhe disa surpriza të këndshme atij. E rëndësishme është që të dy palët të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitoheni. Në punë nuk do lejoni askënd t’iu dalë para e t’iu pengojë. Ju do jeni të aftë të lëvizni çdo lloj guri për të arritur atje ku doni. Buxheti do jetë goxha i mirë, prandaj shfrytëzojeni rastin për të bërë investimet e menduara më herët.

Ujori

Kjo ditë nuk do ngjasojë me ato që keni kaluar më parë. Do arrini të përjetoni më shumë kënaqësi. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do konsolidohet tej mase. Do jeni shumë të logjikshëm dhe nuk do thoni gjëra të gabuara. Ju beqarët do jeni me fat dhe do realizoni një nga takimet më të bukura të bukura të jetës tuaj. Gjithçka do marrë një tjetër drejtim. Në punë ambicia do rikthehet tek ju. Do filloni të ëndërroni një post të ri që me disa përpjekje mundet ta arrini. Mos mendoni se të tjerët janë më të zotë se ju. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe situata do vijë duke u përmirësuar.

Peshqit

Gjatë kësaj dite, si për çudi, shumë gjëra kanë për t’iu ndryshuar për mirë dhe do emocionoheni pafund. Nëse keni një lidhje, dialogu do rivendoset sërish në jetën tuaj dhe do mund të zgjidhni edhe disa probleme të vogla që më parë ju kanë shqetësuar. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të hidhni hapa gjigande dhe mund t’i refuzoni edhe ftesat që do ju bëhen. Në fakt keni për t’u penduar shpejt. Në punë nuk do doni të ndiqni disa rregulla strikte dhe do preferoni ta bëni çdo gjë ashtu si mendoni. Në planin financiar do e dini mirë si të veproni që situata t’iu mbetet gjatë gjithë kohës e mirë. /dritare.net