Dashi

Dashi

Qielli sot do jetë gri dhe rrezet e diellit do e kenë të vështirë të depërtojnë. Probleme serioze nuk priten, por as ndonjë emocion i madh. Ju të dashuruarit do keni një ditë ndryshe nga sa e prisnit. Partneri do ju mbushë me dhurata. Dashuria e tij për ju e kalon çdo kufi kështu që edhe ju duhet të silleni mirë dhe t’i përkushtoheni më tepër. Nëse jeni beqarë do bëni çdo gjë që të jetë e mundur me qellim që ta bëni për vete atë që pëlqeni. Në punë do filloni të testoni disa ide që keni në kokë dhe rezultatet që do arrini do ju bëjnë të ndiheni më krenarë për veten. Në planin financiar nuk keni për të pasur aspak tronditje sepse gjithmonë do reflektoni para se të hidhni hapa.

Demi

Dielli do favorizojë reflektimin dhe maturinë gjatë kësaj dite. Do rifitoni edhe besimi në vetvete. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë pozitive. Nuk do konfliktoheni më për asgjë me atë që keni në krah, përkundrazi do mundoheni si ta bëni sa më të bukur çdo moment. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjithë personave që do iu joshin sepse disa nuk janë aspak të vërtetë. Në planin profesional do bëni më të mirën për të arritur atë që dëshironi. Vërtet do bëni shumë kolegë xheloze dhe do keni konkurrentë të fortë, por do ja dilni me sukses. Reflektim dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Financat do jenë tej mase të stabilizuara. Shfrytëzoni rastin për të shlyer disa borxhe të vjetra.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në lëvizje dhe do bëni të pamundurën për ta bërë çdo gjë të ecë sa më mirë. Në fakt kjo mënyrë jetese edhe mund t’iu lodhë. Për ju që jeni në një lidhje kjo do jetë një ditë e mbushur me momente të lumtura. Marrëdhënia në çift do intensifikohet akoma më tepër dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë duhet të bëni pak më shumë përpjekje për ta gjetur dashurinë. Në punë do vlerësoheni mjaft për çdo gjë që keni bërë. Edhe disa kolegë konkurrentë do i respektojnë zgjedhjet që keni bërë. Në planin financiar do keni shumë fat. Edhe nëse vendosin lotari do fitoni shuma të konsiderueshme e do ndiheni më mirë.

Gaforrja

Urani do bëjë të pamundurën t’u mbrojë nga problemet gjatë kësaj dite, por edhe ju duhet të bëni pjesën tuaj. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos tregoheni për asnjë moment agresivë me partnerin tuaj sot sepse do keni probleme të mëdha me njeri-tjetrin. Qetësia do jetë e çmuar. Ju beqarët nuk do e keni mendjen për të krijuar një lidhje serioze, por një person që do takoni rastësisht do iu bëjë të ndryshoni mendim. Në punë do rrethoheni nga miq të mirë që do ju ndihmojnë t’i kaloni sfidat dhe të arrini më të mirën. Problemet financiare do zgjidhen më shpejt nga sa kishit menduar kështu që do mund të merrni frymë lirisht.

Luani

Jo çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit menduar gjatë kësaj dite. Në fakt po ta mendosh mirë perfeksioni nuk mund të ekzistojë në këtë botë. Ju që keni një lidhje do kaloni një dite të mbushur me emocione të forta, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Ju beqarët do jene specialistë të joshjes dhe flirtimit kështu që do bëni për vete persona të shumtë. Për ju do fillojë një tjetër jetë. Në punë do ndiheni shpesh të bllokuar dhe pavarësisht se do doni të hidhni hapa para nuk do mundeni dot. Për financat këshillohuni sa më parë me specialistët sepse vete nuk do mund ta mbani dot situatën nën kontroll.

Virgjëresha

Mirë është që sido të vijnë punët sot të mos nxitoheni të merrni vendime. Mos u tregoni bindës dhe dëgjojini gjithmonë propozimet e të tjerëve. Në jetën tuaj në çift duhet të tregoheni më të matur dhe të mos merrni vendime të pamenduara mirë. Mos e lëndoni me dorën tuaj veten. Ju beqarët do keni goxha takime, por nuk duhet të ëndërroni të pamundurën. Do jetë më keq për ju kështu që qëndroni me këmbë në tokë. Në punë do ju pëlqejë ajo që do bëni dhe do investoheni kokë e këmbë. Do ua kapin veshët kritikat që do përfliten nga kolegët dhe do bëni korrigjime. Për sa i përket planit financiar, do keni mundësi ta stabilizoni atë, madje disa do keni edhe përmirësime të ndjeshme.

Peshorja

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të filloni të bëni shumë gjëra njëherësh, por pa përfunduar si duhet asnjërën. Nëse jeni në një lidhje kjo e sotmja nuk ka për të qenë një ditë shumë e qetë. Herë pas here situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit dhe vështirë se do gjeni qetësi. Ju beqarët do jenë tej mase joshës dhe do arrini ta bëni për vete cilindo që do pëlqejnë. Punën askush nuk do ua shajë sepse dini gjithmonë si të veproni për të bërë më të mirën. Gjithsesi mundohuni të jeni realistë dhe mos ju besoni shumë premtimeve të disa kolegëve. Sipas Dritare.net, në planin financiar keni për të qenë me fat dhe kjo do ju ndihmojë ta kaloni situatën e vështirë në të cilën kishit rënë.

Akrepi

Gjërat nuk do ju ecin shumë mirë gjatë kësaj dite dhe në disa momente mund të gjendeni në situata vërtet të vështira. Komunikimi do lërë për të dëshiruar. Për ju që keni një lidhje dita do jetë shumë e paqëndrueshme për të gjithë ju që jeni në një lidhje. Shpesh do keni mendime tërësisht ndryshe nga partneri dhe nuk do pranoni për asgjë çast të hapni rrugë. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona para se të hidhni hapa sepse në të kundërt mund të lëndoheni. Në punë mos u mundoni gjithë kohës si të ndihmoni kolegët t’ia dalin mbanë sepse keni për të mbetur mbrapa vetë. Shpenzimet bëjini të mirëmenduara dhe nuk keni për të pasur tronditje financiare.

Shigjetari

Edhe pse humori do ju ndryshojë shumë shpesh gjatë kësaj dite ju do arrini të hidhni hapat e duhura. Ju të dashuruarit do iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që keni pasur dhe do vendosni rregull. Nuk do keni me keqkuptime dhe zënka për gjëra pa vlerë. Klima për ju beqarët do jetë e dyzuar. Tregohuni sa më të matur që mos përballeni me surpriza të këqija sepse do ketë edhe nga ata persona që do mundohen të përfitojnë. Jeta profesionale do kalojë peripeci. Herë pas here do ju duhet edhe të prisni orë me radhë për të arritur atë që doni. Financat do jenë të pastabilizuara, por nëse tregoheni të arsyeshëm dhe largpamës mund të mos arrini fundin e humnerës. Ju mundeni kështu që bëni përpjekje.

Bricjapi

Dielli do ju ndihmojë t’i kaloni të gjitha vështirësitë që do ju dalin. Përfitoni për të rënë edhe më shumë në sy. Marrëdhënia juaj në çift do shkojë për mrekulli dhe secili nga partnerët do respektojë lirinë dhe pavarësinë e tjetrit. Harmonia do të mbizotërojë shumicën e kohës. Venusi do iu bëjë ju beqarëve më sharmantë dhe mundësitë për të takuar personin ideal do jenë të shumta. Gjithsesi mos merrni menjëherë vendime. Në punë do bëni një specializim që do ju ndihmojë të ecni me ritme edhe më të shpejta. Në planin financiar çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit llogaritur. Menaxhimi i mirë çon gjithmonë në sukses.

Ujori

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojnë aspak idetë e mira, por duhet të jeni më të gatshëm për t’i bënë ato në zbatim. Po u hallakatët do humbisni raste të shkëlqyera. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë për atë që keni në krah dhe kjo do iu nxitë të bëni disa gabime. Dita do jetë e ndërlikuar. Mos e teproni sepse do pendoheni shumë shpejt. Për ju beqarët nuk do ketë asnjë ndryshim nga disa ditë më parë. Bëni edhe pak më shumë durim. Në punë do jeni disi më të motivuar. Mos ua vini veshin aspak atyre që ju kanë inat dhe shihni me pozitivizëm drejt së ardhmes. Mos ndërmerrni shumë rreziqe në planin financiar sepse nuk është ky momenti i duhur. Tregohuni më të matur dhe menaxhojeni me kujdes buxhetin.

Peshqit

Do zgjoheni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të pasur momente të bukura. Influenca e Venusit në planin sentimental për ju të dashuruarit do jetë pozitive. Lidhja juaj do të përforcohet edhe më tepër. Nëse jeni beqarë do futeni në një situatë mjaft pështjelluese. Nga njëra anë do doni të njëjtën pavarësi që keni dhe nga ana tjetër nuk do doni të qëndroni më vetëm. Në punë perspektivat duken të mira, por rruga për të arritur në pikën finale do ketë edhe pengesa. Financat do jenë goxha të stabilizuara dhe ju do merrni vendime mjaft të rëndësishme. Do ndiheni më të qetë se më parë. /dritare.net