Dashi

Dashi

Mërkuri do ju ndihmojë pafundësisht gjatë kësaj dite dhe nuk do ju lejojë të tregoheni impulsivë si dikur. Vështirësitë do largohen. Ju të dashuruarit do keni një ditë plot ngjyra. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë vërtet e jashtëzakonshme dhe emocionuese. Ju beqarët nuk duhet të prisni takime përrallash, por duhet të jeni më realistë dhe të keni durim. Në punë nuk do jeni shumë të organizuar dhe mund të bëni disa gabime të vogla. Për fat të mirë kolegët do iu gjenden pranë dhe do iu mbështesin fort. Gjendja e financave nuk do jetë aspak ashtu si e kishit menduar. Për shumë gjëra do stepeni t’i blini në mënyrë që të mos mbeteni me xhepat bosh.
Demi

Gjatë kësaj dite asgjë nuk do ju pengojë për të bërë atë që doni dhe mund të përfundoni disa punë të nisura më parë. Për ju që jeni në një lidhje do mbizotërojë qetësia absolute. Nuk do inatoseni për asgjë dhe do hapni rrugë gjithë kohës. Ju beqarët duhet të mendoheni gjatë para se të hidhni hapa dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të afroni pas vetes persona të pandjeshëm dhe mendjemëdhenj. Sipas Dritare.net, në punë do ndiqni strategji strikte dhe do jeni mjaft të përgjegjshëm për gjithçka do bëni. Do veçoheni edhe nga të tjerët. Shpenzimet ulini sa më shumë që të mundeni në mënyrë që mos keni asnjë vështirësi.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do bëni shumë për të gjithë sepse doni t’i shihni të lumtur. Ju që keni një lidhje do jeni shumë më të logjikshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do toleroni dhe do mundoheni të gjeni gjuhën e përbashkët. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa kështu që për ta humbur mendjen më mirë ta kaloni kohën e lirë pranë miqve të vjetër. Në punë nuk do ju pëlqejnë kritikat që do iu bëhen, por nuk do bëni zë. Ato në fakt do jenë një shtysë e madhe për të ndryshuar disi strategjitë. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm vetëm nëse dini si t’i kryeni shpenzimet. Po e tepruat përgatituni për telashe.

Gaforrja

Do ndiheni paksa të lodhur gjatë kësaj dite, megjithatë nuk do dorëzoheni për asnjë lloj arsyeje. Nëse keni një lidhje, miqtë do luajnë rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës tuaj sentimentale. Ata do iu këshillojnë dhe do ju nxitin t’i shprehni edhe më tepër ndjenjat. Ju beqarët do jeni gati të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik të vogël vetëm që të keni mundësi ta ndryshoni statusin. Në punë duhet të tregoheni edhe më të matur nga më parë sepse do iu duhet të përballeni me sfida të vështira. Bëni edhe pak më tepër durim. Me financat keni për të pasur probleme nëse nuk tregoheni të logjikshëm dhe nëse nuk reflektoni si duhet.

Luani

Gjatë kësaj dite do doni të bëni diçka ndryshe që të përjetoni me shumë emocione. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft romantike . Pranë partnerit do ndiheni si nëpër ëndrra dhe për asnjë çast nuk do doni të largoheni prej tij. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një ditë të veçantë. Ato çfarë do ju ndodhin sot as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Në punë do jeni këmbëngulës dhe shumë të zotët. Kolegët do e vlerësojnë mençurinë në të vepruar dhe autoritetin që do keni. Mund të stresoheni pak, por do arrini ku doni. Në planin financiar, falë ndihmës se të afërmve, do i kaloni të gjitha problemet dhe do ndiheni të qetë.

Virgjëresha

Sot do keni shumë pikëpyetje në kokën tuaj dhe nuk do gjeni dot përgjigje. Mirë është t’i dëgjoni me kujdes këshillat e të afërmve. Hëna do jetë planeti më i begatë për ju që keni një lidhje. Do realizoni të gjitha kushtet për t’u dashuruar pa dorashka dhe për të përjetuar emocione të veçanta të dyja palët. Edhe ju beqarët do jeni me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë duhet të reflektoni disa herë para se të veproni pasi gjërat nuk do jenë ashtu si duken. Për sa iu përket financave, gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë kështu që mundohuni gjithë kohës të shpenzoni me kujdes.

Peshorja

Gjatë kësaj dite Mërkuri do iu bëjë më të ftohtë, më të largët dhe më inatçinj. Nëse jeni në një lidhje duhet të ndiqni politiken “sy për sy e dhemb për dhemb”. Ashtu si t’iu sillet ai që keni në krah, ashtu silluni edhe ju me të. Dijeni se jo çdo moment do jetë i këndshëm. Mundësitë për ju beqarët do jene shumë të bukura dhe elektrizuese. Në punë do kërkoni më shumë përgjegjësi pa e ditur se do ju duhet më shumë përpjekje e më shumë kohë për të arritur rezultatet që priten nga të tjerët. Më mirë merrini gjërat shtruar. Sipas Dritare.net, në planin financiar keni për të bërë gabime të vazhdueshme dhe gjendja ka për t’u përkeqësuar gjithnjë e më tepër.

Akrepi

Marsi do iu bëjë më motivues gjatë kësaj dite dhe më ambiciozë. Hijet e dyshimit që keni pasur më parë do të shuhen. Ju të dashuruarit nuk keni për të pasur ndonjë gjë shumë interesante në marrëdhënien e krijuar, por për fat të mirë as debate nuk do mund të keni. Ju beqarët do jeni më joshës dhe më interesantë se kurdoherë. Më në fund do iu jepen mundësi të njëpasnjëshme për takime dhe zemra do ju rrahë më fort se më parë. Në punë do jeni më të përkushtuar nga më parë dhe do e respektoni pafundësisht hierarkinë. Po vazhduar kështu gjërat do iu ecin për mrekulli. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës me ju.

Shigjetari

Komunikimi do jetë shpëtimtari për gjithçka gjatë kësaj dite. Më në fund nuk do ndiheni më të mërzitur si më parë. Ju të dashuruarit do përjetoni plot momente të lumtura. Në çdo çast ata do ndiheni mjaft mirë dhe do mendoni të hidhni hapa më tej. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do dini si të joshni gjithë kohës. Që nga mesdita mund t’iu ndodhin edhe gjëra vërtet befasuese e mahnitëse. Në punë do i keni gjërat shumë më të qarta dhe në bashkëpunim me kolegët do dini si t’i çoni gjërat deri në fund. Me shpenzimet tregohuni të matur që gjendja të mbetet e kënaqshme.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse shumë persona do mundohen t’iu provokojnë, por ju duhet të bini në grackën e tyre. Nëse keni një lidhje, Neptuni do krijojë një ambient të ngrohtë. Do i shprehni më tepër ndjenjat të dyja palët dhe do ju qëndroni larg debateve. Ju beqarët mirë është të mos tregoheni shumë seriozë dhe autoritarë sepse askush nuk do dojë t’iu afrohet. Në punë motivimi nuk do iu mungojë, por do iu duhen edhe pak përpjekje që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Të ardhurat do jenë shumë më të mira nga më parë kështu që do ndiheni të qetë edhe kur të shpenzoni.

Ujori

Planetët nuk do favorizojnë iniciativat gjatë kësaj dite dhe do mbeteni në vend numëro. Nëse jen i në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur debate dhe konflikte të forta me partnerin tuaj, mundohuni që të argumentoni çdo veprim dhe të bëni çdo gjë që marrëdhënia të përmirësohet. Ju beqarët do kaloni një ditë delikate dhe nuk do arrini dot të mendoni për dashurinë. Në punë sa më shumë të kalojnë orët aq më shumë do ju shtohet stresi. Kolegët do ju acarojnë edhe më shumë duke iu pyetur për çdo gjë e duke mos iu lënë të qetë. Në planin financiar vështirësitë do vazhdojnë edhe sot kështu që mirë është të mos e teproni asnjë moment me shpenzimet.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do e dini mirë çfarë doni thellë brenda vetes dhe gjithçka do iu ecë sipas planeve. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj sentimentale ka për të qenë shumë harmonike. Do bëni të pamundurën të keni një komunikim dhe bashkëpunim të adhurueshëm dhe çdo çast do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Ju beqarët do keni një ditë mjaft interesante, por nuk do mund të filloni menjëherë lidhje. Në punë do rizgjohet ambicia dhe do jeni të pandalshëm. Mund të rregulloni situatën dhe mund të merrni propozimin për t’u bërë drejtues. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm, por jo në gjendjen që keni ëndërruar gjithë kohës. /dritare.net