Hoti: 82% e shpenzimeve mbulohen nga të hyrat jo të rregullta

Sipas Hotit ndarja e buxhetit për komuna shkon në baza partiake

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se buxheti i paraparë nuk është aspak në përputhje me nevojat e qytetarëve.

Sipas tij, në vitin 2019, 82 përqind e shpenzimeve mbulohen nga të hyrat buxhetore dhe kjo nënkupton varshmëri të buxhetit nga të hyrat jo të rregullta.

“Rritet risku fiskal, sepse ju e dini se këto të hyra nga marrëveshjet që janë të ratifikuara në Kuvend, këto të AKP-së janë, subjekt i vendimeve që i ka dhoma e veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës…Tash po del që një pjesë shumë e vogël e shpenzimeve që shkon në skemën sociale lidhen me varfërinë. Qëllimi i skemave sociale është varfëria, normalisht edhe pensionet e moshës, por edhe në masë të madhe për varfërinë”, tha ai.

Ai ka shtuar se ndarja e buxhetit për komuna shkon në baza partiake. Duke përmendur kështu që AAK shpenzon më së shumti në komunat, ku udhëhiqen nga kryetarët që vijnë nga kjo parti.

Ka përmendur edhe punësimin e personave në zyrën e kryeministrit, ku sipas tij nuk është e ditur se çfarë do të bëjnë ata 32 persona të cilët do të punësohen.

Back to top button