Hoti: Agimi do t’i mungoj shumë ekipit të fitores

Avdullah Hoti ka thënë se me dhembje të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e Agim Kikës

I nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka ngushëlluar familjen Kika për vdekjen e aktivistit të LDK, Agim Kika. Hoti po ashtu ka thënë se Agimi do t’i mungojë shumë ekipit të fitores.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit të shquar të LDK-së Agim Kika. Agimi ishte patriot, njeri i guximshëm dhe ndër veprimtarët më konstruktiv të LDK -së. Ngushllime familjes Kika, miqve dhe bashkëveprimtarve tanë. Agimi do t`i mungoj shumë ekipit të fitores”, ka thënë Hoti.

Aktivisti i LDK, Agim Kika ka vdekur mbrëmë në moshën 54 vjeçare./21Media

Back to top button