Hoti dhe Grenell flasin për proceset që duhet të merret qeveria e re

Hoti takohet me Grenell

Zëvendësministri Avdullah Hoti ka takuar sot të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell dhe zyrtarë të tjerë të ShBA-ve, ku kanë diskutuar për proceset e rëndësishme me të cilat duhet të merret menjëherë Qeveri e re.

Hoti ka shkruar në Facebook se ka siguruar ambasadorin se Qeveria e Kosovës do të jetë partner i besueshëm në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me qëllimin final njohjen reciproke.

“E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj në këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres. Si vend i ri, ne kemi nevojë për vëmendjen e plotë dhe ndihmën e ShBA-ve në këtë proces, si dhe në konsolidimin dhe fuqizimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohës për miqësinë që kemi me ShBA”, ka thënë ai.

Back to top button