Hoti e quan Ahmetin ‘bashkëkryesues të ekipit dekorativ’

Hoti ironizon Ahmetin

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka adresuar kritika ndaj bashkëkryesuesit të ekipit për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmetit.

Hoti përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Ahmetin ‘bashkëkryesues të ekipit dialogues dekorativ’.

“Bashkekryesuesi i ekipit dialogues ‘dekorativ’, z.Ahmeti, i paska hequr te gjitha temat tabu ne dialogun me Serbine. Keshtu ka thene z.Thaci tash nje vit, se nuk ka tema tabu dhe se marreveshja do te jete e dhimbshme. Ai, dhe kushdo tjeter, duhet ta dije se tema tabu ne dialog jane shtetesia e Kosoves, territori i saj, karakteri unitar i shtetit te Kosoves, aranzhimi kushtetues”, ka shkruar Hoti në facebook.

Në takimin e sotëm të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli kanë munguar dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe presidenti Hashim Thaçi./21Media 

Back to top button