Hoti e quan ‘plaçkë’ gjysmë milionin e Qeverisë për shënimin e Pavarësisë

Krahason shpenzimet e Qeverisë së tanishme, me atë të Mustafës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 12 shkurtit ka ndarë 500 mijë euro për aktivitetet që do të shënojnë 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i cili përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar ‘plaçkë’. Hoti ka krahasuar shpenzimet që po bëhen tani nga Qeveria aktuale, me atë të Qeverisë së Mustafës, teksa ka thënë se janë shpenzuar 10 herë më shumë.

“Qeveria e PAN-it ndanë:
• 500,000 euro në 2019 (mbledhja e Qeverisë më 12.02.2019)
• 600,000 euro në 2018 (vendimi 03/29, 13.02.2018)
Ndërkaq, në Qeverinë Mustafa janë ndarë:
• 70,000 euro në 2017 (vendimi 08/130, 08.02.2017)
• 70,000 euro në 2016 (vendimi 09/72, 29.01.2016)
• 50,000 euro në 2015 (vendimi 12/12, 05.02.2015)”, ka  shkruar Hoti.

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Deklarata e Pavarësisë do të vizitojë shtatë qendrat kryesore të Republikës së Kosovës, Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën dhe Ferizajn. Ndërsa, sipas agjendës, manifestimi për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë do të fillojë të shunën (16 shkurt) dhe do të zgjasë deri të hënën (18 shkurt)./21Media

Back to top button