Hoti: Falë investimeve i gjithë regjioni i Prishtinës furnizohet 24 orë me ujë

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu, ka vizituar sot fabrikën e përpunimit të ujit në fshatin Shkabaj

Aty ministri u njoftua për së afërmi me punën  dhe funksionimin e kësaj fabrike.

Me këtë rast ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se “Sot pata kënaqësinë që ta vizitoj fabrikën e përpunimit të ujit këtu në Shkabaj, është kënaqësi të shihet që pas pesë vitesh aktivitet i kompanisë dhe i të gjitha institucioneve që janë të lidhura me këtë kompani është përfunduar ky projekt, gjithashtu është kënaqësi me e pa që 5 milionë euro taksa të qytetarëve të Kosovës ku janë investuar bashkë me donacionet edhe nga Komisioni Evropian edhe nga Banka Gjermane për Zhvillim” .

“Ndjehem mirë që kompania sot është e qëndrueshme dhe ka filluar të kthej kredinë që e ka marrë nga Banka Gjermane për Zhvillim për ndërtimin e kësaj fabrike. I përgëzoj për të gjitha aktivitetet që kanë bërë në përmirësimin e furnizimit me ujë. Sot i gjithë regjioni i Prishtinës furnizohet 24 orë me ujë. Përqindja e inkasimit dhe gatishmëria e qytetarëve për ti kryer obligimet është shumë e madhe dhe unë besoj që më nuk ka asnjë arsye që inkasimi të mos jetë në nivele të kënaqshme kështu si ka filluar me qenë këto muaj të fundit”, shtoi Ministri Hoti.

Gjatë vizitës së tij në fabrikën e përpunimit të ujit në Shkabaj, tha se edhe komuna e Prishtinës duhet të kryejë obligimet e saja financiare karshi kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” për projektin e fabrikës së përpunimit të ujit në fshatin Shkabaj.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu, ka thënë se fabrika e përpunimit të ujit në Shkabaj e ka bërë të mundur furnizimin me ujë përgjatë 24 orëve.

“Nga kjo fabrikë ne kemi arritur që të kemi një furnizim me ujë për 24 orë, kështu që i falënderoj donatorët , Qeverinë e Kosovës, komunën e Prishtinës që të gjitha bashkërisht kanë bërë që të kemi furnizimin me ujë për 24 orë, por falënderimi kryesor shkon për konsumatorët” ka shtuar ai.

Back to top button