Pritet shpërndarja e Kuvendit

Pritet shpërndarja e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot po mban seancë të jashtëzakonshm. Në rend dite janë dy pika ajo e shqyrtimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 dhe shpërndarja e legjislaturës aktuale e cila ende nuk ka përmbushur mandatin ligjor prej 4 vitesh.

Gjithçka është gati pasi që deputetët po hyjnë në sallën ku është parapër të mbahet seanca.

Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti para fillimit të seancës së jashtëzakonshme në një pronocim për RTV21 tha se të gjithë deputetët janë dakorduar që sot të shpërndahet Kuvendi.

Ndërkaq, hapi i ardhshëmi që pret LDK-ja sipas Hotit është që presidenti të reagojë menjëherë duke caktuar datën e zgjedhjeve.

LDK është favorite në këto zgjedhje”, u shpreh ai.

Në anën tjetër sa i përket një koalicioni të mundshëm me VV-në, Hoti u shpreh se kanë pasur bashkëpunim që dy vjet më VV sa ishin bashkë në opozitë, por a do të hyjnë në koalicion apo jo nuk siç tha ai, varet prej disponimit të të dy partive. / 21Media