Hoti i përgjigjet Thaçit: Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës

“Presidenti aktual nuk mund të thirret në deklarimet e Presidentit Rugova”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili që nga vera e vitit të kaluar vazhdimisht po kërkon korrigjim të kufirit me Serbinë sot ka deklaruar se idenë e ka marrë fillimisht nga presidenti historik Ibrahim Rugova, të përcjellur pastaj nga akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur Thaçit, duke thënë se ish-Presidenti Ibrahim Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës.

“Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idene e ndarjes territoriale te Kosoves. Kjo eshte e verteta. Presidenti aktual nuk mund te thirret ne deklarimet e Presidentit Rugova per te perligjur aktet e veta kunderkushtetuese. Lexoni ne vijim se cfare thote Presidenti Rugova ne nje interviste per gazeten “Zeri”, te cilen e ka zhvilluar keshilltari aktual i Presidentit Thaci, z.Blerim Shala ne vitin 2004. Le ta pyet z.Shala, te cilin e ka ne zyre”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Back to top button