Disa nga këto masa do të hyjnë në fuqi shumë shpejt

Disa nga këto masa do të hyjnë në fuqi shumë shpejt

Ministri i Financave në detyrë, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka prezantuar, listën e masave të pakos fiskale 2.0 , e cila sot është miratuar në mbledhjen e Qeverisë.

Këto masa sipas Hotit do të ndryshojnë komplet ambientin e të bërit biznes në Kosovë. Hoti ka sqaruar se 5 deri në 6 masa nuk mund të hyjnë në fuqi pasi duhet ndryshime ligjore.

Ai tha se lirimi nga tatimi doganor për gjitha produktet që konsiderohen si lëndë të para

“E para dhe më e rëndësishmja është lirimi nga tatimi doganor për gjitha produktet që konsiderohen si lëndë të parë për procesin e  prodhim, kjo nënkupton lirim të kostos së prodhimit për prodhuesit tanë rreth 10 përqind. E dyta heqja e normës së akcizës në mazut për qëllime prodhimi. Duke i përcaktuar normativat e prodhimit që përdorin kompanitë . E treta është reduktimi nga 18 në 8 përqind i TVSH-së për aktivitetet kulturore , artistike , sportive , turistikët akomodim , rekreacion dhe përpunim të peshkut në Kosovës. E katërt është Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore për nxitjen e investimeve në sektorë strategjikë të Kosovës siç janë , bujqësia, turizmi dhe teknologjia informative”, tha Hoti.

Ministri në detyrë i Financave po ashtu ka thënë se këto masa janë diskutuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe se ka sqaruar edhe masa e cila ka qenë më e diskutueshme me FMN, siç është Udhëzimi Administrativ për pushimet tatimore për nxitjen e investimeve në sektorë të veçantë me potencial për zhvillim dhe punësim siç janë bujqësi, agro-procesim , turizëm dhe IT për një periudhë të caktuar kohore.