Pas djegies së një pjesë të kooperativës bujqësore “Krusha”

Pas djegies së një pjesë të kooperativës bujqësore “Krusha”

Javën e kaluar një incident ka ndërprerë punën e grave të Kooperativës Bujqësore “Krusha”. Një pjesë e fabrikës së tyre ishte kapluar nga zjarri. Përkundër kësaj, vullneti i tyre ishte i madh për të vazhduar prodhimin e produkteve të tyre, sa nuk pranuan as ndihma nga shumë qytetarë të Kosovës. Drejtoresha e kësaj kooperative, Fahrije Hoti, thotë se janë në pjesën e përpunimit të ajvarit dhe me vështirësi e kanë marrë vetën./21Media