Hoti: Kosova përjetë mirënjohëse ndaj Bushit që i vendosi Serbisë vijën e kuqe

Mbrëmë në moshën 94-vjeçare ka vdekur ish-presidenti amerikan, George H.W Bush

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe popullit amerikan për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.W Bush.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës ndaj presidentit Bush për vijën e kuqe që i vendosi Serbisë më 1992, lidhur me ndërhyrjen te forcave serbe në Kosovë.

“Ndahet nga jeta Presidenti Bush, te cilit populli i Kosoves i eshte perjete mirenjohes per VIJEN E KUQE qe i vendosi Serbise me 1992 lidhur me nderhyrjen te forcave serbe ne Kosove. Nderkaq, Bushi i riu me 2007 pati deklaruar ne Tirane se “MJAFT ESHTE MJAFT, KOSOVA DUHET TE JETE E PAVARUR”.  Ngushellime familjes se tij dhe gjithe popullit amerikan. E perjetshme miqesia e Kosoves me popullin amerikan. T’i ruajme keto vija te kuqe, te cilat tash po tentohet te shkelen.”, ka shkruar Hoti.

Mbrëmë në moshën 94-vjeçare ka vdekur ish-presidenti amerikan,  George H.W Bush, i njohur edhe si Bushi i vjetër. Ai kishte qenë presidenti i 41-të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989-1993, pasi kishte shërbyer dy mandate si zëvendës president i Ronald Regan. Në muajin prill ai ishte pranuar në spital për kujdes intensiv për shkak të një infeksioni të gjakut, vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, 73 vjeçare./21Media

Back to top button