Hoti: LDK nuk është në bisedime me asnjë parti

Hoti tha se LDK është e hapur për diskutime, përveç PDK-së

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti tha se nuk janë në diskutime me asnjë parti politike për një koalicion të mundshëm.

I pyetur për këtë çështje nga RTV21, Hoti tha se pasi të dihet se a mundet që koaliconi PAN të qeveris vendin, LDK-ja do të jetë e hapur për diskutime me të gjitha partitë politike, përjashtuar PDK-në, shkruan rtv21.tv

Këto komente ai i bëri pas një takimi me përfaqësues të Odës Ekonomike, ku bëri thirrje që sa më parë të themelohen institucionet në mënyrë që siç tha bizneset të mos e vuajnë këtë zvarritje. Njëkohësisht, vuri në pah se shumë shpejt në Qeveri do të jetë në rend dite  pakoja fiskale./21Media

Back to top button