Hoti: Letra e Mike Pompeo është e qartë-dialogu është i fokusuar në njohjen reciproke

Hoti: Normalizimi i raporteve është jetik për përparimin në rajonin tonë

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, ka komentuar letrën që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti.

Hoti ka thënë se e mirëpresin rolin kyç të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“E mirëpresim rolin kyç të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Letra e sekretarit Pompeo është e qartë – dialogu është i fokusuar në njohjen reciproke, i cili është qëllimi ynë final. Normalizimi i raporteve është jetik për përparimin në rajonin tonë dhe integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Hoti në Twitter./21Media

 

 

Back to top button