Hoti: Me VV kemi dallime por ka vullnet për koalicion
13 Nëntor 2019
Përgjegjësitë në institucione duhet të jenë të balancuara.- Asgjë nuk është përmbyllur me Vetëvendosjen
Përgjegjësitë në institucione duhet të jenë të balancuara.- Asgjë nuk është përmbyllur me Vetëvendosjen
Ndonëse se grupet punuese të LDK-së dhe të Vetëvendosjes i kanë harmonizuar pothuajse të gjitha qëndrimet sa i përket programit qeverisë, anëtari i kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti ka deklaruar se me Vetëvendosjen asgjë nuk është përmbyllur sa i përket ndarjes së përgjegjësive. Hoti thotë se të gjitha postet politike duke përfshirë atë të presidentit, kryeministrin dhe kryeparlamentarin duhet të përfshihen në marrëveshje, ani pse në Vetëvendosje thonë se për postin e kryeministrit nuk pranojnë të negociojnë, ndërsa e quajnë të pa nevojshme përfshirjen e postit të presidentit në marrëveshje. Por, anëtari i kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se nuk pranojnë kushte nga Vetëvendosje./21Media