Hoti do të marr pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar

Hoti do të marr pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar që organizohet nga Kongresi.

Hoti ka bërë të ditur se gjatë këtij udhëtimi nuk do të jetë pjesë e delegacionit të kryetarit Kadri Veseli, por që do të përfaqësoj LDK-në.

Jam i ftuar si anëtar i Kuvendit të Kosovës, pasi e udhëheq grupin kryesor opozitar, për të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar që organizohet nga Kongresi. Forumi mbledh liderët e grupeve kryesore parlamentare të 16 vendeve, të cilët lider janë përgjegjës për: (i) funksionimin e legjislativit, (ii) marrëdhëniet ndërpartiake brenda legjislativit, (iii) ndërlidhjen e legjislativit me ekzekutivin dhe (iv) relacionet e legjislativit me komunitetin ndërkombëtar.

Unë nuk jam pjesë e delegacionit të askujt, siç është raportuar mbrëmë në RTK. Në këtë Forum, unë e përfaqësojë Grupin Parlamentar të LDK-së që është grupi përcaktues i zhvillimeve në Kuvend. E lus redaksinë e RTK-se ta përmirësojë këtë lajm. Nëse Zyra e Kryetarit të Kuvendit e ka lëshuar një deklaratë të tillë, atëherë deklarata duhet të përmirësohet”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media