Hoti: NESËR votohet qeveria, PASNESËR nisim reformat

Hoti u shpreh se do të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes VV-LDK u shpreh që të martën do të fillojnë reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore.

Hoti, sot përmes një shkrimi në facebook shkroi që do të angazhohen që të fuqizojnë shtetin.

“SOT u arrit marreveshja. NESER votohet qeveria. PASNESER nisim reformat ekonomike, arsimore e shendetesore, si dhe per fuqizim te rendit e ligjit per te gjithe njesoj. Si partner i barabarte qeverises, do te angazhohemi shume qe te fuqizojme shtetin e Kosoves, ushtrine e Kosoves, poziten e shtetit tone ne arenen nderkombetare. Do te avancojme miqesite me partneret tane, do te punojme ne normalizimin e marredhenieve me fqinjet tane. Na prifte e mbara.”, shkroi Hoti në facebook.

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) edhe zyrtarisht sot nënshkruan marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lajmin e bënë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Të dy thanë në një konferencë për media se kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës./21Media

Back to top button