Hoti: Të zbatohen rekomandimet nga auditori

Hoti: Të zbatohen rekomandimet nga auditori

Shefi i grupit të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se vendimi për zbatimin e prokurimit elektronik nuk është marrë nga viti 2011 kur ka ekzistuar baza ligjore, por ka filluar nga viti 2016. Ndërsa sipas tij, nga një janari i këtij viti është i obliguar çdo institucion ta aplikojë.

Hoti këto komente i bëri pasi nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se prokurimi elektronik nuk është duke funksionuar në Kosovë dhe faji nuk e di ku është.

Ndërkaq për rekomandimet që ka dhënë auditori, Hoti tha se duhet të zbatohen nga Qeveria dhe institucionet tjera të involvuara./21Media