Hoti ngul këmbë: Këto tri pikat e vetmja zgjidhje për dialogun me Serbinë

Sipas Hotit çdo format tjetër është i dëmshëm

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar që çdo format tjetër për dialogun përveç tri pikave që ka prezantuar ai është i dëmshëm për Kosovën.

“1. Platformë për dialogun është Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
2. Ekipi negociator është qeveria legjitime, që përfaqëson shumicën e qytetareve.
3. Opozita e ka rolin e pakontestueshëm mbikëqyrës dhe korrektues të qeverisë.
Çdo format tjetër i zhvillimit të dialogut është i dëmshëm për shtetin e Kosovës dhe sigurisht se nuk do të ketë sukses, përveç se do të blejë kohë për disa që kanë nevojë të shtyjnë llogaridhënien e tyre para qytetarëve në zgjedhje të lira e demokratike.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai gjatë ditës së sotme pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancë.

Ndërkohë po pritet që në Kuvendin e Kosovës të fillojë seanca për dialogun në të cilën është paraparë që të hidhet në votim rezoluta e propozuar nga PSD. Seanca ishte paraparë që të fillojë në ora 14:00 u shtye për në ora 16: 30 por ende nuk ka filluar./21Media

Back to top button