Hoti: Samiti i Berlinit tregoi që ideja e korrigjimit të kufijve kundërshtohet nga dy vendet kyçe të BE-së

Hoti: Samiti i Berlinit tregoi që ideja e korrigjimit të kufijve kundërshtohet nga dy vendet kyçe të BE-së

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti sonte zhvilloi një intervistë në emisionin debatues, “Click” të RTV21.

Hoti tha që Samiti i Berlinit ka shërbyer t’ju tregojë bartësve të institucioneve të vendit, që ideja e korrigjimit të kufijve është kundërshtuar nga dy vendet kyçe të BE-së.

Unë besoj që Samiti i Berlinit ka shërbyer, së paku për një gjë. Për të treguar para bartësve të institucioneve në Kosovë, në veçanti për presidentin e vendit që ideja e korrigjimit të kufijve nuk përkrahet nga dy vende kyçe të Bashkimit Europian, në veçanti nga Gjermania.”, tha ai.

Ndërsa ai tha që nuk beson që nga tavolina e dialogut është hequr çështja e kufijve.

A është hequr prej tavolinës kjo çështje, nuk besoj, nuk është që kam informata, por nuk besoj sepse fushata agresive e presidentit edhe brenda, edhe në Shqipëri, edhe jashtë për këtë ide është vërtetë shqetësuese, duhet të jetë shqetësueses për qytetarët dhe duhet të jetë shqetësuese në veçanti për përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend, edhe për institucionet tjera të vendit.“, tha Hoti./21Media