Hoti: Nuk duam Qeveri si e kaluara me 4-5 kryeministra!

I ftuar në emisionin Click sonte ishte deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Hoti ka folur për numrin e ministrive dhe sfidën e procesit që duhet ndërmarrë për të ulur këtë numër në 12.

Hoti deklaroi se një zvogëlim i tillë ka qenë i nevojshëm për të dhënë shembull se nuk ka kuptim të abuzohet me taksat e qytetarëve.

Ai ka theksuar se një vendim i tillë për uljen e ministrive në 12 mund të jetë pak ekstrem, por sipas tij për disa muaj mund të riorganizohen ministritë.

Hoti ka shprehur edhe shqetësimin për numrin e ministrive që janë fuzionuar së bashku, duke deklaruar se në disa raste janë bërë bashkë 3 e 4 ministri janë bërë një, mirëpo ka logjikë sipas tij që funksionalisht të qëndrojnë bashkë.

Ai ka bërë të ditur se do të ketë sfida për të arritur këtë proces, por jo ndonjë problem i patejkalueshëm.

“Atë që do të sigurojmë nëse arrihet marrëveshja, është që të bëjmë një Qeveri që është funksionale, dhe që funksionon si Qeveri me një kryeministër, dhe që ka një raportim të unifikuar, e jo siç e kemi pa në veçanti në dy vitet e fundit ku ke pasë 4-5 kryeministra”, ka përfunduar Hoti./21Media

Back to top button