VV e LDK po pajtohen në programe

VV e LDK po pajtohen në programe

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se do të përmbyllin marrëveshjen për qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje sapo të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja.

Ai ka thënë se nuk ka zvarritje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pasi sipas tij deri më tani janë duke dakorduar për një program qeverisës që reflekton vullnetin e qytetarëve.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Hoti tregoi pajtimet që i kanë pasur deri më tani me VV-në, si dhe diskutimet për tematikat tjera.

“Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomim dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e ceshtjeve. Ne takimet ne ditet vijim vazhdojme diskutimet per rendin, ligjin dhe sigurine, per arsim e shendetesi, pastaj per politiken e jashtme”, ka shkruar Hoti.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së është shprehur i bindur se mund ta permbyllin marreveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, siç ka thënë duke mos humbur kohë në themelimin e institucioneve te reja.

Madje Hoti e lavdëroi edhe mënyrën e zhvillimit të takimeve VV-LDK duke thënë se kjo praktikë nuk është parë më herët.

“Te gjitha keto diskutime jemi duke i mbajtur ne menyre transparente sa i perket temave dhe personave qe po i zhvillojne diskutimet, nje praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenen politike”, ka përfunduar ai.

Grupet punuese VV-LDK kanë mbajtur dje një takim tri orësh ku kishin biseduar rreth programit për ekonominë dhe u tha se janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës./21Media