Hoti: Pengesat e vetë shkaktuara na përjashtojnë nga procesi i dialogut

Hoti thotë se ballafaqimi me dialogun është domosdoshmëri e qeverisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë bëhet vetëm përmes procesit të dialogut.

Ai tutje ka deklaruar se dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, ndërsa ka shtuar se pengesat e vetë shkaktuara përjashtojnë Kosovën nga ky proces.

Kujtojmë se Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

Heqjen e taksës e kërkon edhe Bashkësia Ndërkombëtare, ndërsa Kryeministri Albin Kurti është shprehur se taksën do ta zëvendësoj me masën e reciprocitetit/21Media

Back to top button